• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 10 mars/ 2024

Shkup - Ujitje moderne e të paktën 6.500 hektarëve gjatë gjithë vitit, rritje e sipërfaqeve të përpunueshme për pesë herë, shpenzime më të vogla dhe prodhimtari më konkurruese, do të mundësojë penda "Konsko" ndërtimi i të cilës ka përfunduar edhe zyrtarisht. Ky projekt kapital, siç u tha në ngjarjen e sotme, është më i madhi në shtet gjatë 50 viteve të fundit, ndërsa përfaqëson investim që kushton mbi 40 milionë euro, i siguruar drejtpërdrejtë nga Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Akumulimi i ri artificial është ndërtuar me shfrytëzimin e metodave më bashkëkohore teknologjike, sipas standardeve botërore. Uji nga liqeni akumulues, përveç për ujitje, do të shfrytëzohet edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Akumulimi do të mundësojë edhe zhvillim të turizmit rural, peshkimit sportiv dhe reakreativ, por do të ketë edhe vlerë të re, shtesë me vendosjen e fotovoltaikëve të paraparë lundrues.

Shkup - Të punësuarit në Bankën Popullore organizuan aksion humanitar, përmes të cilit shprehën mbështetje për luftën kundër dhunës në familje. Donacionin e të punësuarve për "Qendrën e krizës për kujdes të grave viktima të dhunës në familje - Shpresa", e cila 20 vite ofron mbështetje dhe ndihmë për gratë të cilat kalojnë në përvoja të rënda jetësore, e dorëzuan guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska - Bezhoska, zëvendësguvernatorja Ana Mitreska dhe përfaqësues të Sindikatës së të Punësuarve në Bankën Popullore.  Gjatë vizitës në Qendrën e Krizës, ekipi i Bankës Popullore është njoftuar me sfidat me të cilat përballet shoqata dhe aktivitetet të cilat i ndërmarrin për ndihmë dhe mbështetje të grave viktima të dhunës. 

Shtip - Në Shtip u shënua 81 vjetori i dëbimit të hebrenjve të Maqedonisë në kampin e vdekjes “Treblinka”.Me këtë rast, në mbledhjen komemorative në Komunën e Shtipit morën pjesë ambasadorja e Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Simona Frankel, kryetari i Komunës së Shtipit, përfaqësues të komunitetit hebre në vend, si dhe përfaqësues të Kuvendit dhe delegacione të institucioneve shtetërore dhe lokale. Komuna e Shtipit çdo vit nderon 7.144 hebrenj nga Maqedonia e Veriut dhe 543 hebrenj nga Shtipi të cilët vdiqën në kampin "Treblinka".

Shkup - Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, dje në orën 15:55, nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin R.Sh. (39) nga Gjeorgjia për shkak të veprës së kryer penale "ryshfet". Siç ka bërë të ditur MPB-ja, ai në pikën kufitare ka ardhur me një automjet të pasagjerëve "kia" me targa të Gjeorgjisë, ndërsa në dokumentet e bashkangjitura për kontroll të pasaportës ka vënë kartëmonedhë në vlerë 20 euro.

Ohër - Një zjarr sot herët në mëngjes ka shpërthyer në një objekt hotelierik në ndërtesën e Tregut të qytetit, në bulevardin "Turistja" në Ohër. Zjarri diku në orën 3:30 ishte denoncuar në Njësinë Territoriale Zjarrfikëse e cila menjëherë ka intervenuar me dy automjete, kështu që me intervenim të shpejtë është parandaluar përhapja e flakës në dyqanet e tjera në objekt. 

Shkup - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nesër pasdite, gjatë natës dhe të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende mot jostabil dhe me reshje të shiut. Lokalisht proceset do të jenë në formë të reshjeve të dendura, mbi 20 litra për metër katror, shoqëruar me erë të përforcuar mbi 70 kilometra në orë dhe bubullima. Në Shkup nesër pasdite, gjatë natës dhe të martën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të dendura, të përcjella me erë të përforcuar dhe bubullima.

Tiranë - Inflacioni në Shqipëri në shkurt ishte 2,6 për qind, që është niveli më i ulët gjatë tre viteve të kaluara dhe nën nivelin e projektuar të Bankës Qendrore të Shqipërisë, e cila kishte për qëllim ta ruajë në tre për qind.  "Rritja e çmimeve u ngadalësua në shkurt pasi inflacioni arriti në 2,6 për qind, më i ulëti që nga tetori 2021, përpara se të fillonte vala e rritjeve të çmimeve, fillimisht si rezultat i problemeve të furnizimit të krijuara nga pandemia dhe më pas ndryshimeve të tregut, si rezultat i sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës", njoftoi Instituti i Statistikave INSTAT. Sipas burimit të njëjtë, në shkurt, vitin e kaluar inflacioni ka qenë 7,1 për qind, ndërsa sot i "arriti nivelet drejt të cilave synon Banka Qendrore e Shqipërisë, për ekonomi të shëndoshë". 

Stamboll - Policia turke ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me grupin Shteti islamik dhe planifikimin e sulmeve para zgjedhjeve lokale në vend në fund të këtij muaji, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja. Të dyshuarit po përgatiteshin dhe kërkonin vend se ku të operojnë para zgjedhjeve të ardhshme, ka shkruar ministri në rrjetin social “X”. Zgjedhjet do të mbahen më 31 mars. Ministri ka thënë se policia anti-terror në Sakaria, Turqinë veriperëndimore gjatë kontrollit gjeti armë, para dhe "dokumente që i takojnë organizatës".

Nikozia – Gjatë pasdites pritet që nga porti i qytetit Larnaka të Qipros të niset një anije me ndihma humanitare për Gazën, në kuadër të iniciativës "Amaltia" ku janë të përfshirë KE dhe Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Italia, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA dhe Holanda, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informacioneve të Agjencisë së lajmeve të Qipros, anija speciale që mbante platformën “MMS ARIS” e ngarkuar me rreth 150 tonë ndihmë humanitare, përfshirë ushqime, pritet të niset pasdite pasi të miratohet nga Izraeli.

Lisbonë - Në Portugali sot mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat 10,8 milionë portugezë do të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi më tutje. Një gjë është e sigurt, sipas portalit të Brukselit Politiko, lideri i socialistëve Antonio Koshta do të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit.  Zgjedhjet e parakohshme janë rezultat i dorëheqjes së papritur të Koshtës pas hetimit për ndikim vjeshtën e kalur, që nënkupton se emri i tij nuk do të gjendet në fletën e votimit për herë të parë pas nëntë viteve.  Pritet humbje e socialistëve qeveritarë, por fitues të qartë nuk do të ketë, informon DPA.

Bruksel - Me afrimin e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian, po nxehet edhe retorika mes tri partive në shumicën aktuale në BE - Partia popullore evropiane e qendrës së djathtë, Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve (SD) dhe Grupi liberal "Ta bashkojmë Evropën". Si temë kryesore për përplasjet gjatë ditëve të kaluara është imponuar çështja për shumicën e ardhshme në Parlamentin Evropian. Tema u hap pas paralajmërimeve nga PPE se pas zgjedhjeve të qershorit do të donin formimin e një “koalicion centrist proevropian” me socialdemokratët dhe liberalët, por se partia e Të Gjelbërve “nuk është në radarin e tyre”, por se nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me "partitë e djathta që duan të distancohen nga retorika ekstremiste".

Londër - Ish kryeministri britanik Boris Xhonson muajin e kaluar fshehtas ka udhëtuar në Venezuelë në bisedime jozyrtare me liderin e atij vendi Nikollas Maduro, njoftuan sot mediat britanike. Sipas raporteve, Xhonson ka biseduar me Maduron për Rusinë dhe Ukrainën, edhe krahas asaj që Britania e Madhe nuk e pranon legjitimitetin e qeverisë së Maduros. Thuhet se bisedimet mes Xhonsonit dhe Maduros për luftën në Ukrainë erdhën në kushte të shqetësimit mes qeverive perëndimore dhe bashkësisë së inteligjencës se Venezuela mund t'i dorëzojë armë ose ndihmë tjetër ushtrarake Rusisë. 

Gjenevë- Gjashtë persona janë zhdukur gjatë skijimit në Alpet zvicerane, njoftuan mediat franceze, duke iu referuar policisë.  Ajo ka denoncuar se turistët janë zhdukur prej dje. Kërkimi i tyre është vështirësuar për shkak të kushteve shumë të këqija të motit në zonën në kantonin jugperëndimor zviceran Vale. Policia nuk bën të ditura hollësi për identitetin e turistëve të zhdukur.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë deklaroi se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu "i bën më shumë dëm se sa mirë Izraelit" me qasjen e tij ndaj luftës në Rripin e Gazës. Lideri amerikan e shprehu mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit të vetmbrojtjes pas sulmit të lëvizjes palestineze radikale Hamas në territorin izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, por për Netanjahun tha se "duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të humbura të personave të pafajshëm që ishte pasojë e veprimeve të ndërmarra". Bajdeni, i cili me muaj e paralajmëron Izraelin se do ta humbë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të numrit të rritur të viktimave në civilë në Rripin e Gazës, dha intervistë për En-Bi-Si.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë deklaroi se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu "i bën më shumë dëm se sa mirë Izraelit" me qasjen e tij ndaj luftës në Rripin e Gazës. Lideri amerikan e shprehu mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit të vetmbrojtjes pas sulmit të lëvizjes palestineze radikale Hamas në territorin izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, por për Netanjahun tha se "duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të humbura të personave të pafajshëm që ishte pasojë e veprimeve të ndërmarra". Bajdeni, i cili me muaj e paralajmëron Izraelin se do ta humbë mbështetjen ndërkombëtare për shkak të numrit të rritur të viktimave në civilë në Rripin e Gazës, dha intervistë për En-Bi-Si.

Uashington - Anija e armatës amerikane "Gjeneral Frekn s.Beson (LSV-1)" u largua nga baza e përbashkët Lengli - Eustis në rrugë drejt Mesdheut lindor që të dërgojë ndihmë humanitare deri në Gazë në rrugë detare, njoftoi Komanda Qendrore amerikane. Anija për mbështetje logjistike Beson lundroi "më pak se 36 orë pasi presidenti Bajden njoftoi se SHBA-ja do të sigurojë ndihmë humanitare për Gazën në rrugë detare", shtohet në kumtesë.

Padang - Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në ishullin indonezian Sumatra, me çka humbën jetën të paktën 19 persona, ndërsa edhe shtatë konsiderohen të zhdukur, njoftuan autoritetet lokale.  Prej dje, shpëtimtarët nxorën shtatë trupa nga shtresat e grumbulluara të dheut dhe shkëmbinjve në fshatin më të goditur në këtë zonë. Në fshatrat fqinj janë gjetur edhe tre të vdekur.  Gjashtë trupa ishin gjetur në Pesisir Selatan edhe edhe tre në zonën fqinje Padang Parjaman. Shërbimi kombëtar për situata të jashtëzakonshme njoftoi edhe se në vërshime janë lënduar dy persona. Sipas informacioneve të tij, më shumë se 80 mijë njerëz mbetën pa shtëpi, ndërsa qeveria përkohësisht i ka vendosur në vend tjetër. 

Gazë - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e përfunduan ndërtimin e rrugës së re e cila kalon përgjatë pjesës veriore të Gazës nga lindja drejt perëndimit, sipas xhirimeve satelitore të konfirmuara nga Bi-Bi-Si. IDF deklaroi për Bi-Bi-Si se po bëjnë përpjekje që të arrijnë "bazë operative" dhe ta lehtësojnë lëvizjen e ushtarëve dhe pajisjes.  Disa ekspertë frikësohen se do të zhfrytëzohet si barrierë, duke i penguar palestinezët që të kthehen në shtëpitë e tyre në veri. Të tjerë thanë se duket se kjo është pjesë e planit të Izraelit që të mbetet në Gazë pas përfundimit të armiqësive të tanishme. 

Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot njoftoi se që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë 31.045 njerëz.  Gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë 85 persona, njoftoi Ministria. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor e deri më tani janë plagosur gjithsej 72.654 palestinezë. Pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë, thonë nga Ministria. Trupat nuk janë numëruar sepse kanë mbetur nën rrënojat e gjithë Gazës.

Gazë - Armata izraelite ka vazhduar ta bombardojë Rripin e Gazës sot dhe dhjetëra njerëz ishin vrarë para Ramazanit dhe në kushte të përpjekjeve ndërkombëtare për dërgimin e ndihmës humanitare popullatës së rrethuar civile e rrezikuar nga uria.  Si pjesë e paralajmërimit të BE-së për korridor detar humanitar, anija e parë duhet të lundrojë nga Qiproja që të dërgojë ndihmë në territorin e shkatërruar nga më shumë se pesë muaj luftë mes Izraelit dhe Hamasit palestinez.  Para Ramazanit, i cili fillon të hënën, nuk ka shenja të marrëveshjes për armëpushim në luftë, për të cilën Hamasi thotë se ka vrarë më shumë se 31 mijë njerëz, kryesisht civilë, në ofensivën ushtarake izraelite.

Los Anxhelos - Ndarja e 96-të e çmimeve Oskar, çmimit prestigjioz të Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencës do të mbahet sonte në teatrin Dolbi në Holivud. Udhëheqës i shout do të jetë Xhimi Kimell. Ardhja e yjeve në Qilimin e kuq do të fillojë në orën  23:30, ndërsa në mesnatë fillon ceremonia e 96-të e Oskarit dhe do të zgjasë deri në orën 3:30 të mëngjesit.  Filmi i Kristofer Nollan, "Openhajmer" udhëheq me 13 nominime, ndërsa "Krijesat e gjora" i Jorgos Lantimos ka 11 nominime. Filmi "Vrasësit e hënës me lule" ka marrë 10 nominime, ndërsa "Barbi" ka tetë nominime.  Në kategorinë e filmit më të mirë janë nominuar: "Fiksioni amerikan", "Anatomia e rënies", "Barbi", "Të tjerët", "Vrasësit e hënës me lule", "Maestro", "Openhajmer", "Jetët e kaluara", "Krijesat e gjora" dhe "Zona e interesit".

Barcelonë – Gazetari brazilian Paulo Albukerke i cili ka 11.7 mijë abonentë në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ish lojtari i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Dani Alvesh ka bërë vetëvrasje. Avokatët e 40-vjeçarit Alvesh e kanë demantuar këtë spekulim.Më 22 shkurt, gjykata në Barcelonë e dënoi 40-vjeçarin Alvesh me 4,5 vjet burg për përdhunimin e një vajze në një klub nate në vitin 2022. Poashtu është urdhëruar që futbollisti t'i paguajë viktimës edhe 150 mijë euro në formë dëmi moral. Më 1 mars u bë e ditur se prokuroria spanjolle ka kërkuar që Alveshit t'i rritet dënimi.

Riad - Sulmuesi i Al Nasr, Kristiano Ronaldo ka folur për jetën e tij në Arabinë Saudite. "Jam i lumtur që jam në Arabinë Saudite, shumë i lumtur. Jam i lumtur që përfaqësoj Al-Nasr dhe për mua sezoni ynë është pozitiv, sepse kemi ende shanse në të gjitha turnetë", citon Ronaldon, gazetari Fabricio Romano. Portugezi 39-vjeçar luan për Al-Nasr që nga janari i vitit 2023. Këtë sezon Ronaldo luajti 31 ndeshje dhe shënoi 28 gola dhe 11 asiste. Gjatë karrierës së tij, Ronaldo luajti edhe për Mançester Junajtedin, Juventusin, Real Madridin dhe Sportingun e Lisbonës.

QËNDRONI TË LIDHUR