• e shtunë, 23 nëntor 2024
MIA FLESH

18:00 / 29 mars / 2024

Shkup - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi nënshkruan Protokoll për liberalizimin e transportit të mallrave për dhe nga vendet e treta. Sipas Protokollit, liberalizimi do të hyjë në fuqi më 1 maj të vitit 2024 dhe do të jetë i vlefshëm për një vit, periudhë gjatë së cilës do të analizohet situata në transportin rrugor ndërkombëtar, e gjitha me synimin për të arritur lirimin përfundimtar nga sistemi i lejeve edhe në periudhën në vijim. Kjo është arritur në mbledhjen e komisionit të përzier maqedono-malazez për transport ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, që u mbajt në Shkup.

Shkup - Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar nenin 3 paragrafi 1 pika 2 në pjesën “më shumë deri në 65 vjeç” nga Ligji për përkrahje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve, me të cilin qytetarët me aftësi të kufizuara mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë marrë kompensim, tani kanë mundësi të kërkojnë që t'u paguhet kompensimi në periudhën e kaluar, që kur Ligji ka hyrë në fuqi.

Shkup - Pas nënshkrimit të koalicionit për Frontin Europian me PDSH-në e Menduh Thaçit, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi Zejdit, PDE-në e Arjanit Hoxhës, me Partinë Demokratike Turke, me Partinë e Unionit të Romëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbajti konferencë për media në të cilën u nënshkrua marrëveshja e koalicionit me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Salih Murat dhe Sulejman Baki.

Shkup - Republika e Italisë me Forcat e saj Ajrore nga sot i bashkohet zyrtarisht misionit të NATO-s për patrullimin ajror të qiejve të Maqedonisë. Marrëveshjen teknike për përfshirjen e Forcave Ajrore italiane në misionin e patrullimit ajror të NATO-s mbi qiellin tonë, sot në Shkup e nënshkruan ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve, Slavjanka Petrovska dhe Gvido Kroceto.

Shkup - Nuk janë siguruar dëshmi që japin dyshime të bazuara se personat, të cilëve u është caktuar arrest shtëpie prej 48 orëve për vrasjen e mjekut në Zhelezarë dhe janë kryerës të veprës penale, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Shkup - Është mirë për kandidatët për bartës të funksioneve të shtetit, deputet të ardhshëm apo kryeministër të ardhshëm të shtetit t'i prezantojnë programet, qëndrimet, si dhe përgjigjet për pyetjet kryesore, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarit se çfarë pret nga dueli televiziv me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili duhet të zhvillohet më 3 prill.

Shkup - Deri më 31 maj është hapur një thirrje rajonale për mobilitetin e studiuesve të rinj nga Ballkani Perëndimor - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kandidatët që do të paraqiten për Programin e Mobilitetit në Ballkanin Perëndimor kanë mundësi të marrin mbështetje financiare për një qëndrim deri në dy muaj në një universitet/institucion kërkimor të përzgjedhur në një ekonomi tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Shkup - Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër gjashtë personave zyrtarë-inspektorë, të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, edhe atë kundër S.B.(32), Ј.R.(54), V.М.(47), B.S.(46), S.S.(61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të KP të RMV-së, kumtoi sot MPB-ja.

Tiranë - Ka filluar puna për rregullimin dhe plotësimin e infrastrukturës së nevojshme në zonën e ish-bazës ushtarake në Gjadër, e cila tashmë do të jetë kamp për strehimin e mërgimtarëve, bazuar në marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë.

Berlin - Gjermania do të dërgojë 10.000 predha artilerie nga rezervat e veta në Ukrainë, si pjesë e planit afatgjatë në tre faza, deklaroi gjenerali i Bundesverit, Kristijan Frojding. Frojding në intervistë për Dojçe thotë se pas fazës së parë, urgjente, nisma çeke për të dërguar edhe më shumë municione do të mbështetet në afat të mesëm.

Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar sot se vendi po bën përpjekje intensive për ta rritur presionin ndaj Izraelit për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushim në Rripin e Gazës.

Moskë - Moska zyrtare ka vendosur t'i përgjigjet me masë hakmarrëse dëbimit të fundit të punonjësve nga Ambasada ruse në Moldavi dhe të dëbojë një punonjës nga Ambasada e Moldavisë në Moskë, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Moskë - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov tha se në fillim të prillit do të takohet me ambasadorët e shumicës globale për të diskutuar për situatën në Ukrainë. Lavrov tha për gazetën ruse “Izvestia” se tashmë është takuar dy herë në Moskë me ambasadorët e shumicës globale në Moskë dhe ka deklaruar se takimi i mëparshëm është mbajtur dy muaj më parë

Moskë  - Rusia nuk ka ndërmend të marrë pjesë në konferencën për Ukrainën, mundësinë për të cilën e ka përmendur ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitrij Kuleba, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dha dritë të gjelbër për raundin e ri të bisedave në Katar dhe Egjipt, qëllimi i të cilave është të arrihet armëpushim në Gazë, kumtoi sot qeveria izraelite.

QËNDRONI TË LIDHUR