• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 11 nëntor/ 2023

Shkup - Si vend që ka zgjedhur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ndan vlerat evropiane të demokracisë, transparencës dhe përgjegjësisë, është e nevojshme të respektohen dhe zbatohen standardet ndërkombëtare për liritë e mediave, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor që përfshin gazetarët e IRL-së.

Shkup - Maqedonia e Veriut ka një nivel të mirë gatishmërie në fushën e shkencës dhe kërkimit. Është bërë njëfarë progresi në drejtim të forcimit të kapaciteteve të sektorit publik dhe privat për kërkimin dhe inovacionet, përmes rritjes së buxhetit për shkencën, përmes zhvillimit të Strategjisë së Specializimit të zgjuar që ende nuk është miratuar, dhe përmes vazhdimit të përmirësimit të pjesëmarrjes së vendit në programin Horizont Evropë.

Shkup - Raporti i Komisionit Evropian për progresin e vitit 2023 tregon se vendi ndodhet mes një niveli të moderuar dhe të mirë përgatitjeje në fushën e politikës ekonomike dhe monetare dhe është arritur njëfarë progresi. Sa i përket politikës ekonomike, informacionet në strategjinë fiskale  janë përmirësuar, por përputhja me kuadrin fiskal të BE-së është vetëm e pjesshme dhe ka ende mangësi në monitorimin e rreziqeve fiskale.

Shkup -  Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur në pjesën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, vlerëson Komisioni Evropian (KE) në Raportin e fundit për progresin e vendit.  Sipas KE-së, është arritur një përparim i caktuar në periudhën e raportimit, veçanërisht në përgatitjen e Planit të Veprimit 2021-2027 për Strategjinë Kombëtare për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe në pjesën e masave buxhetore për mbështetje në kuadër të Programit Kombëtar 2023-2027 për zhvillim të bujqësisë.  

Shkup - Ministria e Kulturës duhet të hartojë një strategji të re kombëtare për vitin 2023-2027 për zhvillimin e kulturës dhe të sigurojë një buxhet adekuat. Buxheti vjetor për kulturën në tre vitet e fundit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, ndërsa reformat janë shtyrë pas rekomandimeve të analizës funksionale të Ministrisë së Kulturës, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit.

Shkup - Fragmentimi gjeoekonomik është një rrezik serioz për perspektivat afatmesme të rritjes globale, ndërsa veçanërisht për ekonomitë e vogla dhe shumë të hapura siç është ajo e Maqedonisë. Politikëbërësit dhe kompanitë eksportuese duhet të përgatiten për realizimin e mundshëm të rreziqeve gjeo-ekonomike dhe të rrisin qëndrueshmërinë e ekonomisë vendase, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në kolumnën e saj për edicionin "Top 100 eksportuesit".

Shkup - Politikat energjetike të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, janë temë e Forumit të tretë socio-ekonomik (FSE) që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Fondacionit "Fridrih Eber", Qendra Ndërkombëtare "Olof Palme" dhe Progres - Instituti për demokraci sociale. Në agjendën e forumit janë sfidat mjedisore, agjenda e gjelbër, promovimi i kohezionit social përmes investimeve në punësim, arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe shërbimet cilësore për përfshirje dhe mbrojtje sociale. 

Shkup -  Me panelin me temë "Demokracia energjetike në qytetet dhe komunitetet tona", filloi Forumi i tretë për transformim socio-ekologjik i cili po mbahet sot në Shkup. Pjesëmarrësit bisedojnë  për mundësitë, por edhe për sfidat që janë pasojë e kalimit nga një sistem energjitik konvencional në një sistem energjik të pastër.

Shkup - Sfida kryesore ekologjike e vendit është padyshim ngritja e infrastrukturës bazë për menaxhimin e mbeturinave, tha sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ajo përkujtoi se ligji është miratuar  tashmë njëzet vjet, por për shkak të progresit shumë të dobët nga komunat në atë drejtim, shteti mori përsipër menaxhimin rajonal të mbeturinave.

Shkup - Sot në Shkup mbahet Forumi i tretë Socio-Ekologjik me debat dhe diskutim për politikat energjetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Siç u tha në takim, janë shkëmbyer idetë se si të zhvillohen më mirë komunat, në interes të qytetarëve. Marrin pjesë deputetë, ekspertë, kryetarë komunash. Diskutohet për drejtësinë sociale në kontekstin e ndryshimeve klimatike.

Shkup - Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme BDI-ja do të jetë shumë e befasuar në mënyrë të pakëndshme nga numri i votave të fituara dhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Republikën. Ai shton se "VMRO-DPMNE-ja do t'i japë një shans të ashtuquajturës opozitë shqiptare". 

Kumanovë - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka vendosur sot lule në përmendoren Kosturnica në Kumanovë në nder të 11 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Kumanovës. Ai ka uruar Ditën e Çlirimit, duke iu referuar rëndësisë së Kumanovës dhe kontributit të luftëtarëve të qytetit në luftën antifashiste. Në postimin në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme kujton se nga rajoni i Kumanovës kanë luftuar mbi 2000 luftëtarë të çetës së Kozjakut dhe Karadakut.

Shkup - Në 24 orët e fundit më së shumti shi - 14 litra në metër katror ka rënë në Kodrën e Diellit, 10 litra në Tetovë dhe Mavrovë, tetë në Krushevë, pesë në Berovë dhe Lazaropole, katër në Ohër, tre në Pretor dhe Vinicë, dy në Kriva Pallankë, Prilep, Gjevgjeli dhe Dibër, një në Shkup Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Veles, tregojnë matjet e Drejtorisë për Punë  Hidrometeorologjike.

Zagreb - Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozhiq u lëndua rëndë në mëngjes në një aksident trafiku në afërsi të qytetit Zhupanja, në të cilën humbi jetën një person. Ai po drejtonte automjetin e tij pa persona të tjerë në të dhe u përplas me një furgon, shoferi i të cilit humbi jetën.

Bruksel  - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, u dërgoi ftesë liderëve të BE-së që të marrin pjesë në darka ku do të diskutohet për agjendën strategjike të Unionit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Bruksel - Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian sot në orët e hershme të mëngjesit arritën marrëveshje për buxhetin e Unionit për vitin 2024, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç kumtoi Këshilli Evropian, Buxheti për vitin e ardhshëm fokusohet fuqishëm në prioritetet kryesore politike të BE-së dhe bazohet në kontekstin aktual të vështirë gjeopolitik.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron i bëri thirrje Izraelit të ndalojë bombardimet në Rripin e Gazës dhe të ndalojë vrasjen e civilëve në territorin palestinez. Sulmet ajrore "nuk kanë justifikim", tha Makron në një intervistë për  Bi-Bi-Si të botuar mbrëmë. Ai siguroi se armëpushimi do të jetë në interes të Izraelit.

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë thirrjen e presidentit francez Emanuel MaKron për  armëpushim në Rripin e Gazës. Në  intervistën e mbrëmshme për Bi-Bi-Si, Makron i kërkoi Izraelit të ndalonte bombardimet dhe vrasjen e civilëve në territorin palestinez.

 Katania  -  Vullkani Etna në ishullin italian të Sicilisë mbrëmë ka hedhur llavë të nxehtë, por nuk ka hedhje m; t; madhe të hirit dhe nuk ka raportime për dëme, raporton DPA.  Aeroporti në qytetin e Katanias mëngjesin e sotëm vazhdoi të punoj; edhe krahas që Instituti Italian  për Gjeofizikë dhe Vullkanologji ngriti nivelin e rrezikut nga e verdha në portokalli.

Riad - Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, sot do të mbahet një samit i jashtëzakonshëm i konvokuar nga Liga Arabe me kërkesë të palestinezëve dhe Arabisë Saudite, në të cilin do të diskutohet për luftën në Gaza. Takimi do të fokusohet në "agresionin izraelit kundër Gazës", thuhet në kumtesën e Ligës Arabe.

Riad -  Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, filloi Samiti i Ligës Arabe kushtuar konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Më pas, siç theksojnë një pjesë e agjencive perëndimore, forumi do të shndërrohet në një samit të liderëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Tel Aviv -  Armata izraelite thotë se e ka vrarë komandantin e Hamasit, Ahmed Siam, i cili, siç theksohet, "ka mbajtur si  mburojë e gjallë rreth 1.000 banorë të Gazës në spitalin Rantisi". Në kumtesë theksohet se pas informacionevetë inteligjencës  të mbledhura nga Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, ushtarët izraelitë kanë dërguar një aeroplan luftarak ta sulmojë vendin ku ndodhej Siami, komandanti i njësisë Naser-Radvan i Hamasit, raporton "Tajms of Izrael". 

Tel Aviv -  Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se me sulme ajrore u janë përgjigjur sulmeve të Hezbollahut nga Liban. IDF në kumtesë thekson se një numër i vendeve të Hezbollahut të vendosura në jug të Libanit, janë sulmuar nga ajri dhe me artileri, nga e cila është shënjestruar veriu i Izraelit.

Tokio -  Kryeministri japonez Fumio Kishida sot shprehu shqetësimin për shkak të bombarduesve të përbashkët të fundit kineze dhe ruse mbi ujërat në afërsi të Japonisë, duke paralajmëruar se vendi i tij po përballet me mjedisin më të vështirë dhe më të ndërlikuar të sigurisë në kohët e pasluftës.

Nju-Jork - Sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës është "në kolaps", paralajmëroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai deklaroi se gjysma e 36-të spitaleve në enklavë aspak nuk punojnë.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, veçanërisht paradite. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. (në disa vende me shpejtësi mbi 70 km/orë). Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja nga 12 deri në 19 gradë. Në Shkup paradite mot me vranësira me reshje të shiut, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 16 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR