• e martë, 14 janar 2025
MIA Flesh

15:00/ 13 janar/ 2025

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, tha se kanë vërejtje për punën e saj, por që nuk përkrahin nisma nga e Majta.  "Konfirmoj që Ilire Dauti ka qenë kryetare e Komisionit dhe do të mbetet kryetare e Komisionit. Mund të kemi shumë vërejrje për Dautin, por kur ka nismë nga e Majta, ne jemi kundër dhe prandaj do ta mbështesim", tha Medjiti. Lidhur me interpelancat e fundit të ministrave që nuk u votuan të premten, Mexhiti tha se janë më të këqijat apo më të pavotuarat në historinë e Kuvendit.

Shkup - Të hyrat dhe shpenzimet në Buxhetin e vitit 2024 janë realizuar në nivel prej mbi 96%, që është në përputhje me atë që është planifikuar në buxhet. Rritja e të hyrave dhe shpenzimeve krahasuar me vitin paraprak është rreth 10%, ndërsa deficiti buxhetor është më i ulët se vlera e planifikuar për 2.5 miliardë denarë dhe është në nivel prej 4.4% të PBB-së, kumtoi Ministria e Financave (MF). Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin e vitit 2024 janë realizuar në vlerë prej 306.3 miliardë denarëve ose 96.3% nga ajo që ishte planifikuar. Të hyrat nga tatimet dhe kontributet janë realizuar në tërësi, respektivisht 99.7%, ndërsa vetëm nga tatimet realizimi është 99.2%. Tatimi mbi të ardhurat personale ka realizim prej 101%, tatimi mbi vlerën e shtuar 103.8%, tatimi mbi fitimin 95.6% dhe detyrimet e importit 95.3%.

Shkup- Gjykata penale sot e kumtoi aktvendimin për lëndën "Fortesa", pjesën nga lënda për përgjimin masiv të PSP-së "Target-Fortesa" që nuk u vjetërua me ndryshimet e Kodit penal. Për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, lidhur me shkatërrimin e sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, Gjykata sot i shpalli fajtorë të akuzuarit Toni Jakimovski dhe Valentina Simonovska, të cilët ishin të pranishëm në gjykatë, si dhe Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, ish-zbulues të cilët ikën në Greqi, të cilët u gjykuan në mungesë. Për veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim të deokumentit, i akuzuari Toni Jakimovski u dënua me një dënim të vetëm me burg prej tre viteve, në të cilin llogaritet edhe paraburgimi, i akuzuari Goran Grujevski me një dënimtë vetëm prej 14 viteve e gjashtë muajve dhe i akuzuari Nikolla Boshkoski me një dënim të vetëm prej nëntë viteve e dhjetë muajve. E akuzuara Valentina Simonovska, mori dënim me kusht - dënim me burg prej dy viteve, nëse në periudhë prej pesë viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov njofton se Ministria e Drejtësisë së shpejti do të dalë me një zgjidhje ligjore për ndryshimet në Kodin Penal ekzitues, me të cilin, siç thekson, duhet të hiqen pasojat e dëmshme nga ndryshimet ligjore të KP nga viti 2023. "Definicioni i veprës penale "Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar" është nga vlera thelbësore për funksionimin e sistemit gjyqësor, por gjithashtu, edhe për luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të funksioneve publike. Jam dakord që përshkrimi aktual i kësaj vepre penale mund të krijojë çështje në lidhje me zbatimin, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatueshmërinë e gjerë dhe potencialin e tij për keqpërdorim në kontekst të procedurave me motiv politik", thotë Filkov në intervistë për Plusinfo.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë në vend, Paolo Palmintieri. Gjatë takimit, ministri Mucunski i dëshiroi mision të suksesshëm ambasadorit të ri italian, duke shprehur bindje se përvojat e tij diplomatike dhe angazhimi personal do të kontribuojnë dukshëm drejt thellimit të marrëdhënieve dhe afrimit të të dy vendeve. Ai e falënderoi për përkushtimin e Italisë dhe rolin e saj proaktiv në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup  - Mbrojtja e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska është e kënaqur me lirimin nga akuza për rastin e shkatërrimit të pajisjeve për përgjim në UBK. Jankulovska, sipas avokatit Vlatko Ilievski, i cili është bashkëshorti dhe mbrojtësi i saj, thotë se ajo është një nga viktimat më të mëdha të përgjimeve dhe shpreson se “nëse jo në procedurë penale, atëherë në procedurë civile do të përcaktohet se kush e ka kryer përgjimin. dhe ai kompensim do të paguhet.” dëmi jomaterial që ka pësuar Gordana Jankullovska”. Ilievski, në deklaratë për mediat para Gjykatës Penale në Shkup, theksoi se nga ajo që kanë dëgjuar gjatë shpalljes së aktvendimit mund të konstatohet se Gjykata i ka pranuar pretendimet e mbrojtjes se te Gordana Jankullovska nuk ka pasur asnjë paramendim, apo qëllim që ta shkatërrojë pajisje specifike, aq më pak të shkaktojë ndonjë dëm për shtetin dhe Ministrinë.

Shkup – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet në mbledhjen e sotme konstatoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm, të dytë.  Me ndryshimet e propozuara, siç sqaroi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, parashihet sqarimi i një pjese të dispozitave nga Ligji ekzistues për anëtarësim të vendit në Zonën e vetme për pagesa në euro (SEPA). Ligji në masë të madhe është harmonizuar me atë në BE, por Komisioni Evropian ka konstatuar anomali të caktuara rregullatore të cilat duhet të rregullohen. Megjithatë, pritet tha Jankullovski para Komisionit, Maqedonia e Veriut të përfshihet drejt SEPA-s më së voni deri në mars të vitit 2025. 

Shkup - Nesër në vend do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës së dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë negative. Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil dhe më i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat për shkak të kthjellimit plotësisht do të bien edhe në disa vende nën -10 gradë. Nga dita e mërkurë do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

Shkup - Nga ora 11:00 është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në qafën malore Pletvar, informojnë nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë. Trafiku në rrugën rajonale 1102, Gjevgjeli - Bogdanci, është normalizuar, i cili ka qenë i ndërprerë në dy akset për shkak të rrëshqitjes së makinës për heqjen e borës. Nga LAMM njoftuan edhe se nga ora 08:00 trafiku është në ndërprerje të plotë në aksin rrugor Krushevë - f. Pusta rekë, për shkak të sasive të mëdha të borës në rrugë.

Shkup - NP Higjiena Komunale - Shkup, gjatë ditës së djeshme, me angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve në dispozicion në tri ndërrime ka zbatuar aktivitete për pastrimin manual dhe makinerik të borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit, me qëllim që të mundësohet lëvizja e sigurt e këmbësorëve dhe rrjedha e trafikut. "Aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit janë realizuar edhe në zonën qendrore të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, si dhe në Çarshinë e Vjetër. Ekipet e Ndërmarrjes kanë pastruar edhe zonën përreth Spitalit të Qytetit, Spitalit Shtetëror, Qeverisë dhe Kuvendit të RM-së, shtigjet për këmbësor dhe trotuaret e urave „Goce Dellçev" dhe „Sloboda", si dhe të gjitha urat për këmbësorë, njoftoi NP Higjiena Komunale - Shkup.

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit nëntor të vitit 2024 janë dhënë 260 leje ndërtimi, që është për 18.2 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 250 392 mijë denarë, që është për 63.8 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Vlera e reduktuar e parashikuar është për faktin se në të njëjtin muaj të një viti më parë është lëshuar miratimi për ndërtimin e objektit të inxhinierisë civile me vlerë më të lartë, pra ndërtimin e një gazsjellësi të ndërlidhur (ndërlidhës) ndërmjet Republikës. të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 155 (59.6 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 59 (22.7 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 46 (17.7 %) objektet për rikonstruim.

Shkup - Numri i turistëve në nëntor të vitit 2024 është 66 701, prej të cilëve 31.6 % janë turistë vendor dhe 68.4 % turistë të huaj, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Numri i netëve të kaluara në nëntor të vitit 2024 është 138 226, prej të cilëve 38.6 % janë turistë vendor dhe 61.4 % janë turistë të huaj. Në periudhën janar - nëntor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.0 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 13.8 %.

Shkup - Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se në orën 12:55 në grykën malore Pletvar, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.  Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në tërë vendin. LAMM njofton edhe se prej orës 11:00 në drejtimin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit, është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve.

Bukuresht – Kryeministri rumun Marsel Çollaku deklaroi sot se anulimi i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale është vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të zbatohet, e jo të komentohet.  “Nuk kam sqarim për të dhënë, sepse nuk isha unë ai që i anuloi zgjedhjet”, u përgjigj Çollaku në pyetjen e gazetarëve nëse ka marrë më shumë sqarime pse janë anuluar zgjedhjet, duke pasur parasysh atë që autoritetet ende publikisht nuk kanë bërë të ditur se çka e ka shkaktuar vendimin e tillë. “Ai është vendim i CCR i cili duhet të zbatohet, e jo të komentohet”, tha Çollaku, duke shtuar se nuk është problem i tij nëse Kalin Gjorgjesku edhe më tutje duhet të kandidohet për president. 

Abuxha - Në një sulm ajror  të armatës nigeriane ndaj një grupi të armatosur në zonën Zurmi dhe Maradun në shtetin Zamfara në pjesën veriperëndimore të vendit gabimisht janë vrarë një numër i madh i civilëve, njoftuan autoritetet.     Ky është incidenti i tretë për më pak më shumë se një muaj gjatë bombardimit ajror të ekstremistëve dhe grupeve kryengritëse. Zëdhënësi lokal tha se civilët kanë qenë "gabimisht të identifikuar si kryengritës që ikin" nga zona. Megjithatë, banorët lokalë kanë deklaruar se kanë numëruar 20 trupa, ndërsa 10 persona janë kujdesur për të lënduarit.

QËNDRONI TË LIDHUR