• e martë, 14 janar 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 14 janar/ 2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta lëshojë në përdorim aksin rrugor Gradsko-Drenovë (pjesë e rrugës së shpejtë Gradsko-Farish). Aksi rrugor Gradsko-Drenovë është në gjatësi prej 15,5 kilometra plus një kilometër nga aksi rrugor Farish-Drenovë ose gjithsej 16,5 kilometra nga rruga e shpejtë.

Shkup - Ambasadorja e Greqisë në vend, Sofia Filipidu sot do ta vizitojë Kuvendin. Për vizitë në Kuvend sot do të qëndrojë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matias.

Shkup - Në Kodrën e Diellit është formuar shtresë dëbore prej 62 centimetrave, në Hanet e Mavrovës, 57, në Krushevë 39, Manastir 33, Berovë 26, Tetovë 25 dhe në Shkup nëntë centimetra, njoftoi DPHM. Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Mavrovë dhe Krushevë -7, Berovë -4 Berovë, -1 në Shkup, ndërsa mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM. Ndalesë qarkullimi për mjetet e rënda ka në rrugët Gostivar - Mavrovë - Dibër, Gostivar - Strazhë - Kërçovë, Strumicë - Berovë, në Presekë, Gjavatë dhe Pletvar dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Duellit.

Berlin - Sekretari i përgjtihshëm i NATO-s Mark Rute dje i bëri thirrje evropianëve të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, duke thënë se në të kundërtën do të duhet ta mësojnë gjuhën ruse ose të shkojnë në Zelandën e Re. "Nëse nuk e bëni këtë, merrni një kurs të gjuhës ruse ose shkoni në Zelandën e Re", tha Rute në debatin e takimit të përbashkët të Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, Nënkomitetit për mbrojtje dhe siguri dhe delegacionit parlamentar për marrëdhënie me NATO-n.

Bruksel - Presidenti finlandez, Aleksandar Stub dhe kryeministri estonez, Kristen Mihal sot do të jenë nikoqirë të Samitit të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni i Detit baltik, që do të mbahet në Helsinki. Sipas paralajmërimeve, në Samit do të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, nënkryetarja e Komisionit evropian për sovranitet teknologjik, siguri dhe demorkaci, Hena Virkunen, presidentët e Letonisë dhe të Lituanisë, Edgars Rinkeviçs dhe Gitanas Nauseda, kancelari gjerman, Olaf Sholc, kryeministrja daneze, Mete Fredriksen dhe kryeministrat e Polonisë dhe të Suedisë, Donald Tusk dhe Ulf Kristershon.

Bruksel - Këshilli i BE-së ka marrë vendim për vazhdim për një vit të masave ekzistuese restriktive ndaj individëve dhe subjekteve që i mbështesin, lehtësojnë ose i mundësojnë aktivitetet e dhunshme të grupit islamik Hamas dhe Xhihadi palestinez islamik. Me këtë vendim, sanksionet për mbështetësit e këtyre dy grupeve militante palestineze janë vazhduar deri më 20 janar të vitit 2026.

Moskë - Zjarr i madh u shkaktua sot nga sulmi i fluturakes ukrainase pa pilot ndaj një objekti energjetik në Kazan, Rusi, kumtuan autoritetet lokale. Në paralagjen e Kazanit, kryeqytet i republikës ruse Tatarstan, "u ndez rezervoari për gaz pas sulmit me dron", kumtoi pushteti lokal në kanalin Telegram.

Uashington - Presidenti amerikan në largim Xho Bajden, në një fjalim mbrëmë në Departamentin e Shtetit, duke dhënë një pasqyrë të sukseseve diplomatike të administratës së tij, tha se "SHBA po fiton në konkurrencën globale" dhe se nuk do të arrihen ekonomikisht nga Kina siç është parashikuar më parë, ndërsa Rusia dhe Irani janë dobësuar nga luftërat në të cilat SHBA nuk kanë pjesëmarrje direkte.

Uashington - Presidenti i ri i zgjedhur amerikan, Donald Tramp deklaroi se "shumë shpejtë" do të tkaohet me presidentin rus, Donald Tramp pasi që javën e ardhshme do ta marrë funksionin. Ai nuk dha afat për takimin, i cili do të jetë ndër të parët mes liderëve të dy vendeve prej fillimit të luftës ruse me Ukrainën, në shkurt të vitit 2022.

Seul - Koreja e Veriut ka lansuar disa raketa balistike me rreze të shkurtë veprimi, kumtoi sot ushtria jugkoreane, transmeton DPA. Koreja e Veriut i lansoi raketat drejt Detit lindor, i njohur edhe si Deti japonez, kumtoi agjencia jugkoreane e lajmeve, Jonhap, duke e cituar Shtatmadhorinë në Seul (JCS).

Bamako - Qeveria e Malit sot filloi ta konfiskojë arin e kompanisë kanadeze për miniera Barik, si pjesë e betejës juridike për një pjesë të të ardhurave që i detyrohen këtij vendi të Afrikës Perëndimore, citohet në letrën e kompanisë. Sekuestrimi vijoi pas letrës paralajmëruese ndaj kompanisë Barik këtë muaj nga Gjykata Supreme Hetuese e Malit, ku thuhet se do të sekuestrohen tre ton ari.

Lagos - Të paktën 40 bujq humbën jetën në një sulm të grupit ekstremist Boko Haram në Nigeri, deklaroi një përfaqësues zyrtar i autoriteteve vendase. Luftëtarët e Boko Haram dhe grupi i tij i ndarë besnik i Shtetit Islamik dyshohen për sulmin të dielën në shtetin verilindor Borno në Nigeri, deklaroi sot komisari për Informacion Usman Tar.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me borë kryesisht në pjesët jugore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -3 deri në 3 gradë. Në Shkup mot me vranësira dhe ftohtë me kushte për rënie të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR