• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 27 nëntor/ 2024

Shkup - Sa herë që duhet të zbatojmë drejtësinë, dikush merr diarre, ethe ose ankth, nga prokurorët ose gjyqtarët, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se është "thellë i zhgënjyer nga ajo që po ndodh", dhe në periudhën e ardhshme paralajmëron "veprim të fuqishëm" për ballafaqim, siç tha, nëse duhet edhe "në një mënyrë tjetër me ata prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar". Në Prokurori, Mickoski tha se kanë dorëzuar më shumë se qindra raste ku ka bazë për vepra penale, por se ata gjithmonë gjejnë mënyrë për të penguar veprimet.

Shkup - Ne i definuam linjat tona të kuqe. Dhe prej tyre, as ne, as kushdo qoftë nuk do të largohet, as një milimetër. Jo sepse nuk kemi çfarëdo lloj arsye për të ecur para dhe pas, por thjeshtë mjaft qytetarët e Maqedonisë dhe populli i Maqedonisë kemi lëshuar pe, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski. "Nuk do të jemi viktimë e bilateralizimit të procesit të inkuadrimit të Maqedonisë drejt BE-së. Ne treguam se çka mund të bëjmë dhe ky është maksimumi që mund ta bëjmë. Dhe kjo u është thënë të gjithë faktorëve botërorë. Të gjithë njerëzve të cilët vendosin në përgjithësi apo kanë ndonjë rol në politikën botërore, potencoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për deklaratën e Aleksandar Nikollovskit se për ndryshimet kushtetuese duhet të bindet Franca dhe nëse ka komunikim me presidentin francez, Emanuel Makron.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçevi dhe ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Serbisë, Jelena Zhariq Kovaçeviq, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e reformës së administratës publike në Shkup, me qëllim të përparimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shkup - Punojmë në mënyrë aktive dhe jemi të përkushtuar për arritje të qëllimit tonë - rritje e qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi energjetike të vendit, porositi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Resurseve Minerale, Sanja Bozhinovska, në hapjen e takimit plenar të Grupit punues sektorial për IPA 3 - dritare 3: Axhenda e gjelbër dhe ndërlidhje e qëndrueshme, me fokus në nënsektorin energji, që sot u mbajt në sallën solemne të Qeverisë.

Shkup - Në kuadër të vizitës në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministri Pançe Toshkovski realizoi takim pune edhe  në Departamentin e Menaxhimit të Trafikut, sistemin "Safe city” dhe Akademinë e Mbrojtjes Civile, informojnë nga MPB-ja. 

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai dje në Podgoricë është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi të angazhuar për sistem politik, drejtësi dhe antikorrupsion, Momo Koprivica. Siç informojnë nga Kabineti i tij, në takim është komnstauar se dy vendet kanë marrëdhënie miqësorem pa çështje të hapura, të gatshme që të bashkëpunojnë dhe të ndihmohen mes vete.

Shkup - Transportuesit privatë i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre në shenjë revolte pasi që edhe në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit nuk është shqyrtuar kërkesa e tyre për rritjen e taksës për kilometër. Sipas informacioneve, nisma e transportuesve privatë është dorëzuar dje rreth orës 15:30 deri te kryetari i Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski. Ai në seancën e sotme informoi se nisma është dërguar vonë që të kyçet në rendin e ditës të seancës.

Shkup - Për shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë së Veriut, me rëndësi të veçantë janë përvojat dhe praktikat e mira të Rigsdagut suedez, veçanërisht në kontekstin e modernizimit të Parlamentit, digjitalizimit të procedurave dhe përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e Kuvendit, theksoi sekretarja  e përgjithshëm i Kuvendi, Marina Dimovska, në takimin e sotëm me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Rigsdagut suedez, Kristina Svarc, në Stokholm të Mbretërisë së Suedisë.

Shkup - Në fjalimin me rastin e Ditës së ASHAM-it, kryetari i saj, akademiku Zhivko Popov, sot foli për pengesat e vendit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Siç tha, miqësia, gatishmëria për bashkëpunim dhe dialogu i hapur me të gjithë, e posaçërisht me vendet fqinje "jo çdoherë ishte kthyer në mënyrë adekuate".

Shkup - Njoftimi i Qeverisë për përfshirjen e ASHAM-it në përpunimin e një projekti gjithëpërfshirës nga i cili do të dalin dokumentet prioritare për zhvillimin e shtetit deri në vitin 2050, për kryetarin e Akademisë, Zhivko Popov, nënkupton mbështetje, valorizim dhe shfrytëzim të kapacitetit kadrovik dhe rolit ligjvënës të Akademisë në krijimin e politikave të shtetit për çështje të rëndësishme shoqërore nga vlera kombëtare.

Shkup - Eurokomisarja e re për zgjerim Marta Kos, në një deklaratë për mediat menjëherë pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian, pret që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën, sepse, siç tha, ajo është diçka që Bashkimi Evropian është duke llogaritur, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Strasburgu. "Është diçka në të cilën mbështetemi. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Besoj se është e mundur dhe pas kësaj mund ta përshpejtojmë procesin realisht", theksoi Kos.

Shkup - Puna e palodhshme në pjesën e parandalimit dhe shuarjes së zjarreve, pjesëmarrja në misionet e shpëtimit dhe në operacionet antiterroriste, por edhe sigurimi i kufijve shtetërorë nga ajri, janë disa nga angazhimet profesionale të pjesëtarëve të njësitit të helikopterëve. Padyshim, njësiti është strumbullar i punës së përditshme policore, i cili e garanton sigurinë, paqen dhe qetësinë e qytetarëve tanë nga qielli, porositi drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, në ceremoninë e sotme që u mbajt me rastin e 55-vjetorit të formimit të Njësitit të helikopterëve pranë MPB-së.

Shkup - Depolitizimi i administratës publike varet nga vullneti politik i strukturës në pushtet. Jam shumë i bindur se kjo Qeveri në krye me kryeministrin dhe ne si MSHIA do ta dëshmojmë dita-ditës, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Goran Minçev. Sipas ministrit Minçev, derisa ekziston vullnet politik dhe zgjidhje ligjore e cila do ta mundësojë këtë, do të zbatohet.

Kumanovë - Në Gjykatën themelore Kumanovë sot vazhdoi gjykimi ku i akuzuar është kryetari i komunës së Kumanovës, maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, pas paraqitjes së parashtruar nga ndërmarrje ndërtimroe të Kumanovës për rastin për mosmarrje të lejes për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë. Në seancën e sotme u dëgjua dëshmitari i mbrojtjes, Aleksandar Gelevski, përndryshe sekretar i komunës dhe arkitekt. Në pyetjen e avokatit të Dimitrievskit, sekretari i komunës tha se ishte informuar prej fillimit të procedurës nga parashtrimi i projektit ideor kur me kërkesë të një prej pronarëve të kompanive dhe për vetë tekstin e procedurës. Siç sqaroi, së pari ka arritur shkresë nga gjimnazi i Kumanovës ku tregohej se për shkak të lartësisë së objektit do të ketë hihe e cila do të ndikojë negatiovisht ndaj fotovoltaikëve të vendosur në çati. Nga institucioni arsimor ishion shqetësuar edhe për lëvizjen e nxënësve për shkak të parkimit. Më vonë ka arritur shkresë edhe nga shtëpia e shëdnetit (ambulanca e shkollës) të cilët ishin të shqetësuar për qasjen drejt institucionit. Pas arritjes së kësaj shkrese, Gelevski e ka njoftuar Dimitrievskin, kanë kërkuar bisedë telefonike dhe mendim ekspertësh nga profesori për PHU-në.

Ohër - Pothuajse të gjitha bankat kanë pranuar t'i vënë në qarkullim paratë nga huaja hungareze, ndërsa me të cilat duhet të kreditohen kompanitë e Maqedonisë së Veriut, informoi sot nga Ohri kryeministri Hristijan Mickoski. Ai theksoi se kreditë për kompanitë do të jenë deri në dhjetë milionë euro edhe atë për investime. Pjesëmarrja minimale e investitorit është 20 për qind,  nga vetë projekti.

Tiranë - Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, të cilit i është hequr masa e arrestit shtëpiak sot, është pritur si hero para selisë së partisë pasditen e sotme. "O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do", "Rama shko", "Poshtë diktatura" brohorisnin qytetarët në selinë e PD-së teksa në duar mbanin flamuj kombëtarë dhe amerikanë. Duke i përshëndetur dhe duke u kërkuar durim, ai tha se "sot ka fituar e vërteta, duke shtuar se tani është koha për veprim".

Bruksel - Lufta për liri “na lidh si evropianë” dhe është arsyeja e ekzistencës së Unionit tonë dhe sot po bëhet forca e tij lëvizëse më shumë se kurrë më parë, tha Kryetarja e Komisionit Evropian. Ursula fon der Lajen sot në një fjalimin e saj në Parlamentin Evropian në prag të votimit të sotëm për miratimin e Kolegjit të ri të Komisionerëve. “Kjo luftë për liri nuk vlen vetëm për 27 vendet tona anëtare. Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe më gjerë. Ne kemi parë guximin e popullit të Ukrainës në vazhdimin e rrugës së tyre evropiane. Ne kemi parë qëndrueshmërinë e popullit të Moldavisë për të mbajtur të ardhmen e tyre evropiane. Ne kemi parë angazhimin e Ballkanit Perëndimor për të reformuar, për t’u rritur dhe përgatitur për t'u bashkuar me Unionin tonë”, theksoi Fon der Lajen.

Bruksel - Parlamenti Evropian sot në mbledhje në Strasburg me 418 vota "pro", 185 "kundër" dhe 67 "abstenime" e ka miratuar Buxhetin e BE-së për vitin 2025, në vlerë të përgjithshme prej mbi 199,4 miliardë euro, nga të cilët 800,5 milionë euro dedikohen për reagimin e nevojave të paparashikueshme. Buxheti është miratuar mes përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe vendeve-anëtare të Unionit më 16 nëntor, me ç'rast Këshilli i BE-së të hënën dha "dritë jeshile" për miratimin e tij.

Bratisllavë - Kryeministri sllovak Robert Fico, njëri nga liderët e paktë evropianë të cilët mbetën të afërt me Kremlinin, sot njoftoi se do ta vizitojë Moskën në maj të vitit 2025 për ta shënuar 80-të vjetorin e fitores mbi nazizmin. "Me kënaqësi pranova ftesën zyrtare të presidentit të Federatës Ruse, Vlladimir Putin, të marr pjesë në këto ngjarje të rëndësishme", shënoi Fico në Fejsbuk.

Paris - Qeveria franceze sot kumtoi se ka ndër mend të bashkëpunojë ngushtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu edhe përkundër urdhrit për arrestimin e tij nga Gjykata ndërkombëtare penale. Javën e kaluar GJNP dha urdhër për arrestimin e Netanjahut dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant, duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Uashington - Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë me presionin për armëpushim në Rripin e Gazës, një ditë pasi presidenti amerikan Xho Bajdeni njoftoi se është arritur marrëveshje e ngjashme e propozuar nga Uashingtoni mes Izraelit dhe lëvizjen Hezbollah, raportojnë mediat britanike.

QËNDRONI TË LIDHUR