• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 17 qershor/ 2023

Athinë - Më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e Liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen shumëvjeçare mes dy vendeve dhe hapi rrugë për perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shkup - Prospekti për ankandin e parë të qytetarëve do të publikohet në fund të këtij muaji, me ç’rast ky instrument financiar do ta vihet në dispozicion për qytetarët. Procedura për blerjen e fletobligacioneve do të jetë e thjeshtë dhe do të bëhet përmes filialeve të bankave ku do të parashtrohen kërkesat për këtë fletobligacion, paralajmëroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore në ceremoninë e cila u mbajt sot në Tetovë.

Shkup - Organizata qytetare "Përkos" sot do të mbajë promovimin e projektit të tyre të ri, i cili përmban paketë në tre formate - video, broshurë dhe poster, për sjellje të mirë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ohër - Klubi i aventurave "Mauntajn mednes" këtë fundjavë për të katërtën herë e organizon Festivalinmalor-liqenor "Ohër-Galiçicë", i cili përfshin aventura, shëtitje në mal, çiklizëm, kamping dhe argëtim.

Shkup- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot me fillim nga ora 10:00 organizon ngjarje me rastin e Ditës Botërore për Luftimin e Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës. Ngjarja me temë "Toka e saj, të drejtat e saj" është një mundësi për të nderuar heronjtë e pabesueshëm femra që praktikojnë bujqësi të qëndrueshme dhe rolin e tyre jetik në luftën kundër degradimit të tokës në mbarë botën.

Shkup - Për shkak të daljes nga shtrati të Kriva Rekës në ndërprerje do të jenë rrugët lokale nga Kriva Pallanka deri në fshatrat Varovishtë dhe Gradec. Në fshatin Pçinjë të Kumanovës janë grumbulluar drunj dhe degë nën urën e lumit Pçinjë me çka është zvogëluar rrjedhja e lumit, por ekziston rreziku i derdhjes dhe dëmtimit të urës, njofton LAMM.

Kriva Pallankë - Pas vërshimeve të mbrëmshme në Kriva Pallankë, të shkaktuara nga stuhia e madhe dhe reshjet e rrëmbyeshme, sot në terren janë vendosur të gjitha ekipet nga shërbimet komunale, nga NP Komunalec, NP Rrugët e Maqedonisë dhe të tjerë për riparimin e dëmeve, pastrimin e rrëshqitjeve dhe përcaktimin e gjendjes në terren.

Shkup  - Komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko - Prilep nga ora 7:20 është ndërprerë plotësisht për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe derdhjes së lumit Raec në afërsi të fshatit Raec.

Tiranë - Nën moton “Dje, sot, nesër, përgjithmonë bashkë” një grup qytetarësh kanë mbajtur mbrëmë pas orës 19:00 protestë para qeverisë në Tiranë.

Tiranë – Shqipëria vazhdon të tërheq një numër të madh të vizitorëve të huaj të cilët në periudhën janar-maj të këtij viti ishin 42 për qind më të shumtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tiranë – Qeveria shqiptare e miratoi peopozim-ligjin për prodhimin dhe përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Athinë  – Autoritetet greke të zbatimit të ligjit kanë kërkuar mbështetje nga policia evropiane Europol në hetimin e tyre për fatkeqësinë e anijes me emigrantë në Mesdhe, në të cilën besohet se e kanë humbur jetën disa qindra njerëz, ndërsa kërkimi për të mbijetuar përfundon, njoftoi DPA.

Uashington – Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden mbajti fjalim në samitin kombëtar për Komunitete më të sigurta në Konektikat ku bëri thirrje për ligje më të rrepta për kontrollin e armëve, por në fund të fjalimit të tij ai i hutoi të pranishmit duke thënë “Zot ruaje mbretëreshën".

Kiev  – Epiqendra e luftimeve në Ukrainë është zhvendosur në rrugën për në Mariupol, ku ofensiva ukrainase ngadalë po i shtyn forcat ruse, ndërsa tanket britanike Çelinxher janë gati për betejë, deklaroi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar. 

Kiev– Forcat ukrainase po përparojnë në sektorët jugor të kundërofensivës së tyre kundër trupave pushtuese ruse, kumtuan mbrëmë zyrtarët ushtarakë ukrainas.

Meksiko Siti – Tetë persona kanë vdekur nga vala e tretë e të nxehtit që ka goditur Meksikën që nga mesi i muajit prill, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Moskë  – Me rastin e akreditimit të punonjësve mediatikë nga vendet perëndimore në forumet kryesore në Rusi, Moska zyrtare do të marrë parasysh “sjelljen” e mediave të tyre dhe qëndrimin ndaj gazetarëve rusë jashtë vendit, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Hartum –Sulme ajrore dhe me armë, si dhe disa shpërthime kanë tronditur sot Hartumin, pasi dhuna në Darfur në perëndim të Sudanit e detyroi popullatën të arratiset, më shumë se dy muaj pas fillimit të luftës në Sudan.

Hartum – Autoritetet shëndetësore në Hartum, kryeqytet i Sudanit, sot kanë njoftuar se 17 persona, mes të cilëve pesë fëmijë janë vrarë në një sulm ajror në pjesën jugore të qytetit.

Strasburg – Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit të ardhshëm, zgjidhni politikanë pro-evropianë që do ta udhëheqin Kroacinë përpara, u tha votuesve kroatë kryetarja Roberta Mecola para vizitës së saj në Zagreb.

Londër – Sot në Londër mbahet parada e ditëlindjes për Çarlsin e Tretë dhe është parada e parë për mbretin e ri britanik, i cili po i kthehet traditës me atë që do të kalojë pranë ushtarëve me kuaj dhe në uniformë zyrtare.

Paris – Presidenti francez Emanuel Makron dhe trashëgimtari saudit i fronit, Mohamed bin Salman dëshirojnë të zgjerojnë bashkëpunimin e vendeve të tyre, u bë e ditur pas takimit të djeshëm në Paris.

Paris - Ish mesfushori i PSZH-së, Tiago Mota mund të bëhet trajneri i ri i PSZH-së.

Mançester  - Mançester Siti është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Lajpcig Joshko Guardiol.

QËNDRONI TË LIDHUR