• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 31 gusht/ 2024

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se në vitin e ri akademik 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë për të ndihmuar në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe do t'u ndihmojnë atyre në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore.

Shkup - Përgjegjësia kolektive si precedent i keq mund të na fusë në një labirint nga i cili nuk do të mund të dalim për një kohë të gjatë, theksoi Darko Kostadinovski, kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një intervistë për MIA-n, duke iu përgjigjur pyetjes për njoftimet e qeverisë për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit për Prokurorë Publikë.

Shkup  - Dhoma e mbrojtur, gjegjësisht e ashtuquajtura "dhoma e shurdhër" në Kuvend është pothuajse e përfunduar dhe në të janë vendosur të gjitha pajisjet. Hapja zyrtare e Dhomës së Mbrojtur pritet të bëhet në fund të tetorit të këtij viti, informojnë për MIA-n nga Kuvendi.

Shkup - Në kontrollet e kryera javën e kaluar, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjobitën një mishtore në Shkup për shitjen e ushqimeve të pasigurta, një supermarket të Shkupit për të njëjtat arsye, por edhe për mos kryerjen e analizave laboratorike, si dhe një restorant në Manastir për shkak të shitjes së mishit të padeklaruar të llojeve dhe kategorive të ndryshme, vendosje të ushqimeve pa etiketa dhe shitje të ushqimeve të skaduara.

Shkup- Nevojitet unifikimi i partive socialdemokrate dhe një strategji për një qasje të re që do t'i përgjigjet me sukses ndryshimeve që ndodhin në vendet evropiane. Socialdemokratët janë të detyruar të mbrojnë vlerat demokratike dhe të ofrojnë një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve thelbësore me të cilat ballafaqohen qytetarët. Prioriteti kryesor në programin tim si kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë është riafirmimi i vlerave të vërteta socialdemokrate dhe përshtatja e tyre me nevojat e kontekstit të sotëm socio-ekonomik, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në mbarë Evropën dhe më tej", tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në fjalimin në shkollën e 13-të tink tenk “Korçula”.

Shkup - Reshjet afatshkurtra të shiut që këto ditë kanë përfshirë pjesë të caktuara të vendit nuk kanë mjaftuar për kulturat bujqësore, thonë agrometeorologët dhe paralajmërojnë se zonat, veçanërisht me misër, të cilat nuk janë nën sistem vaditjeje, mund të jetë me rendiment shumë të ulët.

Shkup - Prej nesër vijon periudhë e motit kryesisht stabil, përveç në rajonet malore ku do të ketë dukuri e rrallë e të reshurave dhe bubullimave, kryesisht pasdite, informoi DPHM-ja.

Prishtinë - Policia e Kosovës mbrëmë publikoi se ka kryer një aksion për mbylljen e objekteve që përdoren nga strukturat paralele të menaxhuara nga autoritetet në Serbi në komunat e Kosovës në veri të vendit, të banuara me shumicë. të serbëve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kritikuar ashpër veprimin e djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e objekteve që përdoren nga institucionet vendore të drejtuara nga autoritetet në Serbi në komunat e Kosovës në veri të vendit, të banuara me shumicë serbe, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë – Policia e Kosovës mbrëmë ka kryer një aksion policor në veri të vendit, ku ka mbyllur pesë objekte të komunave paralele të menaxhuara nga autoritetet në Serbi, gjë që ka hasur në kritika të ashpra nga përfaqësuesit e vendeve aleate të Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Moskë - Një helikopter me një ekuipazh prej tre anëtarësh dhe 19 pasagjerësh është zhdukur në gadishullin lindor Kamçatka të Rusisë, kumtoi Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë.

Harkov - Shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 77 janë lënduar në sulmin raketor rus ndaj një ndërtese dhe kënd lojrash në qytetin verilindor ukrainas, Harkov, kumtuan autoritetet ukrainase. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se mes të vrarëve është edhe një vajzë 14-vjeçare.

Berlin - Qeveria e kancelarit gjerman Olaf Sholc do të përballet me një test të ashpër zgjedhor këtë fundjavë, pasi rezultati i zgjedhjeve në shtetet e Gjermanisë Lindore, Saksoni dhe Turingia, mund të vërë në dyshim koalicionin e tij në nivel federal, vlerëson “Euraktiv” dhe “Politiko”. 

Berlin - Së paku gjashtë persona janë lënduar, tre prej të cilëve në gjendje kritike, në një sulm me thikë në një autobus në qytetin perëndimo Siegen të Gjermanisë, njoftoi DPA.

Berlin - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se e miraton ofensivën e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë, duke përmendur të drejtën e Kievit për t'u mbrojtur.

Brazil - Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit, Aleksandre de Moraesh, ka urdhëruar "pezullimin e menjëhershëm" të platformës X (ish-Tuiter) në vend, pasi skadoi afati që i është dhënë pronarit të platformës, miliarderit Ilon Mask, për të emëruar një përfaqësues ligjor në Brazil.

Uashington - Shtetet e Bashkuara synojnë të forcojnë edhe më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin në takimin me homologun e tij ukrainas Rustem Umerov në Pentagon, njoftoi DPA.

Uashington - Ushtria amerikane mbrëmë kumtoi se së bashku me ushtrinë irakiane kanë kryer një sulm ndaj organizatës terroriste “Shteti Islamik” (SHI) në Irak dhe kanë vrarë 15 luftëtarë të saj.

Jerevan - Rrufeja shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike të centralit të vetëm bërthamor në Armeni. Termocentrali, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Mecamor, është goditur mbrëmë në orën 21:55 me orën lokale dhe është shkëputur nga rrjeti elektrik, sipas raportit të Ministrisë së Administrimit Territorial dhe Infrastrukturës së Armenisë.

Tokio - Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë lënduar nga moti i keq, i shkaktuar nga tajfuni Shanshan, që e përfshiu sot Japoninë lindore, kumtoi agjencia japoneze për menaxhim me zjarre dhe katastrofa.

Londër - Xhejdon Sanço nga Mançester Junajted kaloi në Çelli, ndërsa Rahim Sterling e ka ndërruar fanellën e Çellsit me atë të kuqe të Arsenalit. Këto ishin, për anglezët, dy "bombat" e fundit nga afati kalimtar i verës në Premier Ligë.

QËNDRONI TË LIDHUR