• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA FLESH

18:00/ 27 mars/ 2025

Ohër - Në aeroportin e Ohrit, "Shën Apostull Pali" sot ateroi aeroplani i parë i aviokompanisë ""Turkish Erllajns" në linjën e re të rregullt nga Stambolli për në Ohër.

Shkup- Me fluturimin e parë të aviokompanisë turke "Turkish erllajns" nga Stambolli deri në Ohër, sot në mënyrë solemne është lëshuar në përdorim linja e re ajrore.

Shkup - Grupi Parlamentar i Frontit Evropian sot ka dorëzuar një kërkesë formale drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të marrë informacion të detajuar mbi rrethanat, veprimet e institucioneve kompetente dhe qasjen selektive në procesin hetimor lidhur me tragjedinë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Po ashtu, siç kumtuan prej aty, ata kërkojnë që edhe Komisioni i Kuvendit ta vëzhgojë punën e e organeve hetuese dhe të drejtësisë lidhur me zjarrin në Koçan.   

Tuzëll-  Tuzëll, BeH, në vijim është një kërkim i madh pasi lumi i përmbytur Jala mori dy policë dhe një person tjetër, njofton "Dnevni avaz".

Ankara - Ministri turk i Drejtësisë, Jilmaz Tunç deklaroi se hetimi kundër kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu nuk është i motivuar politikisht dhe është “çështje e gjyqësorit".

Ankara - Studentët mëngjesin e sotëm u tubuan në afërsi të Universitetit teknik të Lindjes së Mesme në Ankara për të lexuar një kumtesë, e pastaj të marshojnë, por policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit.

Beograd - Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ka ndodhur më 16 mars në Koçan, janë dërguar nga Qendra klinike universitare e Serbisë në Qendrën klinike universitare Nish, njofton MIA nga Beogradi.

Paris - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, pas përfundimit të samitit në Paris, të koalicionit të ashtuquajtur të përgatiturve, deklaroi se Rusia nuk dëshiron paqe.

Paris - Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se përparimi i “koalicionit të të përgatiturve” për mbështetje të Ukrainës është evident përmes rritjes së vullnetit politik, rritjes së numrit të pjesëmarrësve dhe entuziazmit për veprim të përbashkët.

Bruksel - Qeveria e Belgjikës po shqyrton opsionet për marrjen me qira ose ndërtimin e objekteve të burgjeve në vende tjera evropiane, ku do të dërgonte shtetas të huaj, të cilët janë në burg në Belgjikë.

Bruksel - Prioritet i Bashkimit Evropian është që përmes negociatave me SHBA-në të gjejë zgjidhje për tarifat në interes të të dyja palëve, gjë që do të forcojë marrëdhëniet e ndërsjella tregtare dhe ekonomike, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për siguri ekonomike, tregti, shërbime financiare dhe dogana, Olof Gill, në përgjigje të pyetjes nëse BE-ja është e befasuar nga paralajmërimi i Uashingtonit për vendosje të tarifave prej 25 për qind për importin e automjeteve.

Paris- Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se në takimin e sotëm është “dakorduar unanimisht” se “tani nuk është koha për të hequr sanksionet kundër Rusisë në asnjë mënyrë”.

Romë – Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot se në Rripin e Gazës ka ushqim për vetëm edhe dy javë, ku qindra mijëra njerëz janë të ekspozuar në rrezik nga uria e rëndë dhe kequshqyerja.

Paris - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në Iks publikoi se ka pasur konsultime sot në mëngjes me kryeministrin britanik Kir Starmer, si dhe me presidentët e Francës dhe Ukrainës, Emanuel Makron dhe Volodimir Zelenski, para fillimit të forumit të sotëm për mbështetje të Ukrainës, që do të mbahet në Paris.

QËNDRONI TË LIDHUR