• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 18 shkurt/ 2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me Manuel Saracinin, përfaqësuesin special të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, i cili e ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë të Gjermanisë për hapin e radhës përpara në integrimin evropian, si kyç që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të sigurojnë anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, në një proces dinamik.

Shkup - Vazhdojnë aktivitetet e partive politike edhe pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, për dizajnimin dhe stafizimin e shfaqjeve zgjedhore. Vazhdon retorika e përditshme e partive për fitore dhe nevoja për procese zgjedhore të ndershme dhe demokratike. Partitë më të mëdha ende nuk i kanë publikuar kandidatët për president të vendit, ndërsa për zgjedhjet parlamentare paralajmërimet janë rreth masave në programet me të cilat do të dalin para qytetarëve, premtimet për ndryshime në funksionimin dhe operueshmërinë e qeverisë së ardhshme.

Shkup - Perspektivat për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për zhbllokimin e procesit ishin tema kryesore e panelit "Fokus në Ballkan" në kuadër të të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, në të cilën foli edhe presidenti Stevo Pendarovski. Në këtë panel-diskutim kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe senatorja amerikane, Xhejn Shahin, anëtare e Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare të Senatit të SHBA-së.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski e dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë kur një polic e sulmoi kolegun e tij gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Toshkovski thekson se rasti është raportuar te prokurori publik kompetent dhe se ka kërkuar nga shërbimet kompetente në MPB-së që të veprojnë profesionalisht në përputhje me procedurat standarde operative.

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev sot në rrjetin social Fejsbuk e dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë në një objekt hotelierik në Shkup, kur një zyrtar policor sulmoi një koleg tjetër i cili ishte duke kryer veprime zyrtare. Ai ka kërkuar nga kontrolli i brendshëm i MPB-së që të zbardhet rasti.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë 40 minuta pas mesnate në një objekt hotelierik në rajonin Qendër në Shkup, punonjës policorë nga Njësia për tregti ilegale pranë SPB Shkup, e kanë privuar nga liria I.B. (43) nga Shkupi, nëpunës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, pasi fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor që ka qenë në detyrë.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme dhe Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit të mbrëmshëm, kur rreth orës 00:40 në një objekt hotelierik në qendër të Shkupit, nëpunës policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.B. (43) nga Shkupi, nëpunës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, pasi fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka qenë në detyrë.

Shkup -  Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës së 60-të të sigurisë në Mynih, mbrëmë realizoi takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Shkup - Më së ftohti në mëngjes ishte në Berovë, ku janë matur -6 gradë, në Hanet e Mavrovës, Manastir dhe Demir Kapi -3, në Shkup-Petrovec, Shtip, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë -2, në Ohër, Veles dhe Kodrën e Diellit -1, në Gjevgjeli, Kavadar dhe Pretor 0, në Tetovë, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid një, në Krushevë dy dhe në Dojran katër gradë.

Shkup - Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se mëngjesin e sotëm në malin Kitkë në ambient të hapur ka një zjarr aktiv nga gjithsej 23 zjarret e djeshme në ambiente të hapura në vend.

Shkup  - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot qëndron në Bern të Zvicrës, ku në Ambasadën e RMV-së, ku ka sjellur stacion mobil shtesë për fotografim, që të përshpejtohet procesi i dhënies së dokumenteve për udhëtim për qytetarët tanë, informojnë nga MPJ.

Tiranë - Ambasador i ri i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë Deonin Mejdani.

Tiranë - Blegtorët nga rrethi jugor shqiptar i Gjirokastrës dolën në rrugë për të protestuar kundër kërkesave të papërmbushura të Ministrisë së Bujqësisë.

Mynih- Në ditën e fundit të Konferencës së 60-të të sigurisë në Mynih sot vend kryesor ka zënë lufta në Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Mynih - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel, sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih deklaroi se politika e jashtme dhe e sigurisë e BE-së është e përqëndruar në vatrat në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt.

Mynih- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ashpër e kritikoi reagimin e Qeverisë kineze pas vdekjes së lideri të opozitës ruse, Aleksej Navallni, njoftoi DPA.

Myhin  - Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filipo Grandi bëri thirrje për shkrirjen e mjeteve të ofruara nga një numër vendesh dhe partnerë kryesorë financiarë për Agjencinë e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRVA), njoftoi DPA.

Mynih - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kolegu i tij Petar Pavel kanë biseduar në Mynih për përforcimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e industrisë ushtarake, duke përfshirë edhe prodhimin e përbashkët të armës, njoftoi Ukrinform.

Hagë - Dy grupe emigrantësh nga Eritrea janë përleshur mbrëmë në qytetin holandez Hagë, me ç'rast janë djegur disa automjete dhe plaçkitur disa dyqane, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se policia ka përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Kiev - Armata ukrainase natën e kaluar ka rrëzuar një aeroplan Su-34, raketë H-59 dhe 12 dronë të dërguara nga Rusia, njoftuan mediumet perëndimore, duke iu referuar deklaratës së komandantit të forcave ajrore të Ukrainës, Mikola Oleshçuk.

Kiev  - Kryetari i Kievit, Vitali Kliçko deklaroi për DPA-në se koha e vdekjes së disidentit rus Aleksej Navallani vetëm tre orë para fillimit të planifikuar të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ku morën pjesë liderët kryesorë perëndimorë, nuk ishte rastësi.

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me siguri të martën, 20 shkurt, do të votojë për propoozimin e Algjerisë, që KS i KB-së të kërkojë ndihmë urgjente humanitare dhe armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, por SHBA-ja jep sinjal se do të vendos veto.

Londër - Ukrainasit që erdhën në Britaninë e Madhe pas pushtimit rus të Ukrainës do të mund të aplikojnë për vazhdimin e vizës edhe për 18 muaj të tjerë, kumtoi sot Qeveria britanike.

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Qeveria e tij do të votojë për "zgjidhje deklarative", respektivisht kundërshtimin e Izraelit për çdo "shpallje të njëanshme të shtetësisë palestineze".

Kabul  - Tërmet me intensitet prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit e ka goditur sot provincën veriore afgane, Balh.

Gazë - Armata izraleite sot kumtoi se ka vrarë dhjetëra luftëtarë palestinezë dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të armës gjatë luftimeve në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Gjenevë- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot deklaroi se spitali "Naser" në Kan Junis, në jug të Rripit të Gazës, nuk punon pas rrethimit një javor nga ushtria izraelite dhe një bastisje që po vazhdon ende.

Uashington - Tërheqja e ushtrisë ukrainase nga qyteti Avdijivka, në lindje të vendit, është "dëshmi e mosveprimit" të Kongresit amerikan, i cili po bllokon ndihmën shtesë ushtarake prej 60 miliardë dollarë në Ukrainë, vlerësoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Uashington - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot ka biseduar në telefon me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, për të theksuar përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Kievin, në prag të dyvjetorit të fillimit të pushtimit rus, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka refuzuar thirrjet e protestuesve të mbledhur dje në Tel Aviv për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në atë vend.

Bangkok - Ish kryeministri tajlandez Taksin Shinavatra sot është liruar, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar avokatit të tij.

Paris - Trajneri i Pari Sen Zhermenit, Luis Enrike ka mohuar se i ka prishur raportet me yllin i ekipit, Kilian Mbape. Sulmuesi mbrëmë në ndeshjen kundër Nant është vënë në stol, ndërsa pas hyrjes së tij në lojë, ka realizuar penalti për rezultatin përfundimtar 2:0.

Mynih - Bajerni i Mynihut tani për tani ngec në betejën për titull në Bundesligë nga Baer Leverkuzeni dhe trajneri Tomas Tuhel pranoi se klubi ka edhe probleme tjera, me të cilat ballafaqohet.

QËNDRONI TË LIDHUR