• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/20 prill/2023

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, sot me fjalët përmbyllëse ka vazhduar gjykimi për rastin “Tenderët”, kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska. Kançevska Milevska është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” lidhur me tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e luftës së Maqedonisë për shtet dhe pavarësi nga projekti “Shkupi 2014”.

Shkup - Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetai me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar besimtarët myslimanë me lutjet që Zoti t’i pranojë të gjitha veprat tona të mira, agjërimin tonë dhe të gjitha veprimet bamirëse gjatë muajit të Ramazanit.

Shkup - Çmimi i benzinës EUROSUPER BS - 95 ulet për 2,50 denarë, derisa çmimi i benzinës EUROSUPER BS - 98 ulet për 2,00 denarë. Çmimet e EURODIZEL (D-E V), të vajit Ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) dhe e Mazutit M-1 HC nuk ndryshojnë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Rreth 13 për qind rritje e pagës mesatare në vend, përmirësiojmë standardin e jetesës së qytetarëve, rrisim pagat", ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk pasiqë Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) publikoi të dhënat për pagën mesatare neto të paguar për muajin shkurt.

Shkup - Gjykimi për rastin "Llaskarca" vazhdon më 25 prill pasi në Gjykatën Themelore Penale sot janë marrë në pyetje ekspertë të cilët e përgatitën superekspertizën makinerike për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, në të cilën jetën e humbën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.

Shkup - E kemi intensifikuar bashkëpunimin rajonal me iniciativën "Ballkani i Hapur", i cili tashmë mundëson praktikisht ta shohim dhe përjetojmë funksionimin e tregut të përbashkët, bazuar në rregullat dhe procedurat evropiane, deklaroi sot  zëvendëskryeministri  për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq. 

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij urues, Taravari thekson se parimet e një muaji gjatë Ramazanit, duhet t'i vazhdojmë edhe më tej me paqe, dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

Shkup - Prioritetet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të kryesimit me OSBE-në, çka do të thotë agjenda aktive diplomatike e vitit 2023 për vendin, por edhe ajo që është në fokus të të rinjve kur bëhet fjalë për të ardhmen, ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me studentët, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Shkup - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit, Arbër Ademi, në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë Ami Larson shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen suedeze në proceset tona integruese evropiane si edhe kënaqësi me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Shkup - Tre punëtorë janë lënduar gjatë një shpërthimi që ndodhi mbrëmë në një fabrikë në zonën e ish Hekuranës në Shkup. MPB-ja kumtoi se rasti është paraqitur rreth orës 00:20 minuta. Gjatë shpërthimit janë lënduar personat R.GJ. (41) nga f. Studeniçan, K.F. (29) nga f. Mojancë dhe R.S. (33) nga fshati Koliçan i poshtëm. 

Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje Ekonomike nuk i pranoi katër amendamentet e shtruara nga VMRO-DPMNE dhe VMRO-PP për ndryshimet e Ligjit për lëndë të para minerale, me procedurë të shkurtuar. Ky është ligji i parë nga tetë ligjet që lidhen me Marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d me "Behtel dhe Enka".

Shkup - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit, Arbër Ademi, sot pati një takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, në vendin tonë, Georg Vucas.  Ademi e njoftoi ambasadorin austriak për zhvillimet e fundit në lidhje me përgatitjen e amendamenteve kushtetuese, si anëtar i grupit punues për përgatitjen e tyre, pasi ato janë pjesë e Kornizës sonë negociuese dhe kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se përfaqësuesit qeveritarë dhe anëtarët e Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, të përfshirë në këtë projekt të madh infrastrukturor do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e Marrëveshjes për ndërtimin e këtyre dy korridoreve, në një procedurë të përshtatshme parlamentare.

Prishtinë - Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen më 23 prill në komunat e veriut të Kosovës do t'i sigurojë policia e Kosovës, ka bërë të ditur KFOR-i, transmeton Koha. Nga KFOR-i porosisin se do ta ndjekin gjendjen në veri dhe se do të ruajnë gatishmërinë e njësive në nivelin më të lartë për çdo skenar të mundshëm. 

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin për Punë të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit suedez ndaj Kosovës që nga vitet e 90-ta në procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Athinë- Në pjesën jugore të ishullit grek Peloponez, në tokë janë gjetur 47 emigrantë, të cilët kanë arritur vetë të shpëtojnë pasi barka me vela me të cilën po transportoheshin e goditi një shkëmb, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Në prag të zgjedhjeve të muajit të ardhshëm, zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu, për shkak se do të jetë  kandidat për deputet të Demokracisë së Re, është larguar nga pozicioni aktual. dhe në vend të tij vjen ministri shtetëror Akis Skercos, tha korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sofje - Forca e parë politike në Parlament e mban përgjegjësinë më të madhe për formimin e Qeverisë. Qeveria të formohet sa më parë dhe me mbështetjen më të madhe të mundshme parlamentare në kushte të luftës dhe krizës. Këtë e deklaroi kryetari Rumen Radev gjatë konsultimeve me përfaqësues të GERB-SDS.

Sarajevë - Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, sot sërish e ofendoi ambasadorin e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë, duke e quajtur si “jargëzor", por në të njëjtën kohë e zbuti retorikën e tij secesioniste, duke thënë se tani po kërkon një mënyrë se si Republika Sërpska mund të jetë e pavarur "në kuadër të Bosnjë e Hercegovinës".

Sofje - Nuk do të jem kandidat për kryeministër, deklaroi sot kryetari i GERB-it, Bojko Borisov pas konsultimit me presidentin bullgar Rumen Radev. "Gjysma e grupit parlamentar GERB-SDS janë ministra dhe propozimi i kabinetit qeveritar mund të bëhet shumë shpejt", tha Borisov. 

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel ka emëruar shefa të rinj të delegacioneve të BE-së në 41 vende dhe organizata. Diplomatët e rinj të cilët do të marrin detyrën pas marrjes së kontratës nga vendi nikoqir, janë emëruar për disa vende afrikane, aziatike dhe Amerikës Latine, si dhe për SHBA-në, OKB-në, UNESKO-n, OECD, ASEAN, Organizatën Ndërkombëtare të Punës dhe Unionin afrikan. 

Paris - Disa qindra persona, të cilët kundërshtojnë ligjin sipas të cilit  në vemd në 62 vjet do të dalin në pension në 64 vjet, sot janë mbledhur në qytetin e vogël Granzh, në jug të Francës, para vizitës së shefit të shtetit Emanuel Makron. Në të njëjtën kohë, në të gjithë Francën organizohen protesta të tjera. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se është koha që NATO të marrë vendim politik dhe t'i bëjë thirrje Ukrainës që t'i bashkohet aleancës ushtarake. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Kiev me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, lideri ukrainas tha se samiti i NATO-s i korrikut në Vilnus mund të bëhet "historik" dhe shtoi se ai kishte marrë ftesë për të marrë pjesë.

Kiev - E ardhmja e Ukrainës është në NATO, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij të parë në Kiev që nga fillimi i agresionit rus i cili për momentin është më me rëndësi të mposhtet dhe anëtarësimi do të diskutohet në samitin e korrikut në Vilnus.

Oklahoma Siti - Të paktën dy persona humbën jetën në qarkun Meklejn në Oklahoma, kur një stuhi e fortë shoqëruar nga një tornado goditi disa rajone në pjesën qendrore të SHBA-së, njoftuan autoritetet lokale.

Kartum - Forcat e Armatës së Sudanit dhe Forcat Paramilitare Kryengritëse për Reagim të Shpejtë (RSF) edhe sot me përplasje të re e ndërprenë ndërprerjen e paralajmëruar të zjarrit. Në rrjetet sociale ka filmime nga luftimet në Kartum, qytet në të cilin banorët lokalë ose mijëra të huaj nuk kanë ku të fshihen, ndërsa ushqim thuajse nuk ka.

Madrid - Golashënuesi francez Karim Benzema do të qëndrojë në radhët e kampionit aktual të Evropës, Real Madrid edhe për një vit, njoftuan sot mediat spanjolle. Siç bën të ditur gazeta As, duke u thirrur në një burim të mirë informuar nga Reali, detajet rreth vazhdimit të bashkëpunimit janë dakorduar dhe Benzema do të mbetet në Madrid deri në fund të sezonit 2023/24.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR