• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 6 janar/ 2024

 Shkup -  Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe  të krishterë të lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve, u dërgoi  urim të gjithë qytetarëve që e festojnë ditën e lindjes së Krishtit, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z. z. Stefan dhe kryetarit të Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore - Metodiste, Emil Zaev.

Shkup  - Masë kujdesi u caktoi gjyqtari i procedurës  paraprake nga Gjykata Penale katër personave ndër të cilët edhe Bekim Neziri, ish ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së, të dyshuar për rrezikim të sigurisë në transportin ajror. Ata së bashku me katër persona të tjerë në kërkim kanë hyrë të enjten në zyrat e M-NAV ku ka ndodhur një incident.

Shkup  - Prokurori publik gjatë ditës së sotme do të paraqesë ankesa për vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Oenale Shkup,  me të cilin u refuzua propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuar për vepër penale -  Rrezikim të sigurisë së trafikut ajror dhe u janë caktuar  masa kujdesi, informojnë nga PPRMV-së.

Shkup  - Besimtarët krishterë ortodoks në vend sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishlindjet.  Shënimi i Buzmit tradicionalisht do të mbahet para Tempullit "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup në organizim të Shoqatës së Qytetarëve "Këshilli për Festim Tradicional të Buzmit".

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti informon se ndërtimi i Poliklinikës Saraj në Shtëpinë e Shëndetit  - Shkup është në fazën përfundimtare dhe duhet të vihet në përdorim në ditët në vijim.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme i njoftoi qytetarët se sot do të jenë të hapura sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së. Orari i punës së sporteleve do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka dërguar sot një urim me të cilin ka uruar festën e gëzueshme dhe të bekuar të Buzmit.

Shkup -  Shpallet urdhër-arrest për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, konfirmojnë për MIA-n nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Guri ka qenë në arrest shtëpiak, pas së cilës Prokuroria Publike ka parashtruar ankesë dhe Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup ka marrë vendim për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit aktiv. 

Shkup  - Ndalohet hyrja ilegale e 11 emigrantëve shtetas të Sirisë, Pakistanit, Kamerunit dhe Kongos në tre raste të veçanta në hyrje të vendkalimit kufitar Bogorodicë gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar, informojnë nga Drejtoria Doganore.

Shkup  - Sot Shkupi është në vendin e nëntë në botë për nga ndotja e ajrit në listën e platformës IQAir (Indeksi botëror për cilësinë e ajrit). Sipas koncentrimit të grimcave PM në ajër, të matur në orën 11:00 me orën lokale, ajri në Shkup është "i pashëndetshëm" dhe nuk rekomandohet qëndrimi në vende të hapura për njerëzit me shëndet të ndjeshëm.

 Shkup - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar "Bllacë" pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare "Veri" e kanë privuar nga liria N.H. (49) nga Republika e Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale "kontrabandë".

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.  Dukshmëri e ulët prej 50m deri në 100m ka në akset rrugore Shkup-Veles dhe Strumicë - Novo Sellë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Kumanovë - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Kumanovë mori pjesë në kremtimin multietnik të festës së madhe krishtere Buzmi, në të cilën morën pjesë nxënës të SHMSH QRATP “Kiro Burnaz”. 

Stamboll - Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken ndodhet sot në Turqi për bisedime para turneut të tij në Lindjen e Mesme dhe në rendin e ditës është lufta Izrael-Hamas në Gaza. Ky është turneu i katërt i Blinkenit në rajon gjatë tre muajve të fundit.

Bruksel - Komisioni Evropian po punon për përgatitjen e një programi për qëllimet klimatike të BE-së deri në vitin 2040, i cili do ta lërë atë si trashëgimi për realizimin e institucioneve të ardhshme të Unionit që duhet të formohen pas zgjedhjeve për anëtarët e Parlamentit Evropian të planifikuara për në fillim të qershorit.

Oslo - Në Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë, mbrëmë temperatura ka rënë nën minus 30 gradë, që është një minimum historik pasi janë bërë matjet meteorologjike. Minus 31.1 gradë Celsius u regjistrua në Bjornholt në pjesën veriore të kryeqytetit, kumtoi Instituti Meteorologjik Norvegjez. Rekordi minus u regjistrua sonte mes orës 3 dhe 4 me orën lokale në një stacion meteorologjik pyjor, ku temperatura më e lartë në 24 orët e fundit ishte minus 21.9 gradë.

Portland - Një aeroplan "Boeing 737-9 Max" i "Alaska erlajns" dje bëri ulje emergjente  në shtetin amerikan Oregon pasi një dritare dhe një pjesë e trupit u shkëput në një lartësi prej 5000 metrash, menjëherë pas fluturimit. Kompania ajrore njoftoi se aeroplani me 174 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u ul i sigurt.

Uashington - Gjykata Supreme e SHBA-së njoftoi se do të shqyrtojë vendimin e një gjykate të Kolorados për të hequr ish presidentin Donald Tramp nga fletëvotimi në atë shtet federal amerikan, duke i pamundësuar atij të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Gjykata Supreme ka caktuar një seancë dëgjimore për më 8 shkurt, raportojnë Si-En-En dhe Bi-Bi-Si.

Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin javën e kaluar është hospitalizuar për shkak të problemeve shëndetësore, kumtoi Pentagoni. Ostin u pranua të hënën mbrëma në Spitalin Ushtarak Uolter Rid, që ndodhet afër Uashingtonit, "për shkak të komplikimeve pas një procedure të gabuar mjekësore", tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Rajder.

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden shënoi përvjetorin e tretë të sulmit në Kapitol të SHBA-së më 6 janar 2021, me një fjalim politik nga Pensilvania që u fokusua kryesisht në sfiduesin e tij kryesor republikan të vitit 2024, Donald Tramp, raporton Zëri i Amerikës.

 Bejrut - Grupi militant libanez Hezbollah bëri të ditur se sot ka gjuajtur  dhjetëra raketa mbi një ushtarake në veri të Izraelit, duke theksuar se kjo ishte një përgjigje fillestare ndaj vrasjes së javës së kaluar të njeriut të dytë të Hamasit, Saleh  al-Aruri në bastionin e grupit shiit në periferi të Bejrutit.

 Gazë - Të paktën 122 palestinezë janë vrarë dhe 256 janë plagosur në 24 orët e fundit në Gazë, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në enklavën palestineze që nga fillimi i përleshjeve mes Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor është 22.722, ndërsa të plagosur 58.166.

Bejrut - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell, ka folur sot me kryeministrin libanez Naxhib Mikati për situatën në Bejrut, ndikimin e konfliktit në Gaza në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në Siri.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, në disa lugina me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h). Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR