• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

2 shkurt/ 2024/ 18:00

Shkup – Në ITSHKSH sot u nderua figura kolosale e presidentit të 28-të të SHBA-së, Udrou Uilson, duke shënuar 100 vjetorin nga vdekja e tij me një manifestim solemn, me ç’rast u përurua edhe pulla e re postale me figurën e presidentit, i cili, me vizionin e tij paqedashës i dhuroi popullit shqiptar shansin historik për vetëvendosje. Me praninë e tyre këtë ngjarje e nderuan përfaqësues të ambasadës së Shqipërisë, përfaqësues të Presidencës së Maqedonisë së Veriut, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Abdylmenaf Bexheti, studiues shkencorë e intelektualë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e Italisë në vend, Andrea Silvestri.

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Travari sot pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit të kësaj partie, Zijadin Sela. Në takimin e sotëm, siç informojnë një pjesë e mediave, Taravari pritet ta informojë Selën për ofertën nga takimi dy ditë më parë i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët me tre kryetarët e Lidhjës evropiane për ndryshime - Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Kumanovë - Agron Fazliji është kryetari i vjetër-i ri i Odës regionale të Zejtarisë së Kumanovës, kanë vendosur zejtarët nga verilindja në kuvendin e sotëm zgjedhor.

Shkup - Gjithsej shtatë raste të kollës së mirë janë evidentuar në vend. Për momentin tre raste janë aktive, ndërsa rastet tjera cilësohen si të painfektuar.

Shkup - Mbikëqyrja inspektuese dhe raportet për rastin M-NAV përfundojnë sot, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për punë (ISHP), Vesna Tomovska. 

Shkup - Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare Projektligjin për Masa Kufizuese, siç citohet, për arsye administrative dhe paralajmëroi se do ta vendosë në rend dite të seancës së ardhshme, ndërsa opozita doli me mendimin se kjo është një përpjekje për të mbrojtur funksionarët nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së të cilët duhet të dënohen.

Shkup - Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi 23-vjeçar, të dyshuar për vepër penale - Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Shkup - MPB njoftoi sot se një 19 vjeçar shtetas turk me qëndrim në Shkup dje është pranuar në kompleksin klinik "Nënë Tereza" në gjendje të rëndë shëndetësore i cili ka ndërruar jetë.

Shkup - Rreth 1.500 qytetarë sot personalisht kanë dorëzuar kërkesë në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë për vauçer për blerjen e një kondicioneri inverter, ndërsa gjatë ditës së djeshmë këtë e kanë bërë 500 qytetarë. Shtesë një numër i madh i aplikacioneve kanë mbërritur me postë, kryesisht nga qytetarë nga qytete tjera të vendit dhe ato do të përpunohet gjatë fundjavës, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Shkup - Ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se Ligji për masat kufizuese nuk duhet të tërhiqet. Ai dha mbështetjen e tij për miratimin e këtij ligji dhe theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-në është i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë së Maqedonisë.

Shkup - Menjëherë pas zbulimit të rastit të pjesëtarit të armatës ku si pjesë e përbërjes mbështetëse të policisë për sigurimin e INP-Burgu “Idrizovë” është parë se si gjatë kryerjes së detyrës ka hedhur celularë në oborrin e burgut, nga ana e Shtatmadhorisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform rregullave ligjore, kumton Shtatmadhoria.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Anxhela Prajs Ageler.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e përshëndet vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masa restriktive, duke marrë parasysh atë që paraprakisht Ministria e Drejtësisë dha mendim negativ dhe vuri në dukje një sërë lëshimesh ligjore në vendimin e propozuar, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Shkup - Komisioni parlamentar për arsim, shkencë dhe sport, sot ka mbajtur seancën e 21-të në Shtëpinë ligjvënëse në të cilën është diskutuar për raportet vjetore të Universitetit të Shkencave dhe teknologjisë së informatikës "Shën Apostol Pali"- Ohër, Universiteti Nënë Tereza" në Shkup si dhe raporti vjetor i Universitetit "Goce Dellçev"- Shtip.

Prishtinë - Gjykata themelore e Prishtinës sot e ka dënuar serbin nga Kosova, Dushko Arsiq me 13 vite burg për krime lufte që sipas akuzës i ka kryer në fshatin Butovac gjatë kohës së luftës në Kosovë në shkurt të vitit 1999, informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Sarajevë - Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, sot në Sarajevë deklaroi se Bosnja e Hercegovina duhet të vendosë vetë nëse do të bëhet anëtare e NATO-s.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron ka vlerësuar si "akt frikacak dhe të turpshëm" sulmin rus në Ukrainë, ku humbën jetën dy punonjës humanitarë.

Paris - Bujqit francezë filluan gradualisht t'i heqin bllokadat rreth Parisit dhe në vende tjera në vend, një ditë pasi qeveria franceze ofroi masa me vlerë më shumë se 400 milionë euro si përgjigje e kërkesave të tyre për kushte më të mira bujqësore.

Madrid - Në rajonin verilindor spanjoll Katalonia sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës më të rëndë të regjistruar në këtë rajon.

Londër - Ekipet angleze të Premier ligës në afatin kalimtar të transferimeve në janar kanë harxhuar 100 milionë funta, që është rreth 88 për qind, që është më pak në krahasim me vitin e kaluar, e niveli më i ulët që nga koha e pandemisë së koronavirusit, kur në janar të vitit 2021 klubet investuan 70 milionë funta në lojtarë të rinj.

Berlin - Pas një beteje të gjatë, partitë e koalicionit qeverisës të Gjermanisë i dakorduan detajet e fundit për legalizimin e kanabisit, publikoi DPA.

Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit gjatë sulmeve izraelite, jetën e kanë humbur 112 palestinezë.

QËNDRONI TË LIDHUR