• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 8 dhjetor/ 2024

Shkup - Akademi solemne me rastin e festës shtetërore "Shën. Kliment i Ohrit" do të mbahet sonte në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi në Shkup, nën udhëheqësinë e presidentes Gordana Siljanovska Davkova. Në akademinë solemne do të mbajë fjalim presidentja Siljanovska Davkova. 

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se bashkë me partnerin e koalicionit Vlen janë duke biseduar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili të mërkurën më 11 dhjetor është në rend dite për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por tha se askush nuk duhet të ndërhyjë në Gjykatë për këtë "procedurë aktuale". Ai tha se "asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën", sepse "çdo veprimi" në Gjykatën Kushtetuese i paraprijnë seancat përgatitore. Sipas tij, synimi i BDI-së është përçarja në baza etnike dhe se përpjekje të tilla në të ardhmen do të ketë nga ajo parti politike.

 Shkup - Ka frustrime dhe zhgënjime të mëdha te qytetarët e Maqedonisë nga Bashkimi Evropian, por kjo mbetet qëllimi ynë strategjik sepse më mirë për momentin, për ne si shtet, nuk ekziston", deklaroi  kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp. Në pyetjen e gazetarëve ku shteti e  sheh perspektivën ekonomike në botën e re globale dhe në një situatë në të cilën është  bllokuar të hyjë në BE, Mickoski u përgjigj se "si një shtet i vogël do të kërkojmë interesin tonë" dhe se "përcaktimi ynë strategjik është të jemi anëtar i përkushtuar i Aleancës së NATO-s", ku, tha, jemi mjaft të përkushtuar në rolin tonë aktiv.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria për një periudhë të shkurtër gjysmë viti ka arritur të konsolidojë ekonominë, duke u shprehur i kënaqur me të dhënat për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga 3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 (korrik, gusht dhe shtator). Në një konferencë për media kushtuar rritjes ekonomike, kryetari i Qeverisë tha se të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës i kanë tejkaluar pritjet e Qeverisë dhe parashikimet e Bankës Botërore, duke theksuar se "në kushte të zhvillimeve komplekse gjeo-ekonomike dhe politike, 3 për qind është ndër më të mëdhenjtë brenda BE-së".

Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do të dorëzohet çmimi shtetëror "Shën. Kliment i Ohrit" për vitin 2024.  Çmimin në fushën e edukimit dhe arsimit do ta marrë profesoresha universitare Maja Bojaxhievska, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit këtë vit u shpërblyen shkrimtari Millovan Stefanovski, piktori Mirosllav Masin dhe aktori Refet Abazi.

Shkup - Shporta konsumatore e Vitit të Ri me çmime të reduktuara po zgjerohet me produkte të reja ushqimore. Vetëm një javë pas zbatimit të fushatës "Më pak shpenzime, më shumë për ju - Ne kujdesemi", shporta konsumatore e Vitit të Ri me çmime të reduktuara prej të paktën 10 për qind po zgjerohet dhe përfshin mbi 700 produkte ushqimore, thuhet në kumtesën e shërbimi për shtyp të Qeverisë. Qeveria, siç bëhet me dije, po merr masa me të cilat qytetarët më në fund marrin atë që meritojnë, kushte të mira jetese dhe kujdes të vërtetë për nevojat e tyre reale.

Moskë - Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi sot se presidenti sirian Bashar al-Asadi është larguar nga funksioni dhe vendi pasi ka urdhëruar dorëzim paqësor të pushtetit. Në kumtesë,  Ministria nuk ka theksuar se ku ndodhet tani Asadi. Ministria theksoi se Rusia nuk mori pjesë në diskutimet rreth largimit të tij. Bëhet me dije se bazat ushtarake ruse në Siri janë vënë në gatishmëri, por se për momentin nuk ka asnjë kërcënim serioz për to.

Damask - Aeroplani i fundit që u ngrit nga Damasku përpara se rebelët sirianë të pushtonin qytetin u zhduk nga radarët pak pas ngritjes mbi qytetin e kontrolluar nga rebelët, Homs, raportuan faqet e internetit për ndjekjen e  fluturimeve, raporton "Al Xhezira". Më herët, mediat perëndimore, duke cituar komandantë ushtarakë të paidentifikuar, raportuan se presidenti sirian Bashar al Asad u largua nga Damasku mëngjesin e sotëm me aeroplan në një lokacion të panjohur.

Shkup - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka njoftuar se nga gjithsej 907 kontrolle në përputhje me Ligjin për regjistrimin e pagesave me para të gatshme, të cilat i ka bërë muajin e kaluar (nga 1 deri më 30 nëntor), tek 750 taksapagues nuk janë konstatuar parregullsi. "Kjo tregon se një numër i madh taksapaguesish punonin brenda rregulloreve ligjore. Por, për 126 taksapagues, DAP konstatoi parregullsi, të cilat i referohen veprave të ndryshme dhe lëshoi ​​urdhërpagesa penale, si dhe zgjidhje për ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë për disa prej tyre", informon DAP.

Shkup - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese edhe këtë javë, krahas atyre të rregullta. Me inspektime gjatë kësaj jave janë mbuluar 38 kuzhina në kopshte private në të gjithë territorin e vendit. Me kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor, për të cilat janë lëshuar urdhra për regjistrim të menjëhershëm dhe janë shqiptuar gjoba.

Shkup - Për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve tanë të cilët gjenden në këtë vend, që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje. "Apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend. Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, e me këtë edhe zvogëlimi i mundësive për largim me kohë nga Siria", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Londër - Shërbimi Meteorologjik Kombëtar Britanik lëshoi alarm për erëra të forta që e goditën vendin pas stuhisë Dara. Në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lokale ishte lëshuar meteoalarm i verdhë, ndërsa Irlanda Veriore u përball me erëra prej 97 km në orë, transmeton "Skaj Njuz".

Damask - Rebelët në Siri kanë hyrë në kryeqytetin Damask pa hasur në rezistencë serioze. Pak para kësaj, presidenti sirian Bashar al-Asad u largua sot nga Damasku me aeroplan, duke ikur nga qyteti në një drejtim të panjohur, konfirmuan për "Rojters" dy oficerë të lartë të armatës siriane, raporton Skaj Njuz. Sipas Rami Abdel Rahman, drejtor i Qendrës Siriane për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut, Asad mund të jetë larguar nga vendi.

Uashington - Forcat opozitare siriane sot e morën kontrollin ndaj Damaskut, ndërsa presidenti Bashar al Asad është arratisur nga kryeqyteti.  Luftëtarët opozitar u bënë thirrje qytetarëve sirian të kthehen në vend dhe shpallën fillimin e "një epoke të re". Hadi al-Bahra, lider i koalicionit opozitar politik sirian në vendet e huaja, tha se Damasku është "çliruar nga Asadi" dhe përgëzoi popullin sirian.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe ekipi i tij po ndjekin "zhvillimin e jashtëzakonshëm në Siri" dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët në rajon, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. Njoftimi vjen pas raportimeve se presidenti sirian Bashar al-Asad është larguar nga Damasku në një destinacion të panjohur, ndërsa rebelët thanë se kishin hyrë në kryeqytet, ku nuk kishte shenja të dislokimit të forcave qeveritare.

Uashington - Ukraina ka shprehur dëshirë për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë, tha presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, pas takimit me Volodimir Zelenskin në Paris. Në platformën e tij "Truth Soshëll", Tramp bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata midis Moskës dhe Kievit.

Damask - Aeroplani i fundit që u ngrit nga Damasku përpara se rebelët sirianë të pushtonin qytetin u zhduk nga radarët pak pas ngritjes mbi qytetin e kontrolluar nga rebelët, Homs, raportuan faqet e internetit për ndjekjen e  fluturimeve, raporton "Al Xhezira". Më herët, mediat perëndimore, duke cituar komandantë ushtarakë të paidentifikuar, raportuan se presidenti sirian Bashar al Asad u largua nga Damasku mëngjesin e sotëm me aeroplan në një lokacion të panjohur.

QËNDRONI TË LIDHUR