• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/ 10 maj/ 2024 

Shkup - Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot, konsideron se fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e dyfishta është goditje e rëndë për ambiciet e BE-së dhe se për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por edhe vendet e BE-së që i evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan. 

Shkup- Bojan Jovanovski - Boki 13 ka ngritur kallëzime penale kundër shumë ish funksionarëve, drejtorëve të emëruar, persona të cilët kryenin funksione publike, gjykatës dhe prokurorë.

Shkup - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në orën 15 e 30 minuta nuk janë parashtruar ankesa për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare, informojnë për MIA-n nga KSHZ.

Shkup  - Sipas konkluzioneve paraprake të Zyrës për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut e OSBE-së (ODIHR), zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që  u zhvilluan më 8 maj kaluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell dhe Komisionerit evropian për zgjerim dhe politik të fqinjësisë, Oliver Varheji.

Tetovë - Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e vijon bashkëpunimin e suksesshëm me Katedrën e Ushqimeve Funksionale të Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Nutricionit, nga Universiteti i Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë. Në kuadër të bashkëpunimit, Prof. Dr. Monika Przeor para studentëve të UT-së mbajti një ligjëratë, me temë: “Hulumtimi i përbërësve bioaktivë dhe ushqimet funksionale: Gjendja, zbatimet e industrisë dhe perspektivat”. Gjatë ligjëratës ajo prezantoi edhe eksperiencat dhe mundësitë e bashkëpunimit në projektin “Ushqimet e reja me veti bioaktive dhe promovuese të shëndetit” të financuar nga Bashkimi Evropian.

Moskë - Duma shtetërore e Rusisë në takimin plenar miratoi propozim për rezolutë për emërimin e Mihael Mishustin për kryeministër.

Gjenevë - Shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, kumtoi se një pjesëtar i personelit të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), bashkëshortja e tij dhe një fëmijë janë plagosur në sulmin ajror, në të cilin të mërkurën u shkatërrua shtëpia e tyre në Rafah.

Romë - Zëvendëskryeministri italian Mateo Salvini e dënoi ashpër propozimin e presidentit francez Emanuel Makron për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë, duke theksuar se politikanët me ide të tilla janë të rrezikshëm për shoqërinë. 

Bruksel - Bashkimi Evropian e dënoi sulmin ndaj kompleksit të UNRVA në Jerusalemin Lindor.

Tel Aviv  – Ushtria izraelite është duke trajnuar për mundësinë e një lufte të madhe me fqinjin e saj verior Libanin, kumtoi sot ushtria.

Tel Aviv - Sirenat u aktivizuan sot në qytetin izraelit jugor Bersheba, ndërsa pastaj u dëgjuan disa shpërthime. 

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski konfirmoi se Rusia ka filluar ofensivë të re në rajonin Harkov.

Jerusalem  - Kabineti izraelit i sigurisë mbrëmë votoi për zgjerimin e forcave izraelite të sigurisë (IDF) në Rafah, por pa kaluar kufirin në atë që SHBA-ja e konsideron "operacion të madh".

Uashington - Policia amerikane sot në mëngjes i shpërndau studentët të cilët protestojnë kundër luftës në Rripin e Gazës në edhe dy universitete amerikane prestigjioze.

Bejrut – Situata për njerëzit në Rafah në Rripin jugor të Gazës vazhdon të përkeqësohet me avancimin e ushtrisë izraelite, deklaruan vullnetarët në terren.

Bejrut - Dy persona ishin vrarë sot nga një fluturake izraelite pa pilot në një fshat libanez në rajonin kufitar ku gjatë ditëve të fundit u intensifikuan aktivitetet ushtarake. 

Nion - Italia dhe Gjermania kanë siguruar vend shtesë në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi klubet e tyre kanë pasur paraqitje të mira në garat evropiane këtë sezon, publikoi UEFA.

QËNDRONI TË LIDHUR