• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/8 prill/2024

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Bordi i drejtorëve të Odës ekonomike amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmÇam) sot ka mbajtur takim me përfaqësues të partive politike, para të cilit i ka prezantuar fushat prioritare dhe rekomandimet për periudhën 2024-2024. 2028, njofton AmÇam.

Shkup, 8 prill 204 (MIA) - Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se kjo konferencë shtypi është jo e zakonshme për shkak se, siç tha, ka përjetuar shok kur ka parë reagimin e Prishtinës zyrtare në lidhje me planin 9-pikësh të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e veriut të Kosovës, i përpiluar nga Bujar Osmani si kryesues i kësaj organizate.

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Kostoja e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, shënoi rritje prej 4,0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2024, krahasuar me shkurt e vitit 2024, është 0.9 për qind.

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boban Stojanovski dhe Boris Kondarko kërkojnë që komisionet komunale zgjedhore (KKZ) të përfshihen maksimalisht në aktivitetet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare dhe siç thanë ata, të jenë më të përgjegjshëm, më aktivë dhe më të përditësuar.

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Derivatet preorj sonte në mesnatë do të rriten për një deri dy denarë për një litër, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe menaxhimin me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin rriten për mesatarisht 1,52 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,5 denarë për litër, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa EURODIESEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për dy denarë për litër.

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Bllacë, e poshtme, Tabanovcë dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm (OVKKIPS) gjatë ditës së djeshme i kanë njoftuar qytetarët me përgjegjësitë e Departamentit dhe mënyrën se si mund t'i ushtrojnë të drejtat gjatë paraqitjes së ankesave kundër punonjësve në MPB.

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president i mbështetur nga "Fronti Evropian", Bujar Osmani, ka theksuar sot se ndryshimet kushtetuese janë një nga parakushtet që të zgjedhim një nga dy vizionet - vizionin e një shteti multietnik evropian që ofron mundësi të barabarta për të gjithë dhe ofertën alternativa, izolim nga bota dhe tensionet etnike.

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Paga minimale të rritet në 30.000 denarë, ndërsa Qeveria të reduktojë kontributet në 32 për qind. Të zgjidhen problemet me migracionin, daljen e fuqisë punëtore, ekonominë gri, korrupsionin, si dhe me sundimin e ligjit. Këto janë kërkesat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), të cilat i janë paraqitur sot kandidatit për president nga opozita shqiptare, Arben Taravari.

Тeheran, 8 prill 2024 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei në takim me studentët iranianë deklaroi se nuk është e mundur të dërgohen vullnetarë nga Irani në Gazë. "Të jeni të sigurtë se nëse do të ishte e mundur do të dërgonim njerëz të rinj në Palestinë, kjo do të bëhej që para se ta shqiptoni këtë", u përgjigj Hamnei në pyetje të një studenti.

Prishtinë, 8 proill 2024 (MIA) - Lista Serbe ka blërë të ditur sot se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman Jorn Rode, sa i përket dorëheqjes së anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale zgjedhore në veri.

Londër, 8 prill 2024 (MIA) - Ekipi anglez në futboll, Everton sot u dënua me marrjen edhe të dy pikëve për shkak të shkeljes së rregullave financiare në Ligën Premier. Rregullat për fitim dhe qëndrueshmëri (PSR) u lejojnë klubeve të hyjnë në humbje deri 105 milionë funta në periudhë prej tre viteve, ndërsa komisioni i pavarur konfirmoi se Evertoni e ka shkelur këtë rregull për 16,6 milionë funta në periudhën trevjeçare deri në fund të sezonit 2022/23.

QËNDRONI TË LIDHUR