• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 22 shtator/ 2024

Nju Jork – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila e kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të KB-së, sot duhet të flasë në Samitin e së Ardhmes në temë “Zgjidhje shumëpalëshe për të nesërme më të mirë” me pjesëmarrje të shefave të shteteve dhe qeverive. Qëllimi i Samitit të së ardhmes është që shtetet anëtare ta risin bashkëpunimin ndërmjet veti i cili, siç theksohet, është gjithnjë e më i rëndësishëm për mbijetesën njerëzore, por është vështirë të arrihet në atmosferën e mosbesimit, duke shfrytëzuar struktura të vjetërsuara të cilat më nuk i reflektojnë realitetet e sotme politike dhe ekonomike.  

Shkup– Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.  Përveç pjesëmarrjes në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, Mucunksi, siç paralajmërojnë nga ministria, do të ketë takime të rëndësishme me vendet nga A5, vendet anëtare të PBEJ, Treshes OSBE, dhe do të realizojë takime dypalëshe me ministra të punëve të jashtme të më shumë vendeve. Gjithashtu, ai do të mbajë takime biznesi lidhur me tregtinë e jashtme dhe investime të huaja. 

Shkup - Orhani ka qëndruar për 41 muaj në Qendrën Edukative-Përmirësuese – Tetovë, masë e që i është shqiptuar për shkak të konfliktit me ligjin. Ai do të dalë së shpejti, dhe në këto më pak se katër vjet, siç thotë në një bisedë me ekipin e gazetarëve të MIA-s, ai ka mësuar më shumë shkathtësi, megjithatë, ai nuk ka marrë arsim formal. Para se të udhëzohej në Shtëpinë, banuesi ka arritur të merrte certifikatë deri në klasën e katërt dhe këtu përfundon arsimimi i tij. "Kam mbushur 41 muaj që jam këtu. Unë e plotësoj kohën time me aktivitete sportive dhe edukative. Kemi punë në kuzhinë, trajnim për të bërë perde plastike dhe shkathtësi kompjuterike. Këtu mora certifikatë për berber, për kompjuterë, për zdrukthtari. Kam mësuar, por nuk kishim certifikatë dhe kjo nuk është shumë mirë. Kam mësuar deri në klasën e gjashtë, ndërsa kam certifikatë deri në klasën e tretë ose të katërt", shprehet Orhani (emri i banuesit është i shpikur për të mbrojtur identitetin e tij).

Shkup - Kontrolle të nyjeve limfatike dhe informacione për sëmundjet hematologjike po realizohen pasditen e sotme në qendër të Shkupit. Organizator i manifestimit ka qenë Shoqata “Hema-onko”, dedikuar pacientëve me të gjitha llojet e kancerit, ndërsa mjekë nga Klinika e hematologjisë kanë kryer ekzaminime dhe këshilla për qytetarët. Me këtë rast është shënuar Dita e ndërgjegjësimit për leuceminë kronike mieloide - 22 Shtatori. Profesor dr. Aleksandra Pivkova Veljanovska nga Klinika universitare për hematologji, drejtuese e Departamentit për transplantim të qelizave staminale në deklaratën për MIA-n tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që së bashku me pacientët dhe mjekët të ngritet vetëdija për luftën kundër sëmundjeve malinje hematologjike, duke përfshirë limfomën.

Shkup  – Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 14:43. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera. Dita e parë e vjeshtës është dita e 266-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë dhe nëntë minuta. Dielli në Shkup lindi në orën 6 e 21 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 30 minuta. Deri në fund të vitit mbesin edhe 100 ditë.  Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri më 21 dhjetor në orën 10 e 20 minuta, kur me kalendar fillon dimri. 

Manastir - Kombinati i Minierave dhe Energjisë KME “Manastiri” ka udhëheqësi të re, por mbetet me problemet dhe sfidat e vjetra. Në prag të sezonit të ngrohjes, theksi kryesor do të vendoset tek prodhimi i energjisë elektrike, por duke pasur parasysh se produkti final merret nga gërmimi dhe përpunimi i qymyrit, këtë vit “përplasja” mes energjisë “kafe” dhe “të gjelbëri” është e sigurt. Rrjeti global i organizatave joqeveritare ekologjike “Benkvoç” me seli në Pragë në raportin më të ri përsëri thekson rritjen e ndotjes nga qymyri në vendet e rajonit, që vjen nga funksionimi i termocentraleve të vjetruara. Në raport, ekoaktivistët theksojnë se ndotja e ajrit me dioksid squfuri është rritur, dhe shkarkimet e pluhurit dhe oksideve të azotit janë mbi nivelin e lejuar. Ilustruar me shifra, emetimet e dioksidit të squfurit në vendet e Ballkanit Perëndimor janë 5,7 herë më të larta se niveli i lejuar, gjë që shkel drejtpërdrejt rregullat e kontrollit të ndotjes të përcaktuara nga Marrëveshja e Bashkësisë Energjetike.

Ohër  – Një zjarr sot pasdite shpërtheu në një objekt hotelierik në qendër të Ohrit, në Sheshin e qytetit. Flaka shpërtheu në oxhakun e objektit, që falë intervenimit të shpejtë të të punësuarve nga objektet përreth ishte lokalizuar gjegjësisht ishte parandaluar përhapja e flakës. Në vendin e ngjarjes arriti edhe një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse, kështu që flaka tashmë është shuar dhe është shmangur dëm më i madh material. Nuk ka të lënduar në zjarr. 

Athinë – Një seri tërmetesh sot paradite ishin regjistruar në krahun e tretë të Halkidikit, në Malin Athos, ndërsa më i fuqishmi ishte me fuqi prej 4,6 ballë sipas Rihterit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë, tërmeti i parë prej 4,1 ballë ishte në pjesën detare 11 kilometra në juglindje të qytetit Uranupoll, vijuan tre më të vegjël ndërmjet 2,6 dhe 3,2 ballë, ndërsa një orë më vonë edhe më i madhi prej 4,6 ballë me epiqendër, gjithashtu në pjesën detare.  Disa minuta më vonë ishte regjistruar edhe një tërmet prej 3,8 ballë. 

Bruksel - Bashkimi Evropian duhet të mendojë se si e udhëheq politikën e tij të jashtme dhe njëherësh të ndryshojë metodat e punës dhe të ndërmarrë një qasje të ndryshme ndaj partneriteteve kyçë, vlerësohet në raportin e Institutit për studime të sigurisë së BE-së (EUISS) të titulluar "10 ide për ekipin e ri". Në dokumentin që jepen rekomandime të përbërjes së re të Komisionit Evropian për politikën e jashtme, theksohet se edhe pse Ukraina do të mbetet çështja më e rëndësishme e sigurisë për Evropën, BE-ja duhet të ryshqyrtojë "kornizat e vjetruara", siç është politika evropiane e fqinjësisë, për të ndërtuar partneritete më të përshtatura me fqinjët jugor, veçanërisht në rajonin e Mesdheut për të forcuar rezistencën energjetike dhe për të gjetur qasje reale ndaj ndikimit të kufizuar të BE-së mbi Kinën dhe Rusinë.

Tel Aviv – Armata izraelite dhe lëvizja libaneze “Hezbollah” edhe sot vazhdojnë të bombardojnë njëri -tjetrin përtej kufirit.  IDF njoftoi se grupi i mbështetur nga Irani ka qëlluar më shumë se 100 raketa nga fillimi i ditës. Zjarrfikësit izraelitë shuanin zjarre të shkaktuara nga granatimi.  Hezbollahu, nga ana e tij, njoftoi se i ka sulmuar kapacitetet izraelite për prodhimin e armëve.  Grupi e quajti bombardimin “përgjigje të parë” për shpërthimet në Liban të martën dhe të mërkurën –operacioni i është atribuar Izraelit – në të cilin humbën jetën 37, ndërsa ishin plagosur rreth 3.000 njerëz. 

Teheran – Të paktën 28 persona humbën jetën nga shpërthimi i metanit në një minierë të qymyrit në provincën iraniane Horasani Jugor, informon sot televizioni shtetëror iranian. Më parë mediat njoftuan se 12 persona janë lënduar në një shpërthim në minierën iraniane.  Tridhjetë njerëz ende janë të ngujuar në minierën Madanxho. Në blloqet B dhe C të minierës, të goditura nga shpërthimi, në atë moment gjendeshin gjithsej 69 persona. Vijon operacioni i shpëtimit. 

Bejrut – Numri i të vdekurve në sulmin ajror izraelit, caku i të cilit ishin komandantë ushtarakë të Hezbollahut në periferitë në jug të Bejrutit këtë të diele u rrit në 45, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë. “Numri i të vdekurve u rrit në 45 persona”, thuhet në kumtesën e ministrisë, duke e azhurnuar bilancin paraprak prej 37 nga sulmi i së premtes. Shtohet se “puna vazhdon në mënjanimin e rrënojave tri ditë me radhë” dhe se mostra të  ADN-së do të shfrytëzohet që të konfirmohet identiteti i disa trupave. 

Montgomeri – Të paktën katër persona u vranë, ndërsa dhjetëra u plagosën gjatë të shtënave masive në të cilat morën pjesë disa sulmues në shtetin federal amerikan Alabama, njoftoi policia.  “Disa persona kishin shtënë ndaj një grupi të njerëzve” në zonën Fajv Point Jug në Birmingem diç pas orës 23:00”, deklaroi nëpunësi i policisë Truman Fixheralld për mediat lokale.  Dhjetëra njerëz janë plagosur gjatë të shtënave, ndërsa të paktën katër persona kanë marrë plagë të rrezikshme për jetë”, tha Fixheralld.  Policia deri më tani nuk arrestoi askënd lidhur me të shtënat. 

Nju Jork – Liderët botërorë sot po mbërrijnë në Samitin dyditor për të ardhmen në Nju Jork, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, që është hyrje në debatin e përgjithshëm të sesionit të martën, 24 shtator.  Samiti është uverturë e takimit të këtij viti në nivel të lartë, që po mbahet çdo shtator.  Më shumë se 130 presidentë, kryeministra dhe monarkë do të flasin bashkë me dhjetëra ministra, ndërsa pritet që një nga temat kryesore të jenë luftërat në Gazë, Ukrainë dhe Sudan dhe qetësimi i përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Afërt.

Tel Aviv - Qindra mijëra njerëz kërkuan strehim sot nga raketat e Hezbollahut të lëshuara nga Libani në veri të Izraelit, kumtoi ushtria, ndërsa një zyrtar i KB-së paralajmëroi për një "katastrofë" rajonale nga përkeqësimi i dhunës. Izraeli ka sinjalizuar qëllimin e tij për të zhvendosur fokusin ndaj Hezbollahut i mbështetur nga Irani pas gati një viti zjarri ndërkufitar që filloi me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës. Shkëmbimi i mëtejshëm i zjarrit erdhi pasi zëdhënësi ushtarak, admirali Daniel Hagari tha të shtunën vonë se dhjetëra aeroplanë luftarakë izraelitë po sulmonin "gjërësisht" caqet e Hezbollahut në Libanin jugor.

Tel Aviv – Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli “ka vepruar kundër Hezbollahut në mënyrë që ata as që mund ta imagjinonin”. “Nëse pjesëtarët e Hezbollahut nuk e kuptuan porosinë, ju premtoj, do ta kuptojnë”, tha Netanjahu dhe përsëriti se banorët e Izraelit verior do të kthehen në shtëpitë e tyre pasi që të evakuohen për shkak të kërcënimeve të Hezbollahut nga Libani.  Netanjahu shtoi se asnjë vend nuk guxon të tolerojë sulme ndaj qyteteve të tij dhe se Izraeli do të bëjë çmos që përsëri të vendosë mjedis të sigurt

Madrid – Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti është i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij mbrëmë kundër Espanjolit.  Klubi mbretëror shënoi fitore me rezultat 4:1 në ndeshjen e xhiros së 6-të të La Ligës spanjolle. “Mendoj se ndeshja ishte e mirë, skuadra reagoi mirë ndaj golit të Espanjolit. Filluam të luajmë shumë më mirë, me një ritëm tjetër, duke krijuar më shumë raste dhe jam i lumtur. Luajtëm më shpejt, lëvizëm më mirë nëpër fushë dhe mbyllëm hapësirën. Ne goditëm shumë goditje në portë dhe duhet të jemi të kënaqur me këtë. Ne po afrohemi gradualisht me versionin tonë më të mirë. Karvajall u lëndua, por asgjë serioze, Bellnghem kishte probleme me shpatullën, por ato janë çështje të zgjidhura dhe duket se nuk ka arsye për shqetësim. Ai luajti me mbrojtje speciale, tani ka një muaj që luan pa të, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem”, deklaroi Ançeloti.

QËNDRONI TË LIDHUR