• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00 / 31 janar / 2024

Shkup - Shtatë prokurime publike të negociuara pa shpallje publike dhe pa miratimin dhe pëlqimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, trajtime mjekësore të shtrenjta një ditë para vdekjes së pacientëve dhe krijimin e tepricës së medikamenteve, janë një pjesë e veprimtarive për të cilat akuzohen pesë të dyshuarit në rastin Onkologjia.

Shkup - Shefi i prokurorisë së Shkupit, Gavrill Bubevski, në brifingun e sotëm me gazetarët tha se në rastin me vrasjen e Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovskit, nuk ka persona të rinj të dyshuar dhe nuk sheh pengesë që ekstradimi nga Turqia i të akuzuarit të parë Lupço Palevski Palço të kryhet shpejtë.

Shkup - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në vazhdimin e seancës së sotme, me shtatë vota "pro" dhe tre kundër, e ka votuar propozimin për Ana Pavllovska Danevën për kandidate për gjyqtare kushtetuese. Paraprakisht, është mbyllur debati me rastin e propozim-kandidatit për gjyqtar kushtetues. Deputetët e opozisë VMRO-DPMNE edhe sot kanë qëndruar në qëndrimin se propozimi që profesoresha Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet gjyqtare e re kushtetuese është partiak. Deputetët e opozitës kanë vlerësuar se opozita nuk ka theksuar asnjë argument të qëndrueshëm pse kandidati nuk mund të jetë gjyqtarë   

Shkup - Zvicra dhe Maqedonia e Veriut sot shënojnë 30 vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike, një e arritur që simbolizon trashëgimi bashkëpunimi dhe mbështetjen e ndërsjellë. Zvicra njohu pavarësinë e Maqedonisë së Veriut në maj të vitit 1993. Me 31 janar 1994, një delegacion i kryesuar nga ambasadori zviceran Arnold Hugentobler arriti në Shkup të takohet me ish ministrin e Punëve të jashtme, Stevo Cërvenkovski dhe formalisht të themelojnë marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve.

Shkup - Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk i ka fshehur takimet me subjektet e tjera politike, ndërsa qëllimi i vetëm i partisë dhe i liderit të saj Arben Taravari është Maqedonia evropiane, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vizitën e djeshme të Taravarit në Prishtinë dhe takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Liderët e bllokut opozitar shqiptar - Lidhja Evropiane për Ndryshime, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, si dhe kryetari i ASH-së Taravari mbrëmë në Prishtinë patën takim me kryeministrin e Kosovës, Kurti. 

Shkup - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i ndau çmimet nga konkursi në temën "Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut" për vitin 2023, i shpallur në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë.

]Shkup - Këshilli gjyqësor mori vendim për ndërprerje të funksionit gjyqësor të Sofija Spasovska Medarska, për shkak të zgjedhjes për anëtare të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit. Këshilli me shtatë vota "për", në seancën e sotme të 476-të mori vendim për ndërprerje të funksionit gjyqësor të gjykatëses Sofija Spasovska Medarska nga Gjykata themelore civile Shkup, përfundimisht me 7 shkurt të këtij viti. Sofija Spasovska Medarska është zgjedhur për anëtare të KSHPK në Kuvend nga 22 dhjetori i vitit 2023.

Shkup - Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu sot deklaroi se shumica nuk nxiton që para zgjedhjeve të miratojë Propozim- ligjin për nëpunës administrativ, në procedurë të shkurtuar, sepse është punuar për shtatë vite, ndërsa për pretendimet e sindikatave për pagën minimale përmend metodologjinë e re të rregullimit të pagave që do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2025.

Shkup - Në kuadër të vizitës në SHBA, ndërsa në vigjilje të mëngjesit të nesërm të lutjes në Uashington, zëvendëskryetarja e Qeverisë e angazhuar për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska sot ka marrë pjesë në forumin e sigurisë me temë "Ndikimi malinjë kinez dhe rus në Ballkan".   

Tetovë - Ushtruesi i ri i detyrës myfti nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për rajonin e Tetovës Selver Xhemaili në polici ka paraqitur se është penguar të fillojë me punë. Ai rastin e ka denoncuar në polici se nuk ka mundur të hyjë në zyrat e Myftinisë dhe më herët. "Sot (31 janar) në ora 07:30 minuta XH.S (52) nga Tetova në SPB Tetovë ka lajmëruar se XH.S dhe SH.SH. kanë mbyllur dyert e objektit të BFI-së në Tetovë dhe e kanë penguar të hyjë dhe të kryejë detyrat e punës edhe pse ka pasur vendim nga Bashkësia Fetare Islame e pagatitur me 08:11.2023. 

Prishtinë - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se nesër do të fillojë zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për pagesat në para të gatshme, por se nuk do të ketë masa ndëshkuese, por do të ketë informim të qytetarëve për masat. 

Prishtinë - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka porositur se duhet t'u jepet një afat i caktuar qytetarëve që të mundin pa probleme të zbatohet Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila parasheh heqjen e dinarit serb nga përdorimi në Kosovë.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me paralajmërimin për ndalesën për shfrytëzimin e dinarit në Kosovë, sot deklaroi se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, se QBK-ja vetëm e kryen punën dhe se për vendimet e saj nuk mund të negociohet.

Tiranë - Tirana bëhet presidenca e B40-ës që është rrjeti më i madh i bashkive në rajon. Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se këtë vit Tirana do të jetë shtëpia e madhe e të gjitha bashkive të Ballkanit. “Vitin e parë ishte Stambolli. Vitin e dytë ishte Athina. Këtë vit Tirana do të jetë shtëpia e madhe e të gjitha bashkive të Ballkanit.

Hagë - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sot vërtetoi se Rusia ka shkelur disa pjesë të marrëveshjes antiterroriste të KB-së me atë që nuk e hetoi mbështetjen financiare të grupeve separatiste në Ukrainën lindore në vitin 2014, por nuk urdhëroi dëmshpërblim siç kërkoi Ukraina, informon Gardian.

Athinë - Bujqit grekë, të cilët kanë vendosur bllokada në afërsi të autostradës Athinë - Lamia paradite me traktorët e tyre për shkurt kohë e mbyllën autostradën në qytetin Atalanti, përderisa bllokada simbolike për pasdite janë caktuar në autostradën nga Selaniku për Halkidiki, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Nesër, sipas njoftimeve në mediat greke, bujqit planifikojnë me rreth 300 traktorë të hynë në qendër të Selanikut gjatë hapjes së panairit të bujqësisë "Agrotika". 

Athinë - Mbajmë evidencë për mbijetesë, na tregoni cili është plani, nëse ekziston plan që të dimë çka do të bëjmë ose të bëhemi kamarierë ose të largohemi drejt Gjermanisë, e ka porositur bujku nga rajoni Vonica, kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Stokholm - Policia suedeze kumtoi se ka gjetur një mjet të dyshimtë në afërsi të Ambasadës izraelite në Stokholm dhe se bëhet fjalë për mjet shpërthyes. Nga policia shtojnë se mjeti do të shkatërrohet. Ambasadori izraelit në Suedi, Zhiv Nevo Kulman kumtoi se aktet e tilla nuk do të frikësojnë Izraelin.

Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, sot foli për rëndësinë e marrëveshjes për buxhetin e BE-së dhe theksoi se në kutinë e negociatave, e cila ishte mbështetur nga 26 liderët në samitin paraprak dhe në të cilën mbështetja për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor është vendosur në mesin e prioriteteve, është vendosur bazë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Bruksel - Komisioni Evropian sot u ka rekomanduar vendeve-anëtare që ta përforcojnë vaksinimin me dy vaksina kyçe, që të parandalohet që infeksione virusale të shkaktojnë kancer. Kjo është vaksinë kundër papilomavirusit të njeriut (HPV) dhe virusit të hepatitit B (HBV).

Bruksel - Organizatat ekologjike joqeveritare identifikuan "kimikale të përjetshme" toksike në gjakun e funksionarëve më të lartë të Bashkimit Evropian, si pjesë e fushatës për vendosjen e ndalesës evropiane për kimikale edhe krahas kundërshtimit të fuqishëm të industrisë, publikoi sot Politiko.

Gazë - Raportet pohojnë se 30 trupa janë gjetur të varrosur dhe me sy të lidhur në fushë futbolli në një shkollë në pjesën veriore të Gazës, ndërsa disa e akuzojnë Izraelin për ekzekutim masiv.

Gaza - Abu Hamza, zëdhënësi i brigadave Al Kuds, krahu ushtarak i xhihadit islamik palestinez, i ka përshëndetur "aksionet e rezistencës" kundër agresionit izraelit në Liban, Jemen dhe Irak dhe tha se kërcënimet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk do të arrijnë sukses.

Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se nga 7 tetori deri më tani në atë enklavë palestineze në sulmet izraelite janë vrarë gjithsej 26.900 palestinezë, ndërsa 65.949 janë plagosur.

Kiev - Gjithsej 207 ushtarë ukrainas të zënë rob u kthyen në shtëpi pas marrëveshjes me Rusinë për shkëmbim të të burgosurve, njoftoi sot presidenti Volodomir Zelenski.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tentoi ta largojë komandantin e përgjithshëm të Forcave të armatosura të Ukrainës, gjeneralin Valerij Zalluzhni, nga posti, por ai refuzoi t'i bindej urdhrit dhe oficerët e tjerë të lartë ushtarak nuk pranuan të marrin postin e tij.

Kiev - Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit për çështje politike, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kiev, ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brixhit Vrink në rrjetin social X.

Los Anxhelos - Kandidati presidencial amerikan, Robert Kenedi Junior sot deklaroi se nuk dëshiron të bëhet nënpresident i Donald Trampit nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

QËNDRONI TË LIDHUR