• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/26 korrik/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot, me rastin e 26 korrikut - ditës së solidaritetit dhe përkujtimit të tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, e vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vizitës presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi Kabineti i saj, mori pjesë në prezantimin - Aktivitetet e Kryqit të Kuq gjatë tërmetit në Shkup në vitin 1963 dhe mbajti takim me vullnetarë dhe kryesinë e kësaj organizate humanitare. Përmes video lidhjes vijoi një pjesë e aktiviteteve të ttyre në Qendrën prë dhurim të gjakut, Qendrën për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale dhe në Qendrën për kujdes.

Manastir - Për shkak të indikacioneve për keqpërdorime dhe krijimin e një qendre të fuqisë në prokurori dhe gjyqësi, policia hyri në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  gjatë vizitës në Manastir. Ai theksoi se Qeveria vazhdimisht do të luftojë kundër kriminelëve në sistemin gjyqësor dhe se, sipas tij, drejtësi duhet të marrë secili.

Shkup - Kjo Qeveri ka për qëllim të bëjë konsolidim financiar të ekonomisë së përgjithshme, të ekipojë të gjithë shfrytëzuesit buxhetor dhe të bëjë kontroll të shpenzimeve joproduktive, do të vazhdojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe ka siguruar mjete nga ku ka qenë e mundur për funksionimin normal të shtetit, tha sot zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për ribalancin e buxhetit. Duke i repilikuar deputetes Jovanka Trençevska nga LSDM-ja, sipas së cilës ky ribalanc është më i keqi ndonjëherë, Jankullovski thekson se Qeveria ka krijuar projeksionet sipas kushteve që ka trashëguar.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja në kuadër të të cilëve janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe janë riafimuar angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, para se gjithash në planin ekonomik. Në takim, siç njoftoi MPJ-ja, është bërë fjalë për gjendjen aktuale në dy vendet dhe në rajon si tërësi. Njëherit, është theksuar nevoja për përshpejtim të proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç në mirëmbajtjen e stabilitetit rajonal.   

Shkup - Deklaratë tatimore për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në kohë kanë paraqitur 95 për qind të tatimpaguesve, ndërsa 5.1 për qind, gjegjësisht 1983 tatimpagues, nuk kanë paraqitur TVSH-04 deri në afatin e fundit, dje në orën 23:59. Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) apelon deri të gjithë ata që vonohen të përmbushin detyrimin, të dorëzojnë deklaratën tatimore.

Manastir - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hristian  Mickoski nuk pret që udhëheqësia e re e LSDM-së do të thotë diçka të re ose do të thonë lavdërim për punën e Qeverisë së re. Mickoski, i cili gjatë vizitës në Manastir u përgjigj në pyetjen e gazetarëve për komentin e djeshëm të kryerarit të LSDM-së, Venko Filipçe se Qeveria e re nga vetë fillimi ka dështuar me investimet theksoi se kjo është një qasje e gabuar.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi u.d. drejtorë në disa institucione shëndetësore publike, kumtoi Minsitria e Shëndetësisë. Për u.d. drejtor në Klinikën universitare për neurokirurgji është emëruar Lulzim Agai, në Klinikën universitare për sëmundje të syve - Natasha Shekerinov, përderisa në Klinikën universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle - Karolina Simonovska.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski sot pati takim me ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov, në të cilin në prani të atasheut të mbrojtjes, nënkolonelin Asen Lambev, diskutuan për bashkëpunimin në mbrojtje ndërmjet dy vendeve për të cilën besojnë se është "shembull se si duhet të bashkëpunojnë dy vende fqinje, miqësore dhe aleate". "Letra e synimeve e nënshkruar së fundi nga ministrat e mbrojtjes në Samitin e fundit të NATO-s, e cila lehtëson lëvizshmërinë ushtarake në Korridorin 8, e forcon edhe më shumë bashkëpunimin në mbrojtje", theksuan Misajlovski dhe Angellov në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shkup - Përmirësim të kushteve në të cilat punojnë të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë dhe pajisje të pjesëtarëve të Armatës, premtoi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski në takimin e sotëm me përfaqësuesit e sindikatave në mbrojtje. "Në fillim të takimit ministri Misajlovski dërgoi bindje te të gjithë përfaqësuesit se ky institucion do të jetë shumë i rëndësishëm në periudhën e ardhshme veçanërisht në pajisjen e pjesëtarëve të Armatës, por edhe për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në të cilat punojnë të gjithë të punësuarit në Ministri dhe Armatë", informojnë nga MM.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, konsideron se ekstradimi i ish-anëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nuk është rasti i parë i tillë tek ne dhe se Serbia po e keqpërdorë anëtarësimin në Interpol."BDI dëshiron të duket sikur ky është rasti i parë. për fat të keq, pati edhe më herët raste të këtilla të cilët në fund përfunduan në Gjykatën supreme, me vendim për t'u liruar sepse nuk ka fakte dhe argumente", tha ministri. Sipas tij, Serbia po e keqpërdorë anëtarësimin në Interpol.

Shkup - Mazuti nga sonte në mesnatë do të jetë më e lirë për 1,101 denarë për kilogram, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht me 0.48 për qind. Çmimi i ri me pakicë i karburantit M-1 NS do të jetë 44,656 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 83,5, EURODIZEL (D-E V) për 74, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72,5 denarë për litër.

Prishtinë - Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez, Aivo Orav në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë. Sipas BE-së, ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2024 dhe do të ketë një mandat fillestar prej dy vjetësh, duke pasur Tomas Szunyog, që ka qenë në këtë post që nga viti 2020. “Orav do të ketë rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila bashkëpunon me rajonin. Ai po ashtu mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në. Ai do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë përparimin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet evropiane”, tha BE-ja.

Beograd - Bashkëpunimi policor dhe lufta për përballje me krimin e organizuar dhe krimin transnacional, përmirësimi i bashkëpunimit në fushën e vendkalimeve kufitare kanë qenë në fokus të bisedës së ministrit Pançe Toshkovski në Beograd me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, njofton korrespondenti i MIA-së nga Beogradi.

Paris - Në Pallatin e Eliseut në Paris, në prag të hapjes së Lojërave të 33-ta verore olimpike, sot mbahet pritje në nder të liderëve botërorë dhe kryetarëve të organizatave ndërkombëtare, nikoqir i të cilës është presidenti i Francës, Emanuel Makron.Makron dhe bashkëshortja e tij, Brizhit i presin mysafirët çara Pallatit të Eliseut. 

Paris - Kryeministri francez Gabriel Atal sot deklaroi se sabotazhi që i goditi pjesët kyçe në rrjetin hekurudhor francez para Lojërave Olimpike kishte "një qëllim të qartë - ta bllokojë rrjetin e trenave të shpejtë". Ai tha se "vandalët" në mënyrë strategjike i kanë sulmuar rrugët kryesore nga veriu, lindja dhe perëndimi ndaj Parisit, disa orë para hapjes solemne të Olimpiadës.

Johanesburg - Policia jugoafrikane sot arrestoi 95 shtetas libianë në një bastisje në lokacionin për të cilin ekziston dyshimi se shërben si kamp ushtarak i fshehtë për trajnim. Policia kumtoi se udhëhiqet hetim që të konfirmohet  nëse ka ende kampe të tilla. Kampi është zbuluar në një fermë rreth 360 kilometra në verilindje nga Johanesburg. Policia kumtoi se libianët deklaruan se kanë hyrë në vend me viza studentore që të trajnohen për sigurim, por hetimi policor tregoi se kanë kaluar trajnimin ushtarak.

Sindi - Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re sot në një komunikatë të përbashkët bënë thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës dhe paralajmëruan për rrezik nga përhapja e konfliktit paralel mes Hezbollahut libanez dhe Izraelit. Ata kërkuan që Izraeli t'i përgjigjet gjykatës së Kombeve të Bashkuara, e cila javën e kaluar vendosi se okupimi i territoreve palestineze dhe lagjet e atjeshme janë ilegale.

Paris - Dy nga katër trenat që transferonin sportistë të cilët duhet të marrin pjesë në Olimpiadën në Paris, në linjën e shpejtë të Atlantikut Perëndimor u ndaluan disa orë para ceremonisë së hapjes për shkak të sabotimit të koordinuar të hekurudhave, deklaroi një përfaqësues zyrtar i operatorit hekurudhor francez SNCF. Ndërmjet tyre janë edhe dy sportistë gjermanë të cilët duhej të ktheheshin në Belgjikë, por për shkak të akteve vandale të rrjetit hekurudhor francez do ta lëshojnë hapjen solemne të Olimpiadës.

Mançester - Mançester Siti është gati të konkurrojë me Barcelonën për nënshkrimin e reprezentuesit spanjoll të futbollit Dani Olmo nga RB Lajpcig dhe tashmë ka dorëzuar një ofertë për klubin gjerman, bën të ditur sot "Fut Merkato". Olmo (26) u lidh me largimin pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kampionatin evropian të futbollit të kohëve të fundit në Gjermani. Paralelisht me tentativën për të angazhuar Niko Uiliamsin, udhëheqësia e Barcelonës nuk heq dorë nga dëshira për ta angazhuar Olmon, duke ofruar për të rreth 60 milionë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR