• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 31 mars/ 2024

Shkup - Pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare gjatë fundjavës i promovojnë kandidatët për deputetë. LSDM dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë  kanë paralajmëruar promovime për sot, ndërsa dje koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE promovoi kandidatët për deputetë.

Shkup - Besimtarët e Kishës Katolike Romake sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët. Në vend, mbrëmë tradicionalisht u mbajt kremtimi qendror në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere të Ngjalljes së Krishtit - Pashkëve, i dërgoi urim Dr. Kiro Stojanov, ipeshkëv i Shkupit dhe Dioqezës Strumicë-Shkup dhe të gjithë besimtarëve të krishterë që festojnë Pashkët sipas kalendarit Gregorian.

Shkup -  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,  i dërgoi telegram me urim ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkisë Strumicë-Shkup, imzot Dr. Kiro Stojanovit, klerikëve dhe murgjve të Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë, qytetarëve të besimit katolik dhe të gjithë qytetarëve që sot festojnë Ngjalljen e Krishtit – Pashkët.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë, Pashkët, për Ipeshkvin e Shkupit dhe Ipeshkvin e Strumicës dhe Shkupit, dr. Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve katolikë.

Shkup - Në fundjavë do të miratohen rreth 20.000 kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot vizitoi pikën për dokumente personale në stacionin policor Prolet në Shkup.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Krizat njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm është në komunikim me institucionet dhe forcat për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës, i cili ende është aktiv në terren të paarritshëm. Për shkak të forcimit të erës së nxehtë dhe zjarrit është prekur pylli i ahut.

Shkup - Temperatura më e ulët prej 4 gradë Celsius është matur në Berovë mëngjesin e sotëm. Më pas janë Hanet e Mavrovës me 5 gradë, Kodra e Diellit, Lazaropole, Pretor me 6 gradë, Tetovë, Kriva Pallankë, Manastir, Strumicë me 7, Shkup-Petrovec, Ohër, Gjevgjeli 8, Prilep 9, Shkup-Zajçev Rid, Krushevë, Dibër, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Veles 10 dhe 12 gradë në Demir Kapi dhe Vinicë.

 Shkup - Njëmbëdhjetë projekte investuese janë zgjedhur në Thirrjen publike për ndihmë  teknike për zhvillim të furnizuesve të ZZHTI të destinuar për kompanitë e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtuan nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike  Industriale (ZZHTI), komisionipesë anëtarësh i përbërë nga disa ekspertë dhe organizata të pavarura, si dhe përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare - IFC, i vlerësoi projektet investuese të parashtruara. Kriteret kryesore të vlerësimit ishin potenciali i tregut, kapaciteti i ekipit të projektit, cilësia dhe ndikimi i projektit.

 Shkup - Nga ana e Njësisë për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup më 29/30 mars janë kryer bastisje me urdhër të gjykatës në dy banesa në zonën e Qendrës dhe Karposhit, ku janë gjetur edhe sekuestruar kokainë,  marihuanë dhe dy vaga digjitale. Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes nga liria është privuar L.J. (54) nga Shkupi.

Shkup - Një vajzë njëzet vjeçare me prejardhje nga Shqipëria është raportuar e zhdukur mbrëmë, pasi është larguar nga shtëpia e saj në Shkup, ku po qëndronte, konfirmuan për MIA-n MPB-ja. "Me datë 30.03.2024 në ora 10:30 në SP Petrovec G.T. ka raportuar se E.Ç (20) nga Republika e Shqipërisë është larguar nga shtëpia në Shkup ku banon. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit", bën të ditur MPB.

Shkup - Moti sot do të jetë me dill dhe i ngrohtë me temperatura masimale prej 23 deri në 28 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, më i shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 8 gradë dhe maksimalja deri në 27 gradë.

Tiranë - Një alpiniste kroate ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi e madhe në malin Jezerce, në pjesën veriore të Shqipërisë, të njohur si "Alpet Shqiptare". "Pas disa orësh kërkime, pasditen e djeshme vonë u mundësua gjetja dhe shpëtimi i shtatë turistëve të bllokuar në malin e Jezercës, ku si pasojë e rrëshqitjes në një terren të pjerrët dhe rënies nga një lartësi e madhe jetën e humbi alpinistja kroate Z.I.(41) vjeçare publikoi MPB shqiptare.

Ankara – Në Turqi sot mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat pak më shumë se 61 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin autoritetet lokale për një mandat pesëvjeçar, transmeton Anadolia. Rreth 208,000 qendra votimi janë të hapura për votim. Votimi do të zgjasë nga ora 07:00 deri në 16:00 në 32 rajone në lindje të vendit dhe nga ora 08:00 deri në 17:00 sipas kohës lokale në pjesën tjetër të Turqisë.

Bruksel - Sot hyn në fuqi vendimi i Këshillit të BE-së nga dhjetori i vitit të kaluar për të hequr kontrollet kufitare të aeroporteve dhe porteve gjatë udhëtimeve midis Bullgarisë dhe Rumanisë dhe anëtarëve të tjerë të zonës Shengen.

Azaz - Të paktën shtatë persona u vranë dhe 30 u plagosën në një shpërthim të automobilit në një treg të frekuentuar në qytetin sirian Azaz, njoftuan banorët dhe ekipet e shpëtimit. Ata thanë se automobili shpërtheu gjatë natës më të madhe të blerjeve pasi e ndërprenë agjërimin gjatë muajit mysliman të Ramazanit.

Kajro - Sot në Kajro duhet të vazhdojnë negociatat për ndërprerjen e zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, njoftuan mediat egjiptiane dikue i'u referuar burimeve të sigurisë. Njoftimi vjen pasi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tha pardje se ai kishte rënë dakord për një raund të ri bisedimesh për armëpushim në Gaza dhe do të dërgonte delegacione në Egjipt dhe Katar për diskutime negociuese.

Gaza - Izraeli kreu sulme të ashpra në Rripin e Gazës gjatë natës, ndërsa rajoni kërcënohet nga uria në një kohë kur në Kajro duhet të fillojë një raund i ri i bisedimeve të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Të paktën 75 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë gjatë natës, kumtoi ministria e Shëndetësisë e lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila ka sunduar Gazën që nga viti 2007.

Lusaka – Për shkak të kushteve ekstreme të motit, mbi 20 milionë njerëz po përballen me urinë në Afrikën Jugore, ku thatësira ka arritur nivele kritike. Zambia dhe Malavi e kanë shpallur thatësirën një katastrofë kombëtare, ndërsa Zimbabveja fqinje, ku rreth 2.7 milionë njerëz po përballen me urinë, është afër marrjes së një vendimi të tillë.

QËNDRONI TË LIDHUR