• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 6 mars/ 2025

 Shkup  - Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe  do të prononcohet me shkrim në afatin e paraparë me ligj. Siç bëjnë tëditur nga PPRMV, sot nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë është dorëzuar propozimin për shkarkimin e tij, të dorëzuar nga ana e  Qeverisë. Sipas afateve ligjore, Këshilli duhet të dërgojë mendim brenda 15 ditëve. 

Shkup - Qeveria dhe institucionet duhet menjëherë të ndërpresin negociatat me Sllobodan Trendafilovin i cili në mënyrë jolegjitime paraqitet si kryetar i LSM-së, ndërsa Prokuroria të fillojë procedurë pas zërave se ka falsifikuar dokumentet, rrejshëm është paraqitur si përfaqësues i saj dhe ka nënshkruar dokumente për thirrje të kongresit ku kinse është zgjedhur, tha sot Zhivko Mitrevski. Mitrevski, i cili në shkurt të këtij viti e zbardhi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Civile - Shkup pas padisë se është shkarkuar në mënyrë kundërligjore, thotë se është ende kryetar i LSM-së dhe kërkon që të regjistrohet në Regjistrin qendror.

Shkup - Këshilli Evropian i Pagesave sot e pranoi vendin tonë si anëtarin e 39-të të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), njoftoi Banka Popullore. Anëtarësimi në SEPA nënkupton edhe integrim më të madh financiar të vendit në BE. Nën udhëheqjen e Bankës Popullore, thuhet në komunikatë, vendi ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar kuadrin ligjor në fushën e pagesave dhe sistemeve të pagesave me kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian (BE),me çka zyrtarisht shteti kyçet drejt zonës së pagesave SEPA, duke përmbushur një nga synimet më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Shkup - Grupi parlamentar i Kuvendit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kroacisë realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, së bashku me delegacionin kroat të shoqëruar nga ambasadorja kroate në vend, Nives Tiganj. Kryetarja e Grupit, Bllagica Llasovska e theksoi miqësinë e sinqertë të vendit tonë me Kroacinë, pa çështje të hapura dhe partneritet të mirë në aleancën e NATO-s.

Shkup - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) sot përmes një kumtese për media njoftoi se në mënyrë transparente dhe të saktë po i dorëzon të dhënat për llogaritjen e pagave (LLMPI) për janar të vitit 2025 dhe të dhënat krahasuese për janar 2024. Sipas tyre, nuk është e vërtetë që mbi 80 mijë punonjës nuk e kanë marrë ende pagën e janarit të vitit 2025.

Shkup  - Çdo shfrytëzues ka të drejtë të kërkojë korrigjim të faturës përmes telefonit, përmes postës elektronike dhe në zyrat e pranimit të Qendrave të Energjisë së Konsumatorëve të Elektroshpërndarësit, thonë nga kompania, duke shtuar se Elektroshpërndarësi është duke investuar në modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, dhe në kuadër të këtyre investimeve plotësisht është rikonstruuar rrjeti në Haraçinë dhe Hasanbeg.

Shkup - Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS nga sonte në mesnatë do të ulet për 1,451 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e derivateve të tjera do të mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,65 për qind. Çmimi i ri me pakicë i Mazutit M-1 NS do të jetë 43,501 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 77,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 79,5, EURODIZEL (D-E V) për 72 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 71, 5 denarë për litër.

Strugë - Albana Zhuta nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtoreshë në shkollën fillore "Vëllezërit Milladinovi" në Strugë, përkatësisht nuk është emëruar nga radhët e të punësuarve, nuk ka pasur provim të kaluar për drejtor dhe certifikatë adekuate për njohje të gjuhës angleze, tregoi raporti i Inspektoratit shtetëror të arsimit i bërë në gusht të vitit 2024. Këtë e tha Violeta Xhudeska, inspektore arsimore nga Struga e cila e ka bërë mbikëqyrjen në shkollë, në cilësinë e dëshmitares në seancën e sotm gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për vendosje të paligjhme të drejtorit në shkollën fillore "Vëllezërit Milladinovi".

Beograd - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se incidenti i sotëm para Kuvendit të Beogradit paraqet “akt terrorist të kryer nga përfaqësues të opozitës”. Ajo në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë tha se incidenti është shkaktuar nga “të njëjtët persona që morën pjesë në tentativën për bllokadë, zjarrvënie dhe pushtim të dhunshëm të institucioneve shtetërore në Kuvendin e Serbisë”.

Athinë - Erdhi koha për vendime të mëdha për Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis gjatë arritjes në Këshillin e jashtëzakonshëm evropian në Bruksel, paralelisht shprehi kënaqësi sepse, siç theksoi edhe Greqia edhe ai personalisht ka luftuar "që të mund t'i bindin institucionet evropiane se ajo që fillon sot është dahsur të ndodhë moti", ndëra lidhur me Ukrainën theksoi se edhe SHBA-ja duhet të jetë pjesë e garancave të sigurisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Kiev - Lideri i opozitës ukrainase dhe ish-presidenti Petro Poroshenko konfirmoi se përfaqësues të opozitës ukrainase janë takuar me anëtarët e ekipit të presidentit amerikan Donald Tramp, transmeton Ukrinform. "Takimi nuk ishte sekret dhe kryesisht iu kushtua mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve pas përfundimit të gjendjes ushtarake", theksoi Poroshenko, i cili është lider i Partisë "Solidariteti Evropian".

Bruksel  - Nuk mund të ketë asnjë lloj negociate për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Kievit, thuhet në tekstin e propozim-konkluzioneve të Këshillit e sotëm të posaçëm Evropian në Bruksel, kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes së Evropës. Gjithashtu, në konkluzionet e dakorduara mëngjesin e sotëm nga ana e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve-anëtare të BE-së në Bruksel, theksohet se BE-ja duhet të përfshihet në çdo bisedë lidhur me sigurinë evropiane.

Bruksel - Evropa në tërësi është me të vërtetë e aftë të fitojë në çdo konfrontim ushtarak, financiar dhe ekonomik me Rusinë, sepse thjesht jemi më të fortë, tha kryeministri polak, Donald Tusk, para Samitit të posaçëm të sotëm të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes së Evropës.

Bruksel - Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e vet dhe  nuk mund të lejojmë që të tjerët të na ruajnë, deklaroi kryetarja e Parlamentit evropian, Roberta Mecola në fjalimin e sotëm në Samitin special të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes evropiane. "Shumë gjëra janë në pyetje dhe nuk mund të rpesim më shumë", deklaroi Mecola, duke shtuar se Europarlamenti, në mënyrë të shpejtë dhe efikase mund të përballet me sfidat e sotme të sigurisë pa precedent.

Bruksel - Polonia dhe vendet baltike në Samitin e sotëm të jasshtëzakonshëm të BE-së në Bruksel shprehën qëndrim pozitiv ndaj propozimit të presidentit të Francës, Emanuel Makron për shfrytëzim të mundshëm të armëve bërthamore franceze për kundërpërgjigje dhe mbrojtje të Evropës nga kërcënimet ruse. Kryeministri polak, Donald Tusk, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së., deklaroi se kjo ide "vlen të shqyrtohet", por se ajo do të duhej të jetë pjesë e aktivitetit më të gjerë për koordinim të përpjekjeve evropiane mbrojtëse.

 Berlin - Përbërja e re e parlamentit gjerman do ta mbajë seancën e parë më 25 mars, katër javë pas zgjedhjeve të mbajtura muajin e kaluar, njoftoi DPA. Komisioni i Tranzicionit, i përbërë nga kryetari aktual i Bundestagut dhe përfaqësues të grupeve të reja parlamentare, arriti marrëveshje për datën e seancës konstituive. 

Otavë - Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha sot se Kanadaja është e interesuar për uljen e të gjitha tarifave amerikane dhe shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me përfaqësuesit e lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me tarifat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin për të gjitha produktet e importuara nga Kanadaja.

Pekin - Përfaqësuesi Special i Kinës për Çështje Evropiane, Lu Shaje, tha sot se është i neveritur nga mënyra se si presidenti Donald Tramp i trajton aleatët në Evropë, duke shtuar se marrëveshja e paqes për Ukrainën nuk duhet të përcaktohet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. "Kur shikoni se si administrata e Trampit ka nisur një politikë arrogante dhe dominuese ndaj Evropës, duke i trajtuar aleatët e saj në këtë mënyrë, sinqerisht, nga perspektiva evropiane, është goxha e tmerrshme”, tha Lu.

 Damask - Të paktën 188 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga minat e pashpërthyera në Siri në tre muajt e fundit, që paraqet një kërcënim në rritje pasi familjet kthehen në shtëpitë e tyre, bëri të ditur sot organizata joqeveritare "Shpëtoni Fëmijët". Sipas organizatës, më shumë se 60 prej këtyre fëmijëve kanë vdekur që nga rrëzimi i  presidentit Bashar al Asad më 8 dhjetor, pas më shumë se 13 vitesh luftë civile. 

Shkup - Moti në mëngjese do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 17 deri 23 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR