• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 29 maj/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pati takim me kryeshefin e shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, kumtoi zyra e presidentes. "Në takimin, i pari pas marrjes së detyrës, presidentja Siljanovska Davkova u informua për aktivitetet në vijim të Armatës në realizimin e detyrave  për mbrojtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë, gatishmërinë për plotësimin e obligimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kontributin në vetëmbrojtjen kolektive, operacionet ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave kombëtare më të gjera", citohet në kumtesë.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimilano Paoluçi.  Në takim, siç thuhet në njoftimimin e Kabinetit të saj, presidentja shprehu mirënjohje deri te Banka Botërore për partneriteton e vazhdueshëm dhe mbështetjen në nxitjen e zhvillimit social dhe rritjes ekonomike të vendit.

Shkup - Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot (29.05.2024) vizitoi Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në Byronë për Siguri Publike, ku nga afër u njoh me punën e kësaj njësie organizative, ku mbajti  takim pune me udhëheqësinë.

Shkup - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska thotë se fillimisht nuk ka dashur ta ngarkojë as opinionin, as organet e ndjekjes, por se përfundimisht ka vendosur t'i paraqesë kërcënimet ndaj saj sepse, siç tha, "ndodhte çdo të dytën apo tretën ditë".

Shkup - Në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullaksohet në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Shkup - Kryetari i BDI-së dhe një pjesë e Koalicionit "Fronti evropian", Ali Ahmeti sot në konferencë prë shtyp nga selia e partisë në Tetovë, kumtoi se ata janë përfaqësuesit legjitim të shqipzarëve në shtet, sepse, siç theksoi, në zgjedhjet presidenciale kanë fituar me dallim prej 40.000 votave, ndërsa në parlamentaret me mbi 30 mijë vota më shumë dhe, sipas tyre, gjashtë deputetë më shumë se Koalicioni VLEN.

Tetovë - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në konferencë për shtyp me liderët partiak të koalicionit Fronti evropian tha se Marrëveshja e Ohrit është shkelur sepse nuk është respektuar legjitimiteti i votuesve të tyre. Prandaj, theksoi ai, fillon beteja për respektim të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, e cila bazohet në legjitimitet dhe të drejtën e zakonshme të përfaqësimit nga ana e atyre që e kanë legjitimitetin e bashkësive. Sipas Ahmetit, kur respektohet fryma e Marrëveshjes së Ohrit, shoqëria përparon dhe të gjithë qytetarët janë të barabartë.

Shkup - Nuk ka as majorizim, as shovinizëm, as nuk ka rëndësi që Ahmeti është ndjerë i ofenduar, e rëndësishme është që vullneti i shumicës është që BDI-ja të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi, thonë nga VMRO-DPMNE-ja në reagimin e konferencës së sotme për shtyp të liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili tha se po fillojnë me hapa për parandalimin e majorizimit. 

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev sot patën takim me ambasadorin dhe shef i Misionit të OSBE-së, Kilian Val. Në takim u diskutua për zbatimin dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni, si dhe për hapat e mëtejshëm për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Shkup - Shkarkimi im është i kundërligjshëm, sepse në një Qeveri teknike drejtorët nuk mund të emërohen e as të shkarkohen. Kështu deklaroi dr. Marjan Shokarovski, në konferencën e sotme për media në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë Universitare të ISHP-së, duke theksuar se nuk janë të sakta pretendimet se vdekshmëria në Kardiologji është rritur që nga emërimi i tij si drejtor, por, siç tha ai, ka një tendencë të uljes së vdekjeve.

Shkup - Shfaqja e dënimeve për gjoja tejkalime të barnave të lëshuara, në kushtet e buxhetit të parritur për barnat për terapi kronike, ku një pjesë e mjekëve u vunë në situatën që duhet t'i kthejnë paratë, ndonëse,  siç thonë, duhej të përshkruajnë barna, ka qenë arsyeja e parë e reagimit të sotëm të mjekëve të amë para Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ndonëse, siç u theksua, paratë ende nuk u janë paguar, dhe u është premtuar se askush nuk do të dënohet.

Shkup - Deputetja e LSDM-së dhe ministre e Kulturës në largim, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, njoftoi se tashmë ka dorëzuar ankesë në Departamentin për Inspektim të Ministrisë së Kulturës kundër kryetarit të ri të Kuvendit, Afrim Gashi. sepse ai duhej ta bënte betimin fillimisht të lexuar në maqedonisht, e më pas në shqip.

Kumanovë - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot njoftoi se uji nga "Ujësjellësi" në Kumanovë ështe e sigurt për pije.  "Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot, nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, i ka marrë rezultatet e testimit laboratorik të tri mostrave të njëpasnjëshme të ujit të marra nga ujësjellësi i qytetit të Kumanovës. Janë marrë rezultate të kënaqshme të testeve në aspektin fiziko-kimik dhe bakteriologjik, gjegjësisht uji nga Ujësjellësi i Kumanovës është i sigurt për pije, pasi AUV-ja e anulon ndalimin e përdorimit të tij që ishte miratuar më datë 23 të këtij muaji", njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shkup - Qyteti i Shkupit informon se të shtunën dhe të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave. "Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në kohën e njejtë", shtohet në kumtesën e sotme.

Minsk - Minsku është i gatshëm të jetë nikoqir i negociatave për zgjidhjen e konfliktit ukrainas, deklaroi ministri bjellorus i Punëve të Jashtme Sergej Alejnik. "Mendojmë se arsyet për fillimin e këtij konflikti janë komplekse. E dimë me siguri se qëllimi i kësaj situate së pari kishte filluar, ndërsa tani po nxehet, dhe atë nga jashtë. Këtë e bëjnë ata që kanë interes direkt nga kjo", deklaroi Alejnik pas takimit me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme Peter Sijarto, transmetuan mediat ruse.

Uashingtoni - SHBA-ja dhe partnerët e tyre po përgatisin sanksione dhe masa të reja të kontrollit të eksporteve për të parandaluar tregtinë midis Kinës dhe Rusisë dhe për të ndëshkuar ata që shmangin sanksionet kundër Rusisë. 

Seul - Koreja e Veriut sot dërgoi tullumbace me mbeturina dhe plehra në drejtim të Koresë së Jugut, gjë që e detyroi ushtrinë e vendit t'i moblizojë ekipet e veta për reagim kimik dhe shpërthyes për t'i gjetur dhe hulumtuar mbetjet nga tullumbacet e rëna në disa pjesë të vendit. Shefi i ushtrisë jugkoreane deklaroi se Koreja e Veriut dje në mbrëmje ka dërguar numër të madh tullumbacesh me mbeturina drejt jugut, si përgjigje ndaj dërgimit të fletushkave propagandistike kundër Koresë së Veriut.

 

QËNDRONI TË LIDHUR