• e premte, 27 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 26 shkurt/ 2023

Shkup - Me vendosjen e luleve nga kreu i shtetit dhe delegacioni parlamentar, sot do të shënohet përvjetori i nëntëmbëdhjetë i rrëzimit të aeroplanit në të cilin humbën jetën ish presidenti, Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit.

Shkup - Delegacione qeveritare-shtetërore, përfaqësues nga institucionet dhe organizatat shtetërore, përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare në vend, sot nderojnë presidentin e ndjerë të vendit, Boris Trajkovski, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 19 vjetorit të aksidentit të aeroplanit, në të cilin humbën jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit.

Strumicë - Para monumentit "Maqedonia", i ngritur në nder të presidentit të vdekur tragjikisht të Maqedonisë, Boris Trajkovski, vendlindja e tij Strumica ka shënuar 19 vjetorin e vdekjes së tij. Anëtarët e familjes Trajkovski, miq, përfaqësues të vetëqeverisjes lokal, partive politike dhe shoqatave të qytetarëve shprehën respektin e tyre duke vendosur lule dhe duke u përkulur para monumentit të tij.

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në emër të Qeverisë dhe në emër të tij, sot i ka dërguar një mesazh urimi për festën e Ditës së Faljes, kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryedioqezës së Ohrit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, si dhe të gjithë klerit meshtarak e monastik dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë që kremtojnë festën.

Shkup -  Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua edhe me përfaqësues të diasporës në Nju Jork dhe Nju Xhersi, në të cilat siç informojnë nga MPJ konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për forcimin e marrëdhënieve me diasporën, përmes sistemimit të rolit dhe potencialit që kanë pjesëtarët e diasporës në vendet ku jetojnë.

Shkup -  Në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të mandatit katërvjeçar si drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Prof.dr. Ylber Sela, vizitoi ITSHKSH, me ç’rast homologut të tij, drejtorit Prof.dr. Skender Asanit ia dorëzoi një raport të punës katërvjeçare, me theks të posaçëm në fushën e bashkëpunimit të dyanshëm institucional.

Shkup- Një person ka humbur jetën mbrëmë pas djegies së një vagoni-cisternë në afërsi të stacionit hekurudhor në vendbanimin Ilinden në Shkup. Nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve, e cila ka intervenuar në vendin e aksidentit, kanë thënë për MIA-n se në vagon ka pasur një person të vdekur, me gjasë nga elektroshoku.

Shkup - Përdorin ilaçe për diabetikët për të humbur peshë, duke rrezikuar shëndetin e tyre, ndërsa diabetikët i lënë pa ilaçe. I tillë është rasti i “ozempik”, ilaç i destinuar për trajtimin e diabetit të tipit 2, që shumëkush e përdorin për të humbur peshë. Ilaçi është deficitar, ndërsa çmimi i tij arrin shumën rreth pesë mijë denarë. Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i ilaçit pa u konsultuar me mjekun mund të shkaktojë një sërë efektesh negative, duke përfshirë kancerin e pankreasit.

Shkup - Mëngjesi relativisht i ngrohtë dimëror i së dielës në pjesën më të madhe të vendit me temperatura të matura mbi dhjetë gradë në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip... Më  ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit me 0 gradë Celsius, Berovë dhe Lazaropole me 4 gradë Celsius. Në Kodrën e Diellit, lartësia e shtresës së borës është 16 centimetra.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët  jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Me katër ndeshje, me fillim nga ora 14:00 do të kompletohet sot pasdite xhiroja e 20-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM). Kampioni i titullit Shkupi është mysafir te Sileksi në Kratovë dhe me një triumf të mundshëm do ta shtyjë Strugën nga kreu i tabelës, e cila dje në ndeshjen hapëse luajti pa gola në terrenin vendor ndaj Maqedonia Gjorçe Petrov.

Dibër - Në Podgoricë, nesër në godinën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi do të mbahet seanca e dytë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sipas shërbimit për shtyp të kabinetit qeveritar, pas seancës do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërshtetërore, të cilat janë domethënëse për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Moskë - Dërgesat e armëve të NATO-s në Ukrainë mund të konsiderohen si pjesëmarrje në konflikt, sepse aleanca nuk merr para për të, tha presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për  programin "Moska. Kremlini. Putin" në televizionin shtetëror rus Rusia-1.

Bruksel - BE-ja dhe SHBA-ja presin që liderët e Prishtinës dhe Beogradit nesër në Bruksel të pranojnë propozimin evropian si parim, pikënisje për një zgjidhje të plotë, ligjërisht të detyrueshme të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve dhe të fillojnë të punojnë për zbatimin e tij brenda disa muajsh, dhe në të njëjtën kohë, themelimi i pashmangshëm i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), transmeton Beta.

Romë - Varka me emigrantë që u fundos sot në Italinë jugore, në brigjet lindore të Kalabrisë, u largua nga Izmiri tre ose katër ditë më parë, tha Manuela Kura, një përfaqësuese e qeverisë provinciale, duke shtuar se ajo po transportonte njerëz nga Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Shkup - Moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje shiu që do të vazhdojnë dhe zgjerohen gjatë natës, ndërsa lokalisht do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor (në disa vende me shpejtësi mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR