• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 11 dhjetor/ 2024

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, pret që viti 2024 të përmbyllet me rritje shumë më të lartë sesa ishte projektuar, borxhi publik të jetë më i ulët, realizimi i investimeve kapitale në vitin e ardhshëm do të jetë i lartë dhe të realizohen edhe të ardhurat e planifikuara në buxhet. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në studion e hapur të RTM-së me temën “Buxheti 2025”, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe komunitetin e biznesit. 

Shkup - Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili sot para fillimit të seancës së Gjykatës Kushtetuese u drejtua vetëm në gjuhën shqipe, tha se vendimi më i mençur do të jetë të hidhen poshtë 13-të nismat e dorëzuara për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. "Duam paqe, duam stabilitet, erdhëm këtu si familje, nuk erdhëm për t'u ndeshur, por ta dëgjojmë zërin e arsyes. Çdo vendim i pamenduar, i pamatur do të shkaktojë revoltë dhe indinjatë te shqiptarët sepse po mohoet një e drejtë për të cilën janë bërë shumë sakrifica ndër shekuj. Nuk duam që njerëzit të cilët janë brenda, duke e shpërfillur plotësisht vullnetin e shumicës së madhe shqiptare, ta marrin vendimin më të keq për të na vënë në situatë se në cilën rrugë do të vazhdojmë prej andej", tha lideri i BDI-së.

Shkup - Gjykata Themelore Penale Shkup u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve ish-drejtorit të SHA EMV Vasko Stefanov dhe shtatë personave të tjerë të dyshuar për krim prej 6.5 milionë eurove në aksionin "Aditiv" të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK).

Shkup - Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, i paanshëm, profesional dhe efikas dhe të jetë i lirë nga çdo presion politik. Në vend ka ligje të mira në letër, por problemi është zbatimi i tyre. Me ndryshimet në Kodin Penal të datës 7 shtator 2023, pushteti ekzekutiv ndërhyri drejtpërdrejt në punën e gjykatave, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në rezultatin e procedimeve penale në lidhje me korrupsionin e lartë që ishin në rrjedhë. Vjetërsia e këtyre rasteve të profilit të lartë, të cilat ishin në interes të publikut dhe monitoroheshin vazhdimisht, ndikuan negativisht në cilësinë e organeve gjyqësore.

Shkup - Planet për prodhim të kuadrit të ri në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nevoja për rregullim normativ-juridik të sistemit për siguri nacionale, gjendjet dhe potencialet kadrovike të Agjencisë për siguri nacionale dhe thëniet për bashkëpunimin e saj me Agjencinë për zbulim me respektim të parimeve të profesionalitetit dhe departizimit, u paraqitën në debatin për reforma të sistemit të sigurisë në shtet, që u mbajt sot në Fakultetin për siguri në Shkup.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, theksoi se vendimi për mbajtjen e seancës përgatitore për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të interpretohet si dobësi. Ai informoi se në një takim pune më 23 dhjetor, do të përcaktohen çështjet e kontestuara dhe pas seancës përgatitore, jo më vonë se maji, Gjykata do të vendosë për çështjen. 

Shkup - Vasko Kovaçevski si emër dhe i dyshuar është i fundit i nxjerrë në rastin "Aditiv". Prokurorët kanë vërtetuar se edhe ai ka kryer vepër penale. Pasi që janë siguruar dëshmi se është i implikuar në një pjesë të rastit, është zbatuar procedurë edhe për të, është theksuar sot në brifingun në Prokurori. Sipas shefit të PTHP NKOK, Islam Abazi, për Kovaçevskin qëndron bazë për punë të pandershme në shërbim.

Shkup - Dëshmitari Goce Trajkovski në rastin me vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezoskit dyshohet për një vepër tjetër penale dhe për momentin nuk është i kapshëm për organet e rendit, informoi Prokuroria. Në brifingun me media në Prokurorinë Themelore Publike, është theksuar se ai dyshohet për djegien e një objhekti në Kisella Vodë, në të cilin në katin e sipërm ka pasur banorë. Është indikative se ngjarja për të cilin dyshohet është disa ditë para deklaratës së është duke i dhimbur koka për dhënie të deklaratës para Gjykatës.

Shkup - Lënda për "Behtel dhe Enka" të cilën e hapi Prokuroria pas zërave, në bazë të shkrimeve në mediume, nga vera është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Siç informoi Prokuroria, për rastin u hapën shumë pyetje dhe nuk ishte lehtë të sigurohen dëshmi për të ardhur drejt përgjigjeve.

Shkup - Ekipe të Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT) janë në terren dhe bëjnë monitorim të çmimeve të produkteve nga aksioni "Shporta e fundvitit". Monitorimi i çmimeve bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtje të konsumatorëve dhe Ligjin për tregti, përkatësisht shihen çmimet e tanishme të produkteve të cilat i përmban lista e "Shportës së fundvitit" së bashku me çmimet më të ulëta të produkteve të njejta të cilat janë zbatuar në 30 ditët e fundit.

Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është në një vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku nesër do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë (KE). "Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë do të mbledhë së bashku ministrat përgjegjës për energjinë e nëntë palëve kontraktuese të Marrëveshjes së Komunitetit të Energjisë. Në këtë takim vjetor do të debatohet për përmirësimin e udhërrëfyesit për dekarbonizimin, si dhe tema që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave, habitateve dhe shpendëve të egra në drejtim të vendosjes së ardhshme të detyrimeve legjislative shtesë në këto fusha", informojnë nga  Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve Minerale.

Shkup - Turkish Erlajns ka caktuar dhe ka lëshuar në shitje biletat  për fluturimet ndërmjet Stambollit dhe Ohrit për sezonin veror të vitit 2025, pasi paraprakisht kishte aplikuar për subvencione nga shteti, njoftoi portali "Eks ju aviacioni".  Fluturimet do të fillojnë më 27 mars, katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën.

Strugë - Institucioni i Shëndetit Publik Nefrologji - Strugë ofron shërbime dhe trajtim sipas të gjitha standardeve në interes të pacientëve të tij, qytetarëve tanë, por edhe atyre nga rajoni, ndërsa janë krijuar edhe kushte për zhvillim të turizmit shëndetësor që është e rëndësishme jo vetëm për Strugën, por edhe për gjithë rajonin Jugperëndimor, theksoi sot zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Erxhan Selimi. Pas promovimit të fazës së dytë të projektit "Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës" që e realizon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës, në Nefrologjinë e Strugës theksoi se përveç pacientëve nga rajoni, shërbime do të marrin edhe nga fqinjësia dhe më gjerë.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen konstituive të përbërjes së re të Këshillit Konsultativ për Komunitete, theksoi se Këshilli parasheh dëshmi për përkushtimin e Prishtinës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët. "Angazhimi im i palëkundur është që çdo qytetar, pa dallim etnie, feje apo gjuhe, të jetë pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë kosovare. Kam reflektuar mbi arritjet kryesore të këtij Këshilli gjatë vitit të kaluar dhe kam shprehur mbështetjen time të plotë në arritjen e qëllimeve të tij", theksoi Osmani. 

Prishtinë - Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se vazhdon hetimin për mbledhjen e provave për sulmin e 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Shefja e Departamentit për Komunikim Publik të Zyrës së kryeprokurores, liridona Kozmaqi deklaroi se dy të dyshuar janë në paraburgim për shkak të përfshirjes në sulm. Të akuzuarit  dyshohen për veprat penale - rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerje të veprës terroriste dhe armëmbajtje pa leje.

Zagreb - Presidenti kroat dhe kandidat për mandat të ri në Pantovçak, Zoran Millanoviq, sot deklaroi se Kroacisë i nevojitet prokuror shtetëror, dhe jo i regjimit, duke aluduar në njeriun e parë aktual të DORH, Ivan Turudiq. Millanoviq në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk publikoi fotografi me porosinë: "Kroacia duhet të jetë vend i cili i respekton qytetarët e vet. Institucionet shtetërore duhet ta zbulojnë dhe ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin, dhe jo t'i mbulojnë për ta mbrojtur pushtetin".

 Bratisllavë - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i cili së fundmi ishte për vizitë të tij të parë zyrtare në Brazil, është prezantuar si kryeministër i Jugosllavisë, shtet i cili nuk ekziston me dekada. Për shkak të problemeve shëndetësore të presidentit të Brazilit, Luiz Inasio Lula da Silva, Fico u prit nga zëvendëspresidenti Geraldo Alkmin.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholci ka dorëzuar sot në Bundestagun (parlamentin) gjerman propozimin për votëbesimin e qeverisë së tij, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, njoftoi DPA. Qeveria e tij e qendrës së majtë u prish më shumë se një muaj më parë pasi nuk mund të arrihet një marrëveshje koalicioni për shpenzimet në vitin e ardhshëm zgjedhor.

Berlin - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi se vendi i saj do të rrisë praninë në Siri për të shkatërruar arsenalin e armëve kimike të lënë pas rrëzimit së fundit të presidentit Bashar al-Asad. "Tani e kemi shansin njëherë e përgjithmonë ta shpëtojmë botën nga armët kimike të Al Asadit", tha Berboku, duke ofruar ndihmën gjermane për heqjen dhe shkatërrimin e armëve, proces që më parë e ka ndihmuar në Siri, raportoi DPA.

Bruksel - Vendet-anëtare të Bashkimit Evropian sot u dakorduan për sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të invazionit në Ukrainë, kumtoi në platformën "X" kryesimi hungarez me BE-në. Me sanksionet e rreja, 50 anijeve u ndalohet të transportojnë anftë ruse dhe prodhime të naftës nga portet e BE-së dhe t'i prëdorin shërbimet e kompanive evropiane.

Damask - Lideri rebel sirian Ahmed al-Shareh, i njohur më mirë si Abu Mohamed al-Xhavlani, sot deklaroi se askush nga personat e përfshirë në torturimin dhe vrasjen e të burgosurve në burgjet siriane nuk do të falet, raportuan mediat britanike.

Damask - Rebelët sirian sot njoftuan se hoqën orën policore që e vendosën në kryeqytetin e Damaskut para disa ditësh, për t'u bërë thirrje njerëzve të vazhdojnë të shkojnë në punë për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë së re. Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit më 8 dhjetor, rebelët vendosën orë policore në orët e mbrëmjes dhe të natës.

QËNDRONI TË LIDHUR