• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 9 qershor / 2024

Shkup- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot e mban Kongresin e 29-të, ku, sipas Statutit, udhëheqësia partiake do të japë llogari për rezultatet zgjedhore.

Shkup - Festivali i parë për shëndetin e grave "Unë jam..." do të mbahet sot në parkun pyjor Gazi Babë dhe atë e realizon Shoqata e qytetarëve Të rinjtë munden.

Shkup- Regjim i posaçëm i komunikacionit është vendosur sot nga ora 06:30 deri në orën 11:30 në një pjesë të Shkupit për shkak të mbajtjes së garës atletike.

Shkup - Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.

Shkup - Gjashtë zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Shkup - Deri të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30, ndërsa në disa vende do të arrijë deri 40 gradë.

Shkup - Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, kumtoi sot MPB.

Shkup - Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në SPB Shkup sot në ora 00:20,  kanë privuar nga liria personin Z.K (27) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se me datë 08.06.2024 rreth orës 23:40 në rajonin e Qendrës ka sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe i ka vjedhur të holla,njoftoi MPB.

Shkup - Një shkupjane e humbi jetën nga goditja e motoçikletës gjatë ditës së djeshme, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Dibër - Dy shtetas të Gjeorgjisë, në një këmbimore në qytetin shqiptar Elbasan, kanë ndërruar 40 milionë lekë të falsifikuara, për të cilat kanë marrë 40 mijë euro.

Bruksel – Me votimin e sotëm në 21 vende anëtarë të BE-së, përfundojnë zgjedhjet e sivjetme për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. Zgjedhjet filluan të enjten me votim në Holandë, të premten u votua në Irland, të premten dhe dje në Republikën Çeke, ndërsa dje votuan edhe banorët e Letonisë, Maltës, Sllovakisë dhe deparamenteve dhe territoreve franceze përtej detit. Në vendet tjera, përfshirë edhe pjesën evropiane të Francës, do të votohet sot, ashtu si në Itali ku votimi filloi dje. 

Sofje – Qytetarët bullgarë sot zgjedhin 240 deputetë në përbërjen e 50-të të Asamblesë kombëtare, si dhe 17 deputetë që do t'i përfaqësojnë në Parlamentin Evropian.

Athinë - Në mes të shtatorit të vitit 2020, disa muaj pasi Demokracia e Re erdhi në pushtet, në Parlamentin Grek u dorëzuan tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, por që atëherë, për tre vjet e nëntë muaj, procesi është ngrirë, memorandumet janë në sirtar, ndërsa 20 ditë më parë, SIRIZA opozitare i aktualizoi ato përsëri, duke i dorëzuar si propozim-ligje të reja, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë – Në mesin e 1168 kandidatëve nga 31 parti, pak më pak se dhjetë milionë grekë sot zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian dhe vendi merr 21 vende parlamentare nga gjithsej 720 në PE, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen, e cila u kandidua për mandat të dytë, sot në Gjermani votoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Zagreb – Votuesit kroatë sot votojnë për herë të katërt në zgjedhjet evropiane.

Budapest - Në Hungari sot mbahen zgjedhje lokale dhe zgjedhje për përfaqësues hungarezë në Parlamentin Evropian (PE).

Praga - Policia çeke i ka përforcuar masat e sigurisë në Pragë dhe është në gjendje të gatishmërisë për shkak të kërcënimeve nga sulmet terroriste, me patrulla të përforcuara, të cilat i ruajnë stacionet e autobusit dhe hekurudhore, qendrat tregtare dhe vendet ku tubohen numër i madh i njerëzve.

Lubjanë - Votuesit sllovenë sot zgjedhin nëntë deputetë në Parlamentin Evropian dhe po ashtu votojnë në tre referendume këshilldhënëse.

Athinë- Gazetari britanik dhe prezantuesi i Bi-Bi-Si-së, i njohur me emisionin "Me beso, unë jam mjek" (Trust Me I'm a Doctor), Majk Mosli, i cili të mërkurën është zhdukur në ishullin e vogël grek, Simi, paradite është gjetur i vdekur, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Romë - Organizata "Mjekë pa kufij" kumtoi se ka gjetur trupa të pajetë të 11 migrantëve në afërsi të bregut libian dhe i ka dërguar në një anije të rojes bregdetare italiane në ishullin Lampeduza.

Kajro – Marina britanike kumtoi sot se një anije ka marrë flakë pasi është goditur nga një projektil në Gjirin e Adenit.

Bogotë - Presidenti kolumbian Gustavo Petro paralajmëroi se vendi i tij së shpejti do ta ndëpres eksportin e qymyrit në Izrael derisa zgjat lufta në Rripin e Gazës.

Brazavil - Të paktën 60 njerëz janë vrarë në Kongon lindore në disa sulme të kryera nga dega lokale e Shtetit Islamik, njoftoi DPA, duke iu referuar kumtesë së autoriteteve.

Uashington – Armata amerikane mbrëmë kumtoi se e ka vazhduar dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën e Rripit të Gazës nga porti i përkohshëm i ndërtuar nga SHBA-të afër bregut të enklavës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR