• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/15 janar 2024

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Instituti për demokraci dhe analiza ekonomike (IDAE) sot ka mbajtur panel diskutim me temë "Propizim ligji për lojëra të fatit: Zgjidhje ose Maskim?", ku panelistët kanë diskutuar për efikasitetin e propozim ligjit dhe rrezikshmëritë e kazinove, bastoreve dhe llojeve tjera të lojërave të fati, së bashku me kompanitë për kredi të shpejta, ndaj qytetarëve. 

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Me vonesë prej më shumë se dy orëve, Kuvendi sot filloi me seancën e parë plenarë për këtë vit pas festave. Në kuadër të seancës së 135-të, deputetët votuan disa ligje dhe propozim-vendime për kryetar dhe anëtarë të komisioneve të disa institucioneve.

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë është në nivelin e shkëlqyer dhe duhet të vazhdojë në të gjitha sferat të cilat janë me interes të ndërsjellë. Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në integrimet evropiane, ndërsa mbështetja nga Gjermania është më se e mirëseardhur, konstatuan në takimin e sotëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Dreksler.

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për një denar, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRE). Me vendim kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,64 për qind.   

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka ngritur padi kundër Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sepse një periudhë të gjatë kohore e shkel Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Agjencisë dhe shfrytëzuesve të tjerë u transferon më pak mjete nga ato sa janë paraparë me ligj, deklaroi drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski. 

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Soiciale, Jovanka Trençevska ka informuar se në pjesën e dhunës familjare, vitin e kaluar më shumë ka qenë e përfaqësuar dhuna familjare. Siç tha nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë paraqitur 1166 raste të dhunës familjare, ndërsa 708 prej tyre janë të ndërlidhura me dhunë psikologjike.

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të Punës, Vesna Tomovska informoi se mbikëqyrja në M-NAV është bërë në përputhje me vendimin e Qeverisë, ndërsa duke marrë parasysh se është një mbikëqyrje më e gjerë, koha më e shkurtër në të cilën mund të përgatitet procesverbali është një javë. Ajo dërgoi apel që hetuesit të lihen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, të konfirmohen të gjitha faktet dhe provat që të mos dalin spekulime të mëtejshme në opinion.

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike sot publikoi hollësi për mënyrën në të cilën kompani të naftës, me fatura të rrejshme kanë dashur të marrin kthim të TVSH-së dhe pagesa në bazë të Tatimit të të ardhurave personale, në vlerë prej 160.117.130 denarë, përkatësisht 18. 969.998 denarë. Në brifingun për media, nga DAP-i informuan për kontrolle të kryera tek tre obligues tatimorë të regjistruar për kryerje të veprimtarisë - tregti me naftë dhe derivate të naftës me shumicë dhe pakicë, të cilët patën qasje drejt mashtrimit të ligjeve përmes ndryshimit të emrit dhe selisë së personit juridik, si dhe ndryshim të strukturës pronësore dhe menaxhuese, pa pasur të paraqitur punëtorë, licenca adekuate nga Komisioni rregullator për energjetikë, pompa benzine dhe depo, duke u shërbyer me fatura fiktive për shuma milionëshe. 

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, i cili është vënë në rend dite të seancës kuvendore ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e mjedisit më të sigurt sigurie në burgje, si dhe sigurinë e përgjithshme në shtet, e cila  do të arrihet me formimin e Njësitit të inteligjencës së burgjeve dhe Njësitit për ndërhyrje.

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në brifingun e sotëm me gazetarët ka informuar se në vijim është zbatimi i masave nga paketa e nëntë e masave antikrizë, ndërsa më 23 janar do të bëhet pagesa e dytë e mbështetjes financiare dhe do të paguhet deri në prill.

Ohër, 15 janar 2024 (MIA) - Më shumë se 50 shoqata të qytetarëve, asociacione ekologjike dhe institucione, nga vendi dhe nga Shqipëria fqinje ngritin nismë që të parandalohet mbajtja e ngjarjes "F1H2O", e caktuar për mbajtje në qershor të këtij viti në pjesën e Liqenit të Ohrit në Pogradec, të Shqipërisë fqinje. 

Ankara, 15 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kërkoi që Turqia të mos merr pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos, për shkak të "pozicionit proizraelit" të organizatorëve të tij në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës. Këtë e ka publikuar agjencia Blumberg, duke iu referuar burimeve të tij.

Najrobi, 15 janar 2024 (MIA) - Hendeku mes një numri të vogël të njerëzve më të pasur në botë dhe shumicës së madhe të të varfërve u thellua shpejtë nga fillimi i pandemisë së Kovid-19, ndërsa bota po hynë në një dekadë të dallimeve të rritura në shpërndarje të pasurisë, njoftoi sot organizata Oksfam, në analizën e saj vjetore për pabarazinë globale. 

Berlin, 15 janar 2024 (MIA) - NATO po përgatitet për një sulm të madh rus në krahun e saj lindor, sipas një dokumenti sekret të Bubdesverit, në të cilin Bild kishte qasje. Në një dokument të klasifikuar ("Informacione sekrete - Vetëm për përdorim zyrtar"), Ministria gjermane e Mbrojtjes detajon një "rrugë drejt konfliktit" të mundshëm midis Rusisë dhe NATO-s. Aksionet e Rusisë dhe Perëndimit regjistrohen muaj pas muaji, duke kulmuar me vendosjen e qindra mijëra trupave të NATO-s dhe shpërthimin e luftës në erën e viti 2025.

Nju-Jork, 15 janar 2024 (MIA) - Tre agjenci të KB-së sot kërkuan nga Izraeli të lejojë qasje deri te porti i tij Ashdod, që të mund të dërgojnë ndihmë humanitare deri te Rripi i Gazës. "Qasja deri te porti është absolutisht e domosdoshme për agjentë humanitare", thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të Programit botëror për ushqim (WFP), UNICEF-it dhe Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH).

Tel Aviv, 15 janar 2024 (MIA) - Një grua 70 vjeçare është vrarë, ndërsa të paktën 17 persona, mes tyre dhe disa fëmijë, janë lënduar në Ranana, në pjesën qendrore të Izraelit, jo larg Tel Avivit, kur një sulmues i dyshuar palestinez ka sulmuar disa persona me thikë dhe me automjetin është përplasur te kalimtarët në tre vende të ndara, njoftuan shërbimet izraelite të rasteve emergjente.

Londër, 15 janar 2024 (MIA) - Agjencia britanike për operacione tregtare detare (UKMTO) njoftoi për incident të ri serioz në Detin e Kuq. Siç thuhet, një anije është goditur nga një raketë nga ajri jo larg portit jugor Aden në Jemen. UKMTO, që i ndjek luftërat në Lindjen e Afërt, njoftoi se sulmi ka ndodhur rreth 110 milje (177 kilometra) në juglindje të Adenit.

Londër, 15 janar 2024 (MIA) - Kompania britanike për siguri detare Ambri njoftoi se anija e qëlluar me raketë në afërsi të bregut jugor në Jemen ishte anije e mallrave pronë e SHBA-së. Sipas Ambri, sulmi "i ka targetuar interesat e SHBA-së si përgjigje e sulmeve ushtarake amerikane ndaj pozicioneve ushtarake të Huthëve në Jemen". 

Jerusalem 15 janar 2025 (MIA) - Një përfaqësues anonim arab për agjencinë e lajmeve izraelite TPS deklaroi se autoritetet izraelite dhe saudite dëshirojnë t'i normalizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe janë të gatshëm t'i vazhdojnë orvatjet paqeruajtëse atje ku kanë ndaluar më 7 tetor, si dhe të kërkojnë që Hamasi ta braktis Rripin e Gazës.

QËNDRONI TË LIDHUR