• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

19 qershor/ 2023/ 18:00

Shkup - Çmimet e Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata lirohen për një denar, ndërsa çmimi i Eurodizelit mbetet i pandryshuar. Për gjysëm denari lirohet edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri.

Shkup - Punëtorët dhe përfaqësuesit e sindikatave kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre, ndërsa menaxhmenti i DAP-it dhe Doganës të bisedojnë me ta dhe ministrin e Financave, për të gjetur një zgjidhje afatgjate, e cila do të japë rezultat, që do të jetë në interes të të dyja palëve, deklaroi sot kryeministri Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me grevën e punonjësve të DAP-it dhe Doganës.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit nëse vendi është në krizë politike dhe cila është rruga për të dalë nga bllokada e rrugës së integrimeve evropiane të vendit, deklaroi se nuk do të hyjë në bisedime ku kontur në ato bisedime, siç tha ai, do të jetë diktati bullgar dhe se dalja nga kriza janë vetëm zgjedhjet.

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që t'i përmbahet asaj që u tha në konferencën për shtyp pas takimit të liderëve të mbajtur më 7 qershor dhe bashkërisht të marrin vendime që janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim me sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim, Xhejms Kleverli, ku mori pjesë edhe ministri për Evropë, Leo Dokerti.

Shkup - Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për evidencën amë e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në rrugën e duhur që deri në fund të vitit të zgjidhë të gjitha rastet e pashtetësisë dhe me këtë të bëhet vendi i parë në Evropë që i dha fund pashtetësisë dhe i dyti në botë, deklaroi Monika Sandri, përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë - UNHCR në intervistë për MIA-n.

Shkup - Shfrytëzuesit nga rrugët "Dime Anicin", "Kosturski heroi", "Vasil Stefanovski", "9 Maj", "Petar Pop Arsov", "Hristo Smirnenski" dhe "Roza Luksemburg" në Komunën Qendër nesër nuk do të ketë ujë për shkak të një defekti në rrugën "Dime Anicin" 6.

Ohër - Në aeroportin "Shën Apostul Pali" Ohër pasdite nga Beogradi ka zbritur aeroplani i tipit “Air Serbia” me 57 pasagjerë, me çka pas ndërprerjes prej gjashtë viteve, është rivendosur linja ajrore sezonale në këtë relacion.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe delegacioni në përbërje Nikola Micevski, Sonja Mirakovska, Remzi Mehmedi, realizuan takim me kryetarin e Parlamentit suedez, Andreas Norlen, në kuadër të Konferencës për demokracinë në Evropë, e cila mbahet në Stokholm. 

Shkup - Nga takimi i parë, kur formuam Institucionin e ri nacional të muzikantëve të xhazit dhe në të gjitha takimet që kam pasur me përfaqësues të Filarmonisë dhe me përfaqësues të Sindikatës së Institutit Nacional Filarmonia, u thashë se nuk është qëllimi në një ndërtesë të ketë dy institucione nacionale, tha sot ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska si mysafire në lajmet e televizionit Kanal 5.

Shkup - Në mungesë të një strategjie të qartë të zgjerimit, vazhdimisht dëgjojmë të njëjtat mantra: nga BE-ja se politika e "dyerve të hapura" mbetet, dhe nga vendet e rajonit se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian është opsioni i vetëm për të cilin nuk ka alternativë, kështu që në kushte të tilla do të doja të promovoja një ide për një iniciativë që do t 'u lejojë vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në tregun e përbashkët evropian dhe qasje në fondet evropiane, tha sot ish-Presidenti Branko Crvenkovski në një debat të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve mbi "Maqedonia e Veriut midis Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit: a është e mundur anëtarësimi në Bashkimin Evropian më shpejt?".  

Tiranë - Investimet e drejtpërdrejta të huaja në Shqipëri, në periudhën janar-mars të këtij viti, shënuan rritje, që sipas statistikave të Bankës Qendrore të Shqipërisë, ky është tremujori më i mirë i parë në tetë vitet e fundit.

Athinë - Në pjesën detare, në veriperëndim nga ishulli grek Leros, sot janë shpëtuar dhe në mënyrë të sigurtë dërguar në tokë 68 migrantë, të cilët janë transportuar me varkë me vela, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Stokholm - Në raportin sot të publikuar të Këshillit parlamentar suedez për mbrojtje thuhet se politika e sigurisë dhe mbrojtëse e Suedisë duhet të jetë e disenjuar për ballafaqim me kërcënimin afatgjatë nga Rusia, e cila është rrezik për sigurinë evropiane dhe botërore.

Paris -  Ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e 20 vendeve evropiane do të takohen sot në Paris në konferencë njëditore, për atë se si të organizohet më mirë mbrojtja e hapësirës ajrore evropiane, një çështje që po merr rëndësi të veçantë për shkak të luftës ruse në Ukrainë.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell dhe përfaqësuesja speciale e KB-së kundër dhunës seksuale në konflikte, Pramila Paten, bënë thirrje sot për veprime më vendimtare për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale dhe promovimin e barazisë gjinore.

Pekin - Kina na ka siguruar se nuk është dhe nuk do të dërgojë teknologji vdekjeprurëse në Rusi, por SHBA-ja është ende e shqetësuar se kompanitë kineze mund ta bëjnë këtë, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

Las Vegas - Kombëtarja amerikane në futboll e ka mbrojtur titullin mnë Ligën e kombeve për rajonin e Amerikës Veriore dhe Qendrore, pasi mbrëmë në finalen që u luajt në Las Vegas, fituan kundër Kanadasë me rezultatin 2:0.

Boston - Një nëndetëse e përdorur nga turistët për të parë anijen e fundosur Titanik është zhdukur sot në Oqeanin Atlantik. Është nisur një mision për kërkim dhe shpëtim.

QËNDRONI TË LIDHUR