• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 6 gusht/ 2024

Shkup - Qeveria ka miratuar ribalanc të plotësuar të Buxhetit për vitin 2024, me të cilin janë siguruar mjete financiare shtesë për më shumë institucione: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, MPB-ja, Këshilli inspektues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria doganore, Pushteti ekzekutiv, Prokuroria publike, Avokati i popullit, Këshilli i prokurorove publikë, ASHAM,...

Shkup - Qeveria e quajti lajm të rrejshëm klasik informatën e publikuar nga "Top Çanel" për gjija përzierjen e flamurit të Kosovës me flamurin e Bashkimit Evropian, para konferencës së djeshme për shtyp të kryeministrit Hristian Mickoski me kolegun e tij kosovar, Albin Kurti. "Tentimi për krijim të qëllimshëm të konfuzionit është më se i dukshëm dhe nuk do të kalojë tek asnjë qytetar i ndërgjegjshëm. Njëherit, nëse shihet me kujdes videoja, qartë mund të vëreejet se bëhet fjalë për ndërrim të flamurit të përhershëm të BE-së, i cili ishte atje në konferencën e kaluar për shtyp, me flamur të ri për ngjarjen që pasonte më vonë me kryeministrin e Kosovës", thonë nga Qeveria.

Shkup - Me propozimin tim Qeveria solli vendim për çmimin në vlerë prej tre milionë denarë të basketbollistët deri më 18 vjeç të cilët fituan në Kampionatin Evropian të Basketbollit, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, Henrik Markush. Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u përshëndetën marrëdhëniet e afërta miqësore të cilat i ndjekë dialogu intensiv politik dhe bashkëpunimi i hapur sektorial.

Shkup - Ajo që i nevojitet vendit për momentin është realizimi i projekteve që kanë vlerë të shtuar, që ndikojnë në rritjen e PBB-së dhe nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Projekte që nënkuptojnë kosto më të ulëta për kompanitë do të lehtësojnë kushtet e tyre për të bërë biznes. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në Radion e Maqedonisë, duke iu referuar çështjes rreth projektit për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8.

Shkup - Gjykata Themelore Civile konfirmoi se Qeveria dhe tre ministri - për arsim dhe shkencë, punë dhe politikë sociale dhe shëndetësi, si dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe komunat Manastir dhe Shtip, kanë bërë diskriminim - segregim të fëmijëve romë në procesin arsimor. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kumtoi se Gjykata e ka sjellë gjykimin pas padisë së tyre për mbrojtje nga diskriminimi me interes publik, të dorëzuar më 1 shkurt të vitit 2021.

Shkup - Drejtorë të rinj u emëruan në 10 institucione shëndetësore publike në mbarë shtetin. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në ditët e kaluara, ministri Arben Taravari ka emëruar ushtrues u.d. drejtorë të rinj në 10 institucione shëndetësore publike.

Tetovë - Këtyre ditëve tetovarët kanë marrë vendime të reja për pagesë të Tatimit të pronës, të cilat janë për 100 për qind madje edhe më të larta se deri më tani. Për shkak të kësaj numër i madh i tetovarëve vijnë në Komunën e Tetovës ku kërkojnë informacione pse janë rritur çmimet. Nga sektori i financave të Komunës thonë se nuk bëhet fjalë për rritje të çmimeve por është bërë valorizim i pronës, diçka që ndër vite Komuna nuk e ka bërë.

Shkup - Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk konsideron se nevojitet ndërrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim gashi sepse, siç thekson partia në kumtesë, është locuar përgjegjësia dhe është parashtruar padi penale. "Institucionet si asnjëherë më parë tani po ndërmarrin masa urgjente dhe të pashtyeshme. Tani ka padi penale, ndërsa në të kaluarën rastet e këtilla fshiheshin", kumtoi VMRO-DPMNE si reagim ndaj interpelancës për punën e Gashit, të cilën sot në Parlament e parashtroi partia E Majta dhe me kërkesë të LSDM-së dje - kryeminsitri Hristian Mickoski urgjentisht ta ndërrojë Gashin nga vendi i kryetarit të Kuvendit.

Shkup - Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e djeshme për shty të dy kryeministrave ka bërë të ditur se është “për keqardhje” mënyra se si u zgjidh incidenti në Aeroportin e Shkupit, sepse, siç vlerëson, “kontribuoi edhe më shumë për propagandën kundër Republikës së Kosovës”. Ajo që ndodhi në Aeroportin e Shkupit, sipas zyrës së Osmanit, është “shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe të aplikuara në botë” dhe tregon se pret të informohet për masat e marra.

Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Sanja Bozhinovska, sot pati takim pune me përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë (DBM). Me drejtorin aktual të DBM-së për Maqedoni dhe Evropë, Gordan Jordanov dhe bashkëthemeluesi nënkryetar Aleksandar Mitrevski u diskutua për shumë tema aktuale dhe trende nga fusha e energjetikës, kumtoi kabineti i ministres Bozhinovska.

Shkup - Deri në orën 13, sot janë evidentuar gjithsej 16 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, shtatë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, tre janë shuar, kumtoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Shkup - Policia ka filluar me përdorimin e dronëve për monitorimin e brezave pyjorë në territorin e shtetit në drejtim të parandalimit të hershëm nga zjarret. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, me vendosjen e këtyre masave operacionale pritet të rrisë jo vetëm efikasitetin në fushën e paralajmërimit të hershëm dhe vendndodhjen e zjarreve të mundshme, por edhe të zbulojë shkaqet  ose arsyet e mundshme për shpërthimin e tyre. 

Shkup - Drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski dhe drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Elena Petrova, sot kanë mbajtur takim në të cilin është theksuar nevoja e koordinimit më të madh, shkëmbim të të dhënave dhe ndërlidhjes së sistemeve mes dy institucioneve, janë me qëllim shkatërrimin e ekonomisë gri, njoftojnë nga Drejtoria doganore.

Shkup - Mandati i deritanishëm i euroambasadorit dhe ngjarjet në vend kanë qenë në fokusin e takimit të sotëm të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe me Dejvid Girin, mandati i të cilit si ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut përfundon. Siç informojnë nga LSDM-ja, në bisedën Filipçe ka theksuar dyshim rreth qëllimeve të Qeverisë në përgjithësi ta vazhdojë drejtimin strategjik drejt Bashkimit Evropian.

Moskë - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë program për promovim të "vlerave tradicionale ruse shpirtërore dhe morale" jashtë vendit. Në ueb-faqen e Kremlinit u publikua kumtesa se Putini i urdhëroi funksionarët përgjegjës për projektet nacionale të ndajnë një shumë të pacaktuar të parave për programin e titulluar "Rusia jashtë vendit". programi do të ketë për qëllim "ta zhvillojë bashkëpunimin ndërkombëtar rinor dhe t'i promovojë vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse jashtë vendit", ceket në urdhër.

 Moskë - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se këtë vit është e nevojshme të përgatiten bazat për arritjen e paqes me Rusinë.  "Qëllimi ynë i vazhdueshëm është të përgatisim bazën e duhur për një përfundim të drejtë të konfliktit këtë vit", tha Zelenski.

Moskë - Zyrtari i lartë rus sot e paralajmëroi Ukrainën se kushtet do të jenë më të vështira për popullin e saj nëse pret më gjatë për të hyrë në negociatat paqësore. Moska njoftoi se negociatat duhet të bazohen në atë që Ukraina do të heq dorë nga toka që arrin një e pesta e territorit të saj - një pjesë e madhe e saj e pushtuar nga forcat ruse - duke hequr dorë nga çdo mundësi për përfshirje drejt  Aleancës së udhëhequr nga Perëndimi, kushte që Ukraina menjëherë i hodhi poshtë.

Xhakartë - Prodhimi i brendshëm bruto i Indonezisë u rrit fuqishëm në tremujorin e dytë falë konsumit të amvisërive dhe investimeve, treguan të dhënat zyrtare, që tregojnë se ekonomia më e madhe në Azinë Juglindore e ka kaluar Kinën për sa i përket rritjes.

Majfadun - Katër persona humbën jetën sot në një sulm ajror izraelit në qytetin Majfadun në jug të Libanit, kumtuan shërbimet shëndetësore dhe të sigurisë, ndërsa palestinezë humbën jetën edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Uashington - Kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike të SHBA-së, Kamala Haris, e zgjodhi guvernatorin e Minesotës, Tim Valc, për kandidat të saj për funksionin e nënpresidentit, njoftoi Si-En-En dhe "Uashington post", duke cituar burime anonime, transmetoi DPA.

Uashington - Ministria amerikane e Drejtësisë inicoi procedurë për konfiskimin e më shumë se 200 milionë dollarëve nga ish kryeministri ukrainas Pavlo Lazarenko, të cilat duhet t'i përkasin Ukrainës, ndërsa realizimi i tij është në fund.

 Uashington - Guvernatori i Minesotës, Tim Valc, të cilin me siguri kandidatja presidenciale e  demokratëve Kamala Harris, e ka zgjedhur për nënkryetar të saj, deklaroi  se është plotësisht i përkushtuar në këtë detyrë. "Është një nder të bashkohem me Harris në këtë”, tha Valc në fjalimin e tij të parë që kur u njoftua se Harrisi e ka zgjedhur atë, raportuan mediat britanike.

Uashington - Shtabi parazgjedhor i kandidatit presidencial amerikan nga Partia Republikane dhe ish presidenti amerikan Donald Tramp sot e përshkroi kandidatin nënpresidencial të Kamala Haris si "majtist të rrezikshëm".

QËNDRONI TË LIDHUR