• e shtunë, 29 qershor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15;00/ 14 prill/ 2024

Shkup - Me prezantimin e programeve të takimeve me qytetarë dhe tubimeve, sot vazhdon fushata zgjedhore e kandidatëve për president për rrethin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit.

Shkup - Presidenti i shtetit në të ardhmen të zgjedhet në Kuvend, ky është kushti që të merren votat e BDI-së në rrethin e dytë pas përfundimit të zgjedhjeve presidneciale, thotë zëvendës krymeinistri për koordinim të çështjeve politike të resoreve dhe ministër i Sistemit Politik, Artan Grubi.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media, ka dënuar fuqishëm sulmin masiv të Iranit ndaj Izraelit gjatë natës së kaluar, i cili mund të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.

Shkup - Ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dje u arrestua në Zagreb, por pastaj u liriua, konfirmojnë nga MPJ.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 190 masa, nga të cilat 45 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar.

Tiranë - Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani përmes një publikimi në rrjetin X reagoi për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke theksuar se "Shqipëria dënon ashpër sulmin iranian ndaj Izraelit dhe se kjo do të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh.

Bruksel- Bashkimi Evropian ashpër e ka dënuar sulmin iranian ndaj Izraelit, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel.

Bruksel - Liderët e institucioneve të Bashkimit Evropian në publikime në rrjetet sociale kanë shprehur dënim të ashpër për sulmet iraniane ndaj Izraelit.

Romë- Krerët e shteteve dhe qeverive të Grupit 7 (G7) të ekonomive më të pasura liberale në botë do të takohen sot pasdite përmes video-konferencës për të diskutuar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, kumtoi Qeveria e Italisë, vend i cili aktualisht kryeson me G7.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen e dënoi sulmin ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Romë- Italia me kujdes dhe brengosje e ndjek situatën pas lansimit të dronëve iranianë kundër Izraelit, publikoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani në rrjetin X.

Paris- Me vendosjen për një akt të tillë pa precendet, Irani kalon prag të ri në veprimet e veta destabilizuese dhe krijon rrezik për përshkallëzim të gjendjes, paralajmëroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc e dënoi sulmin ajror iranian ndaj Izraelit, Japonia u bashkua në dënimin e sulmit, ndërsa Kina shprehu shqetësim të thellë duke u bërë thirrje vendeve të qetësohen, transmetuan agjencitë botërore.

Bruksel- Funksioni kryesues i Komitetit Ushtarak të BE-së (EUMC) nuk përket në grupin e funksioneve nga profili i lartë brenda Unionit, por mbajtësi i saj ka një rol të rëndësishëm si këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së  për politikën e jashtme dhe sigurinë. Pozicioni i tij mori rëndësi me agresionin rus në Ukrainë dhe imponimin e politikës së mbrojtjes ndër prioritetet e agjendës së BE-së, ndërsa funksioni mund të fitojë peshë shtesë nëse në Komisionin e ardhshëm Evropian futet detyra e Komisionerit Evropian për Mbrojtjen.

Bruksel - NATO-ja e dënoi sulmin ndaj Izraelit gjatë natës si "përshkallëzim" të trazirave rajonale dhe bëri thirrje në përmbajtshmëri nga të gjitha palët.

Moskë - Ministria ruse e Punëve të jashtme sot shprehu shqetësim për sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për përmbajtje të Lindjes së Afërt.

Tel Aviv - Zëdhënësi i IDF-së, Daniell Hagari deklaroi se Irani ka lansuar dhjetëra raketa balistike drejt Izraelit, duke shkaktuar dëm të vogël në një bazë ushtarake.

Nju - Jork– Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh “dënoi ashpër përshkallëzimin serioz të përfaqësuar me sulmin e madh ndaj Izraelit nga Republika Islamike e Iranit dhe bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.

Teheran - Garda revolucionare islamike iraniane (IRCG) lëshoi paralajmërim deri te SHBA-ja, ku thuhet se çdo përkrahje ose pjesëmarrje në aksione kundër interesave të Iranit, do të ketë përgjigje vendosëse.

Nju- Jork  – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim urgjent në orën 16:00 me orën e Nju Jorkut (20:00 ora sipas Griniç), kumtoi kryetari aktual i Këshillit të Sigurimit, Malta.

Tel Aviv - Kabineti izraelit i Sigurisë e autorizoi Kabinetin ushtarak prej tre personave që të vendos për përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit iranian pas takimit të mbajtur mbrëmë, deklaroi një përfaqësues izraelit për Si-En-En.

Uashington – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, ka kërkuar nga homologu i tij izraelit, ministri Joav Gallant, që të njoftojë SHBA-në para çdo përgjigje të mundshme ndaj sulmit iranian. kumtoi një përfaqësues zyrtar amerikan.

Jerusalem - Izraeli sot në mëngjes e ka hapur hapësirën e vet ajrore, e cila ishte mbyllur për shkak të sulmit iranian me rreth 300 projektila dhe drone luftarake, transmetojnë mediat izraelite.

Teheran  - Në letrën e dërguar deri te shefi i KB-së, Antonio Guteresh dhe kryetarja e Këshillit për Siguri, Vanesa Frejzier, Teherani theksoi se sulmi ndaj Izraelit është akt ligjor dhe i arsyeshëm për vetëmbrojtje nga "agresionet" izraelite.

Tel Aviv – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka biseduar me telefon me presidentin amerikan Xho Bajden pas përfundimit të takimeve të kabinetit të sigurisë dhe kabinetit ushtarak në selinë ushtarake të IDF në Kirija në Tel Aviv.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden i vlerësoi forcat amerikane që e ndihmuan Izraelin për të rrëzuar "pothuajse të gjithë" aeroplanat dhe raketat e lëshuara nga Irani dhe u zotua se do të koordinojë një përgjigje globale ndaj sulmit të paprecedentë të Teheranit.

Tel Aviv- Izraeli do të fitojë pasi të mbrohet nga sulmi i dronëve dhe raketave iraniane, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Londër  - Kryeministri britanik Rishi Sunak e dënoi sulmin e "pamatur" të Iranit ndaj Izraelit, për të cilin tha se e tregon "qëllimin që të bëjë kaos në oborrin e vet".

Jerusalem - Shpërthime dhe sirena për sulm ajror janë dëgjuar në Izrael herët në mëngjes pasi Irani ka gjuajtur qindra dronë, raketa balistike në sulm të drejtpërdrejtë, njoftuan mediumet izraelite.

Jerusalem - Agjencia izraelite e intelengjës Mosad kumtoi se Lëvizja palestineze Hamas e ka hedhur posht propozimin e ri për armëpushim, të prezantuar para një jave në Kajro nga ndërmjetësuesit.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden shprehu solidaritet me Izraelin pas sulmit nga Irani dhe u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën, transmetuan n agjencitë botërore të lajmeve.

Gazë - Lëvizja Hamas sot kumtoi se sulmi iranian ndaj Izraelit ka qenë "përgjigje natyrore dhe e merituar" për bombardimin e konsullatës në Damask.

Teheran - Autoritetet iraniane i dërguan mesazh Uashingtonit zyrtar nëpërmjet Zvicrës, duke paralajmëruar se bazat amerikane do të jenë objektiv i sulmeve iraniane nëse SHBA-ja e mbështet hakmarrjen izraelite për sulmet ajrore të mbrëmshme ndaj forcave të armatosura iraniane, publikoi sot televizioni shtetëror iranian.

Tel Aviv- SHBA-ja, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca i ndihmuan Izraelit të mbrohet nga sulmi iranian, njoftuan forcat mbrojtëse izraelite (IDF).

Jerusalem - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari kategorikisht e hodhi poshtë idenë se sulmi iranian gjatë natës ndaj Izraelit ishte menduar si një formë demonstrimi, pa asnjë qëllim serioz për të shkaktuar dëm, njoftoi DPA.

Bagdad - Iraku, Libani dhe Jordania kumtuan se përsëri e hapin hapësirën e tyre ajrore, e cila prej mbrëmë ishte e mbyllur për shkak të sulmit iranian ndaj Izraelit.

Teheran - Shefi i Shtatëmadhorisë së forcave të armatosura iraniane, Serdar Bageri, kumtoi se vendi i tij përmes kanaleve diplomatike (Ambasada zvicerane) kanë dërguar porosi deri te SHBA-ja, ku e paralajmërojnë Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në aksionet e tyre të ardhshme, bazat amerikane "askund nuk do të jenë të sigurta".

Teheran - Shefi i diplomacisë iraniane Hosein Amirabdollahian deklaroi se vendet fqinje ishin të informuara 72 orë para sulmeve hakmarrëse ndaj Izraelit.

Tel Aviv- Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac, në një intervistë për radion e ushtrisë theksoi se me kujdes po peshohen hapat pas sulmit të madh nga Irani.

QËNDRONI TË LIDHUR