• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 31 janar/ 2023

Shkup – Pas 15 vitesh në vend po zbatohet një reformë e re, inkurajuese, e koordinuar, e cila do të rrisë prodhimin vendor të ushqimit, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Tetovë – Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson, ishte për vizitë në Komunën e Tetovës dhe ka biseduar me kryetarin e komunës, Bilall Kasami. Përveç për situatat politike, ambasadori dhe kryetari i komunës diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit.

Tetovë – Në seancën e sotme gjyqësore për gjykimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës në të cilin humbën jetën 14 persona, ishin marrë në pyetje shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria. Në pyetjet e prokurorëve, gjykatësit dhe avokatëve të të akuzuarve dhe dëmtuarve u përgjigjën dy mjekë, një infermiere dhe katër persona të cilët në spital ishin si shoqërues të pacientëve.

Shkup– Nëpunës policorë sot në Manastir e kanë arrestuar A.A. (42) nga Kërçova. Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tre viteve, ndërsa u kërkua me urdhër të Institucionit ndëshkues-përmirësues Burgu Shkup për shkak të arratisjes nga burgu.

Shkup – Nuk është definitive hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, por gjasat për këtë janë të mëdha. Rreth 90 për qind e programit është sinkronizuar, por për çështjet kadrovike nuk kemi biseduar aspak, deklaroi sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Shkup – Ministri i Mjedisit Jeëtsor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini zhvilloi takim pune me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Unionit të Mesdheut, Almotaz Abadi, ku biseduan për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes dialogut dhe zbatimin e projekteve dhe iniciativave rajonale, kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Shkup – Ministri pa resor përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi, sot paralajmëroi se do të hartohet diaspora ekonomike dhe shkencore e Maqedonisë së Veriut. Siç shpjegoi ai, synimi është identifikimi i komunitetit të biznesit që jeton jashtë vendit, i cili përbëhet nga sipërmarrës të rëndësishëm, investitorë potencialë të ardhshëm në vendlindjet e tyre, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin lokal.

Shkup– Republika e Maqedonisë së Veriut sivjet me 40 pikë indeksimi renditet e 85-ta nga 180 vendet e mundshme në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (IPK) të Transparensi Interneshënëll për vitin 2022.

Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Takimet e punës së kryeministrit me partitë politike parlamentare dhe joparlamentare, ku fokusi është vazhdimi i rrugës evropiane dhe marrja e vendimeve ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit, do të vazhdojnë edhe më tutje, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë pas takimit të Kovaçevskit me Taravarin.

Shkup- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov për vitin 2023 paralajmëron projekte me rëndësi më të madhe rajonale dhe qasje të ndryshme në realizimin e tyre.

Shkup- Në gjysmën e dytë të shkurtit do të shpallet thirrja publike për ndërtimin e interkonjektorit të gazit natyror me Republikën e Greqisë dhe ndërtimi duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Për momentin jemi duke punuar për një interkonektor të ri me Republikën e Serbisë, ndërsa për interkonektorin me Kosovën janë kryer obligimet nga ana jonë, pritet një vendim nga pala kosovare për realizimin e këtij projekti, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në panelin “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si ta kthejmë krizën në mundësi” në ditën e dytë të konferencës “Viti i mundësive të reja”.

Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski pret që me thirrjen e parë IPARD 3 të jenë në dispozicion mbi 30 milionë euro në një ditë.

Shkup – Në kohë krizash dhe kohësh të trazuara mund të ngadalësojmë rritjen, por nuk duhet ta humbim drejtimin. Krahas asaj që duhet të adresojmë në afat të shkurtër me masat kundër krizës, duhet të bëjmë edhe reforma thelbësore në drejtim të rritjes së qëndrueshme, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në panelin “Politikat fiskale, monetare dhe tatimore në kohë krize, bashkëpunim dhe siguri” që u mbajt në kuadër të ditës së dytë të konferencës vjetore “Viti i mundësive të reja” organizuar nga Qeveria.

Shkup- Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në hapësirat e komunës ka pritur ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson.

Shkup– Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot tha se lufta në Ukrainë shumë seriozisht i ka goditur komunat në vend dhe ua ka rritur shpenzimet.

Shkup – “Aftësitë e të rinjve dhe nevojat e tregut: Cilat aftësi janë të nevojshme” ishte tema e debatit që u mbajt sot në hapësirat e “Europe House” në Shkup, si e para nga diskutimet në kuadër të vitit evropian të aftësive.

Ankara – Turqia më pozitivisht shikon në Finlandë për dallim nga Suedia si kandidat për NATO, deklaroi sot në Budapest ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu.

Berlin – Ballkani Perëndimor njihet për rezistencën e dobët ndaj krimit të organizuar, shtetet janë të ngadalta në zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa institucionet ende nuk kanë burime dhe pavarësi adekuate, vlerëson organizata ndërkombëtare “Transparensi interneshënell” në raportin për perceptimin e korrupsionit në sektorin publik për vitin 2022.

Prishtinë- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Xhef Hovenier në profilin e tij zyrtar në Tuiter është prononcuar pas takimit të mbajtur në ambasadë lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave serbe ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit serb dhe shqiptar nga Qeveria, opozita dhe sektori civil në Kosovë.

Shkup – Lideri i partisë opozitare greke SYRIZA, Aleksis Cipras, deklaroi sot se do të mungojë në votimet në Kuvend dhe i bëri thirrje edhe një herë kryeministrit aktual Kiriakos Micotakis që të shpallë menjëherë zgjedhjet, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Moskë– Presidenti rus Vladimir Putin sot kërkoi nga qeveria e tij që të negociojë për formimin e qendrave të përbashkëta për stërvitje ushtarake me Bjellorusinë.

Paris – Sindikatat franceze sot njoftuan se të paktën gjysmë milion njerëz protestojnë në Paris për shkak të reformave të presidentit Emanuel Makron për pensionet.

Kiev – Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba, deklaroi sot se Kievi së shpejti “në valën e parë” do të pranojë nga 120 deri në 140 tanke perëndimore nga një koalicion prej 12 shtetesh.

Bruksel – Fundi i luftës në Ukrainë është shumë larg, pohoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke folur para Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjes të Parlamentit Evropian.

Otavë – Provinca kanadeze Kolumbia Britanike sot filloi program pilot për dekriminalizim të posedimit të sasive të vogla të drogave të forta si kokainë dhe heroinë. Sipas programit të rriturit mund të posedojnë deri 2,5 gramë kokainë dhe heroinë, si dhe metamfetaminë, fentanilë dhe morfinë.

Uashington- Nga Pentagoni mbrëmë njoftuan se një anije transportuese me 60 automjete të blinduara “Bredli” ka lundruar më 25 janar nga porti amerikan Nort Çarllston për Evropë.

Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden më 9 mars do të prezantojë propozimin për planin amerikan të shpenzimeve, njoftuan mediat amerikane duke u referuar në një burim të paidentifikuar të njohur me planin e Shtëpisë së Bardhë.

QËNDRONI TË LIDHUR