• e mërkurë, 27 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

10 prill/ 2024/ 17:00

Shkup - Ndërmarrja qarkulluese publike Shkup njofton se sot, në festën fetare të Ramazan Bajramit, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Shkup - Salla Universale në Shkup është djegur deri në themel, pas një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm, i cili ka përfunduar pa viktima apo të lënduar, por me dëme materiale që ende nuk janë përcaktuar. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, por janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi që po kryenin punimet në momentin e rënies së zjarrit.

Shkup - Besimtarët e besimit islam në vend, por edhe në mbarë botën, sot festojnë festën e Ramazan Bajramit, i cili konsiderohet një nga pesë shtyllat e Islamit dhe festë për pastrim shpirtëror dhe fizik.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, kryetarit të BFI-së dhe qytetarëve të besimit islam u dërgoi mesazh urimi me rastin e festës së madhe myslimane të Fitër Bajramit, duke uruar që ditën e sotme ta kalojnë në lumturi, mirëqenie dhe në harmoni me të dashurit e tyre.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi urim për festën e Ramazan Bajramit, deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe besimtarëve të besimit islam.

Shkup - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, me rastin e Festës së Fitër Bajrami, uroi besimtarët myslimanë. 

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas përfundimit të tubimit të djeshëm në Kumanovë, ua uroi të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit dhe u dëshiroi shëndet, fat dhe bereqet.

Shkup - Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 23:45 në rrugën lokale nga fshati Lisiçan në fshatin Pllasnicë.

Shkup - Pas sigurimit të lokacionit dhe krijimit të kushteve të nevojshme, ekipet inspektuese me prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot kanë filluar inspektimin e objektit të Sallës Universale ku dje ka shpërthyer zjarr.

Shkup - Merrni seriozisht qytetarët, votuesit, jini të sinqertë, u thotë eurodeputetja dhe anëtarja e Komisionit të Përbashkët Parlamentar Tineke Shtrik në një intervistë ekskluzive për MIA-n për partitë politike dhe kandidatët në zgjedhje. Eurodeputetja thekson se duhet të ketë ndryshime kushtetuese përpara se të fillojnë negociatat për hyrjen në BE. Është një iluzion, shton Shtrik, që kjo nuk do të ndodhë.

Shkup - Dyshimet për shkelje të dispozitave nga Ligji për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe nga Kodi zgjedhor, janë të bazuara, ankesa e parashtruar nga kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska Davkova miratohet. Kështu unanimë, me pesë vota, vendosi sot Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga kandidatja për presidente të shtetit nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova. Ankesa ka të bëjë me shkelje të rregullave zgjedhore.

Dibër - Prokuroria e Korçës, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Martin dhe Andrea Oldashi, po zgjeron hetimet edhe në Maqedoninë e Veriut, njoftuan mediat shqiptare.

Athinë – Nën titullin qendror “Tranzicioni i madh”, në qytetin malor grek Delfi me rëndësi të lashtë, sot fillon Forumi i nëntë Ekonomik, në të cilin janë paralajmëruar më shumë se 1000 folës nga 70 vende, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Prishtinë – Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti i ka humbur betejat e mëdha në negociata dhe “po merret me beteja të vogla” si targat dhe përdorimi i dinarit serb në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kiev - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski publikoi se Ukraina ka zhvilluar plan për kundërofensivë të re.

Moskë - Rusia gjatë natës e ka sulmuar Ukrainën me 17 dronë sulmues "Shahed-131/136", dy raketa lundrimi "Iskander-K" dhe një raketë balistike "Iskander-M", të cilat ishin të drejtuara në rajonet Odesa, Nikolaev, Herson dhe Kirovohrad, kumtuan autoritetet ukrainase.

Lubjanë - Ish-presidenti i Sllovenisë dhe themeluesi i “Miqve të Ballkanit Perëndimor”, Borut Pahor, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, po lobon për të marrë postin e të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta sllovene “Dello”.

Madrid - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot deklaroi se njohja e shtetit palestinez “është në interesin gjeopolitik të Evropës”.

Bruksel - Vendet kandidate për anëtarësim në BE - Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Ukraina, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, anëtarët e EFTA-s dhe Zonës Ekonomike Evropiane - Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe Armenia u pajtuan me Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 25 mars 2024 për të shtuar një person dhe një grup në listën e individëve, organizatave, kompanive dhe subjekteve që i nënshtrohen sanksioneve për shkak të lidhjeve me grupet terroriste Shteti Islamik (SHI) dhe Al Kaeda, kumtoi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell.

Kiev - Ukraina dhe Britania e Madhe sot kanë nënshkruar Marrëveshje kornizë për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes dhe prodhimit të armës, me qëllim që t'i përforcojnë kapacitetet ukrainase për prodhimin e armës.

Uashington - Qasja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ndaj luftës në Gazë është “e gabuar”, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në një intervistë për Univision, rrjetin televiziv amerikan në gjuhën spanjolle, që u publikua dje duke ofruar kritika të mëtejshme për përballjen me konfliktin nga Izraeli.

Nju Jork - Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë vërejtur një rritje të papritur të viktimave civile në Ukrainë muajin e kaluar për shkak të sulmeve të intensifikuara nga forcat ruse, njoftoi sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Në mars, në mesin e viktimave, të paktën 57 fëmijë u vranë ose u plagosën, që është dy herë më shumë se në shkurt, njoftoi Hina.

Jerusalem - Në tre ditët e fundit në Rripin e Gazës kanë hyrë më shumë se 1200 kamionë me ndihma humanitare, prej të cilëve 468 kanë arritur vetëm dje, që është numri më i madh i kamionëve me ndihma humanitare që nga fillimi i lufta mes Izraelit dhe Hamasit palestinez, kumtoi ushtria izraelite (IDF).

Uashington - Shtëpia e Bardhë sot kumtoi se deklaratat e Hamasit në lidhje me propozimin për armëpushim në Gazë lidhur me lirimin e pengjeve "nuk janë shumë inkurajuese", megjithëse ndërmjetësit ende presin një përgjigje zyrtare nga lëvizja islamike palestineze. 

Teheran/Tel Aviv –Lideri suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, sot deklaroi se Izraeli “duhet të dënohet” dhe “do të dënohet” për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri, për të cilën Teherani e fajësoi Tel Avivin.

Uashington - Sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive në Rusi mund të ndikojnë negativisht në tregjet botërore të energjisë, ndaj Kievi duhet të zgjedhë objektiva të tjera, deklaroi mbrëmë shefi i Pentagonit, Lojd Ostin.

QËNDRONI TË LIDHUR