• e shtunë, 23 nëntor 2024
MIA Flesh

18:00/31 maj/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër mbajti fjalim në hapjen e Kongresit të 18-të Evropian të Federatës ndërkombëtare për edukim fizik dhe sport FIEPS, në kuadër të të cilit do të mbahet Konferenca e 6-të shkencore “Hulumtime në edukim fizik, sport dhe shëndet”. Kongresi i cili mbahet deri më 2 qershor në Ohër, kumtojnë nga Kabineti i Siljanovska Davkovës është nën organizimin e Fakultetit të edukimit fizik, sportit dhe shëndetit në bashkëpunim me Fakultetin Pedagogjik "Shën Klimenti i Ohrit" dhe Federatës së pedagogëve sportiv të Maqedonisë.

Ohër - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Ohri theksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se "ndryshe nga të tjerët" e respekton të drejtën ndërkombëtare. Ajo theksoi se mënyra se si do ta përdorë emrin e shtetit është një "përcaktim personal, një e drejtë që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe". Davkova para mediave ka theksuar se përmes bisedimeve do t'i bindë grekët se ka të drejtë kur e përdor emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit. Për mënyrën si ajo do ta zbatojë tha se ka plan. 

Shkup - Të hënën një grup deputetësh nga shumica e re qeveritare pritet të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore përmes të cilave planifikohet formimi i ministrive të reja dhe transformimi i atyre ekzistuese, brifojnë për MIA-n burime partiake. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dje paralajmëroi se në seancën e parë që do ta caktojë para formimit të Qeverisë do të gjenden ndryshime në ligjet sistemore për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por, gjithashtu në rend dite mund të jenë edhe ndryshimet që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka marrë pjesë në Takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në Pragë. Siç informoi MPJ, në fokus të takimit ishin situata aktuale e sigurisë, me theks në forcimin e mbështetjes për Ukrainën. Ministrat iu referuan edhe vendimeve që do të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington.

Shkup - E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore, thotë ministri i Drejtësisë Krenar Lloga lidhur me deklaratën e Arben Taravarit për tërheqjen e tij nga funksioni i kryetarit të komunës. Sipas Llogës, siç ctohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, për pak ditë do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale.

Shkup - Të gjitha shkollat ​​e mesme në vend  janë të gatshme për realizimin e provimit të maturës shtetërore i cili fillon nesër me testin e gjuhës amtare, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nxënësit këtë vit do t`i nënshtrohen provimeve në kushte më të gjera hapësinore, gjegjësisht në hapësira më të mëdha dhe salla sportive në kuadër të shkollave të tyre ku mbarojnë arsimin e mesëm, ose në shkollën më të afërt ku ka kushte të përshtatshme konform rregullores së re të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP).

Shkup - Nga data 24 deri më 30 maj, në vend janë raportuar 30 raste të reja të pertusis, të njohur si kolla e mirë. Deri më 30 maj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 661 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 36.0/100.000 banorë, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme. Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica prej 30 rasteve të reja janë raportuar në kuadër të epidemive në Shkup - 21 dhe në Kumanovë - tre, dhe katër raste janë raportuar nga Tetova dhe nga një nga Prilepi dhe Kratova. Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 77 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën një vit.

Shkup - Prodhimi industrial në prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shënoi rënie për 1.2 për qind, ndërsa për 2,6 për qind në katër muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 39.6 për qind në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si dhe rritje në sektorët e minierave dhe guroreve me 0.3 për qind dhe në industrinë përpunuese me 4.7 për qind.

Kumanovë - Në gjykatën themelore Kumanovë, sot vazhdoi seanca nët ë cilën është i akuzuar kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, pas paraqitjes penale parashtruar nga disa ndërmarrje ndërtimore kumanovare për rastin me mosmarrjen e lejeve për ndërtim të ndërtesave në Kumanovë. U pranuan vendimet e Gjykatës administrative, procedurë e cila zhvillohej në sistemin për e-leje ndërtimore në komunën e Kumanovës, gjykatësi plotësisht do të deklarohet për personin e ekspertizës.

Tetovë - Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me bashkëpunëtorët e tij, e pritën në takim pune guvernatoren e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Anita Angellovska – Bezhoska e shoqëruar nga zv.guvernatori, Dr. Fadil Bajrami. Me këtë rast Universiteti i Tetovës dhe Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe hulumtimit.

Tetovë - Në kuadër të projektit "Të rinjtë mendojnë – shkrim-leximi mediatik" i cili u implementua për një periudhë kohore njëvjeçare nga Fakulteti Pedagogjik në bashkëpunim me Qendrën për komunikim IREX dhe me mbështetje nga USAID, më 30 maj 2024 në hapësirat e Fakultetit Pedagogjik u realizua edhe aktiviteti përfundimtar përmbledhës së bashku me studentët dhe stafin.

Tetovë - Profesoresha amerikane Amanda Klinton e vizitoi Universitetin e Tetovës. Ajo fillimisht realizoi një takim me Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Nezirin, udhëheqësin e Zyrës për arsim Mr. Sc. Naser Ramadani, prodekanen për arsim të Fakultetit Filozofik Doc. Dr. Fitore Bajrami-Abdi, prodekanin për shkencë Prof. Dr. Musa Musai dhe shefin e programit studimor të Psikologjisë, Prof. Dr. Lulzim Murtezani.

Bruksel - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot në Bruksel deklaroi se çështja për hapjen e urës kryesore mbi Ibër të Mitrovicës është pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së me qëllim që "të parandalohet një krizë e re". Me propozim të këshilltarit të partisë në pushtet Vetëvendosje, Kuvendi i komunës së Mitrovicës javën e kalaur prapa dyerve të mbyllura solli vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që e ndaj qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, veri dhe jug, pas çka Lista serbe, partia më  madhe politike e serbëve të Kosovës kumtoi se ura nuk mund të hapet pa pajtimin e komunitetit serb.

Pragë - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Forumin dyditorë të NATO-s për mbështetjen afatgjate për Ukrainën e cila mbahet në Pragë u bëri thirrje shefave të diplomacisë së Aleancës të angazhojnë vendet e tyre për të mbajtur ndihmën ushtarake vjetore për Kievin në një minimum prej 40 miliardë eurosh. "Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022, aleatët çdo vit kanë siguruar ndihmë ushtarake me vlerë rreth 40 miliardë euro për Ukrainën. Duhet të mbajmë të paktën këtë nivel mbështetje çdo vit për aq kohë sa është e nevojshme", deklaroi Stoltenberg.

Pragë - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, konfirmoi sot se SHBA-ja ka miratuar përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për sulme në territorin rus. Pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Pragë, Blinken tha se presidenti i SHBA-së Xho Bajden kishte miratuar masën pasi Ukraina kërkoi leje për të përdorur armët amerikane për të sulmuar Rusinë pasi forcat ruse rritën sulmet në qytetin verilindor të Ukrainës, Harkov, në javët e fundit raportojnë mediat. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi më parë se SHBA lejoi Ukrainën të përdorte armë amerikane në territorin e Rusisë.

Stokholm - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nënshkroi sot marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Suedinë, një nga tre të planifikuara me vendet nordike, pasi kërkon mbështetje shtesë ushtarake nga Perëndimi në luftën kundër Rusisë. Njoftimi vjen derisa vendet perëndimore debatojnë nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektivat ushtarakë në Rusi. 

Stokholm - Gjatë samitit nordiko-ukrainas, i cili u organizua sot në Stokholm, pesë vende nordike nënshkruan marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim ushtarak me Ukrainën, transmeton Beta. "Kjo dërgon një sinjal të rëndësishëm për popullin ukrainas se angazhimi ynë është i vendosur dhe i përhershëm. Qëllimi ukrainas është qëllimi ynë", ka shkruar kryeministri suedez Ulf Kristerson në rrjetin social Iks  pas takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Stokholm.

Varshavë - Agjencia Shtetërore Polake e Lajmeve PAP sot me shumë gjasa është goditur nga një sulm kibernetik rus, deklaroi Jacek Dobrzhinski, zëdhënës i ministrit polak për koordinimin e shërbimeve speciale, pas artikullit të rremë në faqen e internetit të agjencisë për mobilizimin e ushtrisë polake për të luftuar në Ukrainë.

Moskë/Kiev - Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur, që ndodhi për herë të parë pas disa muajsh, njoftoi DPA. Në vend janë kthyer 75 ushtarë rus, "të cilët ishin në rrezik për jetën", kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Moskës. Njëherit, autoritetet ruse forcave të armatosura ukrainase ua dorëzuan 75 robër të luftës. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e konfirmoi shkëmbimin në kanalin e tij në Telegram, transmeton DPA.

Moskë - Vendet e NATO-s që miratuan përdorimin e armëve të tyre në territorin rus duhet të jenë të vetëdijshëm se pajisjet e tyre dhe ekspertët do të shkatërrohen jo vetëm në Ukrainë, por edhe në çdo vend prej ku është sulmuar territori rus, njoftoi sot zëvendëskryetari i Këshillit rus për Siguri, Dmitrij Medvedev. "Dhe kjo, për fat të keq, nuk është frikësim apo bllof bërthamor", theksoi Medvedev. Në kanalin e tij në Telegram ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj do të marrin një "përgjigje fatale", në përdorimin potencial të armëve perëndimore me rreze të gjatë veprimi për sulm në territorin rus.

Tel-Aviv - Armata izraelite sot kumtoi se e ka përfunduar operacionin trejavor në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, dhe paralajmëroi vazhdim të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës palestineze. Mediumet amerikane transmetojnë se për këto tre javë në lindje të Xhabalias janë vrarë qindra luftëtarë islamikë, janë shkatërruar dhjetëra caqe dhe komplekse luftarake, ndërkaq janë locuar qindra copë armë. Plotësisht, janë shkatërruar mbi dhjetë kilometra tunele nëntokësore, ndërsa janë gjetur trupat e shtatë pengjeve dhe u janë kthyer familjeve të tyre në Izrael.

Milano - Kapiteni i Interit, Lautaro Martinezi më në fund do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin, raportojnë mediat italiane. Negociatat mes dy palëve u zvarritën për muaj të tërë, por më në fund arritën një marrëveshje në një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve që u zhvillua dje.

Madrid – Kampioni anglez në futboll, Mançester Siti është i interesuar që në afatin kalimtar të verës të përforcohet me anësorin e Real Madridit, Rodrigo, transmeton sot gazeta spanjolle Marka. Sipas burimit, një numër i madh i klubeve evropiane po monitorojnë situatën në Real Madrid në lidhje me transferimin e pritshëm të Kilian Mbapes, për shkak të së cilës disa lojtarë mund të jenë të pakënaqur me rolin e ri në skuadër.

QËNDRONI TË LIDHUR