• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/ 12 mars/ 2023

Shkup – Sipas raportit vjetor për punën e gjykatave të Këshillit Gjyqësor në vitin 2022, nga gjithsej 27 gjykata themelore në të gjithë vendin, 14 janë azhurne, ndërsa 13 joazhurne. Ky vlerësim bazohet në diferencën ndërmjet numrit të lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura në vit. Domethënë, gjykatat që kanë zgjidhur më shumë nga lëndët e pranuara gjatë vitit janë azhurne, ndërsa ato që kanë dështuar dhe kanë shtuar numrin e lëndëve të mbetura jo azhurne. Pra, ndër lëndët më të azhurnuara, gjegjësisht numri i lëndëve të mbetura është zvogëluar më së shumti në Gjykatën Themelore në Gostivar - 649, kështu që çdo gjykatës aktiv ka përfunduar mesatarisht 1.968 lëndë, ndërsa në mesin e lëndëve të pazgjidhura, ato të deritanishme, siç është Gjykata Themelore në Tetovë, edhe pse ka zgjidhur 3.906 lëndë për gjykatës, megjithatë, ajo nuk është azhurne dhe ka numër të madh të 1.223 lëndëve. Nëse marrim parasysh zonat e apelit, më azhurne është Zona e apelit Gostivar ku çdo gjykatës aktiv ka zgjidhur mesatarisht 2.829 lëndë, por në të njëjtën kohë është një nga zonat më të populluara të apelit me 65 për qind dhe 13,7 gjykatës aktivë për 100 mijë banorë.

Shkup- Përkujtimi me rastin e 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut filloi sot me "Kortezhin e të gjallëve" nga lokacioni i ish-stacionit hekurudhor në Shkup deri në ish-Monopolin i cili në vitin 1943 ishte qendër grumbullimi për dëbimin e hebrenjve në kampin e vdekjes në Treblinkë. Pjesë e kortezhit ishin deputetë nga Izraeli, përfaqësues të shoqatave hebraike nga vendi dhe bota, përfaqësues të partive politike parlamentare, përfaqësues të korit diplomatik dhe 200 mysafirë nga Izraeli, disa prej të cilëve folën në ngjarjen përkujtimore.

Shkup - Askund në Evropë, koncepti morbid i quajtur "zgjidhje përfundimtare e çështjes hebraike" nuk ishte zbatuar në mënyrë më efikase se sa në Maqedoninë e atëhershme të okupuar. Si në gjuhën hebraike ashtu edhe në gjuhën maqedonase kuptimi origjinal i fjalës drejtësi, i referohet asaj që i përgjigjet së vërtetës. Drejtësia nënkupton të njihet dhe emërtohet e vërteta dhe ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia.  Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para përmendores së 7.144 hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia e Veriut - ish Monopoli i Shkupit të cilët pikërisht në atë vend para 80 vjetëve në tri kolona ishin dërguar në stacionin hekurudhor dhe ishin dëbuar në kampin Treblinka.

Shkup - Sot kujtojmë të gjithë 7.144 hebrenjtë, ata nuk janë numër, ata janë drita e cila na e tregon rrugën. Prandaj sot, si edhe në të gjitha ditët, zëri i arsyes, dritës, pranimit, humanizmit dhe demokracisë duhet të jetë i lartë dhe i qartë, që ta dëgjojnë të gjithë, tha në fjalimin e tij zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi në ngjarjen e organizuar për nder të hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia e Veriut në oborrin e ish Kombinatit të Duhanit në Shkup.

Shkup  - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me një delegacion të Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq në të cilin fokusi ishte në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy ministrive. Spasovski gjithashtu e informoi ministrin Neshiq për funksionalizimin e Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim operativ në menaxhimin e kufijve me Agjencinë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare - FRONTEX. Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq, shprehu kënaqësinë e tij që Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë çështje të hapura, po bashkëpunojnë shumë mirë si dy vende mike dhe këtë do ta vlerësojnë edhe në të ardhmen.

Shkup - SHA EMV dje prodhoi 14.646 megavatë energji elektrike, e cila është e dedikuar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Siç informojnë nga Qeveria, në termocentrale janë prodhuar 10.432, ndërsa në hidrocentrale dhe në Parkun me erë Bogdanci 4.214 megavat orë energji elektrike

Shkup - Të shtunën në datën simbol të 11 marsit (2023) në kujtim të protestave studentore të viti 1981, në Kumanovë dhe Likovë u mbajtën ‘’Takimet Poetike të Karadakut’’, të 31-at me radhë organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut’’. Kryetari Fatos Rushiti, gjatë fjalës përshëndetëse, vuri në dukje nismat për bashkëpunim mes klubeve letrare në hapësirat shqiptare, duke qenë kritik ndaj Qeverisë së Shqipërisë për mungesën e përkrahjes së iniciativave kulturore me interes kombëtar. Siç tha Rushiti, shteti shqiptar, edhe përkundër asaj se e ka obligim kushtetues nuk krijon asnjë modalitet bashkëpunimi mes shqiptarëve të paktën në fushën e kulturës dhe arsimit.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Presidentja Osmani, siç bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK), ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. 

Tiranë- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në datën 20 të këtij muaji do të shkojë për vizitë dyditore në Greqi, në kuadër të së cilës janë paraparë takime me funksionarë të lartë grekë, pjesëmarrje në forumin ekonomik ndërsa do ta hapë edhe ekspozitën e tij me piktura.  "Kryeministri Rama do të mbërrijë në Athinë mesditën e datës 20 dhe menjëherë do të nisë takimet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe drekë pune. Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh për të diskutuar disa prej marrëveshjeve të lëna përgjysmë mes dy vendeve", njofton televizioni Top Çenëll.

QËNDRONI TË LIDHUR