• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/ 30 korrik/ 2023

Shkup - Porosia që anëtarët e BE-së e dërgonin që nga viti 2013, pas anëtarësimit të Kroacisë, është "pritni, pritni", tani porosia duhet të jetë "lëvizni më shpejt dhe do të bëheni pjesë e BE-së". Pas luftës në Ukrainë, BE-ja tani nuk ka opsion tjetër veçse të zgjerohet, gjë që do të kërkojë përshtatje nga ana e saj, meqë nuk duhet lërë vende të rëndësishme të presin pafundësisht, ndërsa vendet kandidate që janë të afta të bëjnë detyrat e shtëpisë, siç është Maqedonia e Veriut, duhet të mund të bëhen anëtare të BE-së në kohë të arsyeshme. Varet nga ju nëse jeni gati për këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e porosit, mes tjerash, në intervistën për MIA-n Stefano Stefanini, ekspert për çështjet globale të sigurisë me përvojë shumë të pasur diplomatike. I pyetur se çfarë duhet të bëjë vendi në këtë moment vendimtar për perspektivën e tij evropiane, Stefanini shprehet përveshni mëngët, arrini një konsensus politik dhe përkushtojuni reformave nga agjenda e BE-së.

Dellçevë - Tani është treni i fundit të cilin duhet ta shfrytëzojë Maqedonia e Veriut, sepse aletrantivë tjetër për të mbetur në shtigjet evropiane nuk ekziston, thekson në deklaratë për MIA-n ambasadori sllovak, Henrik Markush, i cili sot ishte për vizitë në Dellçevë.  Kjo, sipas tij, ishte thënë qartë edhe në takimin e fundit të tre ministrave në kuadër të të ashtuquajturit Formati Sllavkov, i cili u mbajt më 13 korrik të këtij viti në Shkup. 

Shkup - Sistemi për ujitje Makaria është sanuar, problemi më dëmtimin është tejkaluar, bujqit në Rosoman prej nesër do të kenë ujë, kumtuan sot nga Qeveria. "Falë reagimit të shpejtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, SHA Ekonomizimit të Ujërave, profesorëve nga Fakulteti ndërtimor në Shkup, realizuesve, si dhe përkrahjes së vetadministrimit lokal, për periudhë shumë të shkurtë, për një muaj e gjysëm është gjetur zgjidhje për defektin e sistemit për ujitje", thonë nga Qeveria.

Shkup - Një shtetas rumun i cili kishte probleme me zemrën, ndërsa po qëndronte në Gjevgjeli, është shpëtuar përmes Numrit të vetëm për raste emergjente 112 në bashkëpunim me shërbimet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se telefonata është pranuar mbrëmë vonë dhe se me shumë gjasa për shkak të afërsisë së kufirit telefonata është pranuar fillimisht në një stacion bazë në Greqi, pas së cilës shërbimi i Greqisë ka kontaktuar me shërbimin në Maqedoninë e Veriut dhe pasi ishte gjetur shtetasi rumun dhe me ndërhyrjen e Ndihmës së Mjekësisë Emergjente nga Gjevgjelia, ai është shpëtuar.

Shkup - Rreth 45 minuta pritet në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend për shkak të frekuencës së rritur të veturave në këtë periudhë të vitit.  Në vendkalimet e tjera kufitare, siç informon Lidhja Automote e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Tiranë - Partia më e madhe opozitare shqiptare Partia Demokratike në votimin e djeshëm sipas parimit "një anëtar, një votë" për lider të Partisë e zgjodhi Lulzim Bashën. Ai fitoi 16.196 përballë kundër kandidatit të tij Gjergj Hani i cili fitoi 1657 vota.  Basha (49) dha dorëheqjen nga funksioni në shtator dy vite më parë, pas keqkuptimeve të mëdha me liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, të cilin Basha e trashëgoi në këtë detyrë në vitin 2013.

Bruksel – Pas stagnimit në fillim të vitit, rritja në Eurozonë ka gjasa të mbetet e kufizuar deri në fund të vitit 2023, duke bërë që parashikimi për rritjen ekonomike vjetore që pritet në shtator të jetë më pak optimist, se parashikimet e qershorit, tha Komisioneri Evropian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni. Në qershor, Komisioni Evropian parashikoi rritje të ekonomisë së Eurozonës në vitin 2023 prej 1.1 për qind, por sipas njoftimit të Xhentilonit, parashikimet e reja që do të publikohen më 11 shtator ka të ngjarë të tregojnë rritje më të ulët se ajo që pritej. Një optimizëm i tillë i reduktuar për rritjen ekonomike vjen si pasojë e rritjes së kostove të huamarrjes, rënies së besimit të biznesit dhe konsumatorëve, si dhe inflacionit të lartë, i cili, pavarësisht uljes, ka ende një normë të lartë.

Kiev- Të paktën një civil e ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar në sulmin raketor mbi qytetin Sumi në Ukrainën verilindore, kumtoi policia lokale. "Një projektil armiqësor mbrëmë ka qëlluar një institucion armiqësor. Në vendin e ngjarjes ka policë, të cilët i vlerësojnë pasojat nga sulmi", thuhet në kumtesën e policisë ukrainase në Telegram. Autoritetet lokale në Telegram kumtuan se në këtë rajon për momentin është shpallur alarm për sulme eventuale.

Barcelonë - Ish kryeministri katalanas, Karles Puxhdemon, nga partia separatiste e të cilit Bashkë për Katalonjën varet formimi i qeverisë në Spanjë, dje deklaroi se partia e tij do të votojë për kryeministrin aktual spanjoll Pedro Sançez vetëm nëse ka marrëveshje për zgjidhjen e "konfliktit mes Katalonjës dhe Spanjës".  Puxhdemon, i cili ndodhet në mërgim në Belgjikë që nga vjeshta 2017, njoftoi në Tuiter se shtatë votat e partisë Së bashku për Katalonjën nuk do të kushtëzoheshin me përmirësimin e gjendjes së tij personale. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Spanjës po kërkon ekstradimin e tij për t'u gjykuar në Madrid për organizimin e një referendumi të ndaluar për Katalonjën gjashtë vjet më parë.

Roterdam - Tre persona janë lënduar kur një sulmues mbrëmë hapi zjarr në "Karnavalin veror të Karaibeve" në qendër të Roterdamit, njoftoi sot policia e Holandës. Pas ngjarjes së ndodhur jo shumë larg një prej rrugëve kryesore të qytetit janë arrestuar tre persona. Policia nuk ka bërë të ditur motivet e sulmit. Karnavali ishte ndërprerë menjëherë pas të shtënave.

Moskë - Të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar nga moti i keq në Rusinë perëndimore, njoftuan sot autoritetet lokale.  Viktimat ishin në një grup të turistëve të cilët gjendeshin në kamping në liqenin Jalçik.  "Sipas informacioneve të fundit, humbën jetën tetë persona", deklaroi kryetari Joshkar Ole.  Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitale. 

Shën Petërsburg - Një paradë e madhe detare, duke përfshirë edhe anije më bashkëkohore luftarake, varka dhe nëndetëse të armatosura, sot mbahet në lumin Neva në Shën Petërsburg me rastin e shënimit të Ditës së Marinës së Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin mbajt fjalim në të cilin marinës i premtoi 30 anije të reja këtë vit.  "Rusia sot zbaton me besim detyrat gjithëpërfshirëse të politikës sonë kombëtare detare dhe forcon vazhdimisht forcën e marinës sonë", tha Putini dhe shtoi se vetëm këtë vit, 30 anije të klasave të ndryshme do t'i shtohen flotës.

Romë - Papa Françesku sot i ka bërë thirrje Rusisë që ta jetësojë Marrëveshjen e Detit të Zi për grurin, e cila i mundëson Ukrainës ta eksportojë grurin nga portet e saj edhe krahas luftës. "U apeloj vëllezërve të mi, funksionarëve të Federatës ruse, që ta vazhdojnë iniciativën e Detit të Zi dhe në mënyrë të sigurtë të transportohet gruri", tha Papa Françesku gjatë lutjes së të dielës. Rusia nuk e vazhdoi Marërveshjen e Detit të Zi për grurin, pas skadimit të saj më 17 korrik, pasi, siç thotë Kremlini, pjesa që ka të bëjë me Rusinë, "nuk u zbatua". 

Nju-Jork - Miliarderi amerikan Ilon Mask ka refuzuar t'i japë Ukrainës qasje deri te rrjeti Strarlink në afërsi të Krimesë, shkruan "Nju-Jork Tajms. "Sipas burimeve të informuara me situatën, Mask disa herë e ka kufizuar qasjen deri te Starlink gjatë konfliktit. Në një moment, ai e ka refuzuar kërkesën e ushtrisë ukrainase që ta kyç terminalin në afërsi të Krimesë", shkruan ditorja njujorkeze.

Tel Aviv  - Dhjetëra mijëra izraelitë mbrëmë protestuan kundër vendimit të Qeverisë që ta zbatojë planin kontrovers për reforma në gjyqësor edhe krahas kundërshtimit të madh.  Pasi plani u publikua në janar, dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën protestojnë çdo të shtunë që konsiderohet si një nga lëvizjet më të mëdha protesuese në historinë e Izraelit.  Protestat u intensifikuan këtë javë kur Knëseti e votoi ligjin e parë të reformave të zbatuar nga qeveria e djathtë ekstreme e kryeministrit Benjamin Netanjahu.  Protestuesit me flamuj izraelitë u mblodhën dje në Tel Aviv për të 30-ën herë me radhë.  Mediat izraelite raportuan se kishte më shumë se 170.000 protestuesit në qytet, i cili konsiderohet si epiqendra e protestave, dhe rreth 200.000 në të gjithë Izraelin.

Bangui - Votimi për kushtetutën e re filloi sot në mëngjes në Republikën e Afrikës Qendrore.  Sipas draftit të kushtetutës së re, presidenti Fosten Arshanxh Tuadera ka mundësi të kandidohet për mandatin e tretë.  Kundërshtarët e akuzojnë Tuaderën (66) se dëshiron të mbetet "presidenti i përjetshëm".  Të drejtë vote kanë rreth 1,9 milionë votues. 

Ontario - Një zjarrfikës i cili po shuante zjarrin në provincën kanadeze Kolumbia Britanike humbi jetën të premten, me çka numri i zjarrfikësve të vdekur në Kanada këtë vit u rrit në katër.  Siç raportuan sot mediat lokale, zjarrfikësi që humbi jetën është një 25-vjeçar nga Ontario, i cili po shuante zjarrin në Doni Krik. Ai është zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e Kolumbisë Britanike që filloi më 12 maj dhe pritet të digjet gjatë dimrit.

Sao Paolo - Klubi brazilian Sao Paolo publikoi se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mesfushorin Hames Rodrigez. Ekipi i fundit i Rodrigezit ka qenë Olimpiakos, prej të cilit u largua në prill të këtij viti si lojtar i lirë. Në 23 ndeshje për klubin grek, Rodrigez ka shënuar pesë gola dhe ka pasur gjashtë asistime. Kolumbiani 32-vjeçar paraprakisht ka luajtur për Al Rajan, Evertonin, Bajernin e Mynihut, Realin e Madridit, Monakon, Porton, Banfilidin dhe Envigadon. 

Riad - Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Sadio Mane është afër kalimit në Al-Nasër, njofton "Sky Sport". Sipas burimit, senegalezi 31-vjeçar do të fitojë më shumë se 40 milionë euro në vit. Mane, verën e kaluar kaloi në Bajern nga Liverpuli. Për bavarezët ka luajtur 38 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime.

QËNDRONI TË LIDHUR