• e martë, 17 mars 2026
MIA FLESH

18:00/16 mars 2026

Shkup  - Shpejtësia e internetit me shtrirje të gjerë për secilin përdorues fundor, i cili është pjesë e shërbimit universal, duhet të rritet nga minimumi aktual prej 12 Mbps në 30 Mbps, propozon Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), e cila ka hapur një debat publik në pritje të planeve për shpalljen e një tenderi për zgjedhjen e ofruesve të rinj të shërbimit universal.

Shkup - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale sot publikoi listën e qytetarëve që fituan të drejtën për vauçer për blerjen dhe instalimin e klimës inverter, në kuadër të programit për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025. Me publikimin fillon edhe faza e fundit e procedurës, ku 4.070 amvisëri do të mundë brenda 30 ditëve, t’i tërheqin vauçerët e tyre në qendrat ndërkomunale për punë sociale.

Kumanovë - Dy fëmijë, të moshës tre dhe katër vjeç, nga një fshati i Kumanovës janë helmuar nga një lëng që përdoret për kultura bujqësore, njoftuan sot nga SPB Kumanovë. Rasti në polici është raportuar dje nga mjeku i spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, në orën 11:52. "Janë sjellë dy fëmijë, të moshës tre dhe katër vjeç nga rajoni i Kumanovës, të cilët ishin helmuar nga një lëng i përdorur për kultura bujqësore. Pas kontrollit mjekësor, ata u transferuan në Kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" në Shkup", njoftuan nga policia.

 Budapest  - Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto  sot deklaroi se Hungaria do të bllokojë ndihmën financiare për Ukrainën  prej 90 miliardë euro dhe paketën e 20-të të sanksioneve të BE-së për Rusinë derisa të zgjidhet çështja e transportit të naftës përmes nafëtsjellësit "Druzhba".

Jerusalem - Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Nadav Shoshani sot deklaroi se Izraeli ka zhvilluar plane të detajuara për tre javët e ardhshme të luftës me Iranin, si dhe plane shtesë për të ardhmen më të largët 

Teheran - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagai, tha sot se Teherani e ka paralajmëruar Rumaninë se do të reagojë politikisht dhe ligjërisht nëse Bukureshti lejon që SHBA të përdorë bazat në territorin e saj për operacione kundër Iranit. Begaj u bëri thirrje shteteve të mos ndërhyjnë në luftë.

Aden  - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe gjashtë fëmijë, dhe më shumë se 30 janë plagosur në granatimet me artileri të një fshati në Jemenin verior, infornojnë përfaqësuesit zyrtarë. Qeveria jemenase ka fajësuar drejtpërdrejt rebelët Huthi të mbështetur nga Irani për kryerjen e sulmit.

Doha  - Disa shpërthime u dëgjuan pasdite në kryeqytetin e Katarit, Doha, njoftojnë dëshmitarët, ndërsa autoritetet lokale informojnë se kishin kapur me sukses një sulm me raketa. "Forcat e armatosura kapën një sulm me raketa të drejtuar kundër Katarit”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Katarit në rrjetin social "X". Incidenti ndodhi në kontekstin e sulmeve të vazhdueshme iraniane ndaj shteteve fqinje të Gjirit Persik si përgjigje të operacionit ushtarak izraelito-amerikan.

 Bejrut  - Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (NNA) sot raportoi   për përleshje midis Hezbollahut dhe forcave izraelite në pjesën jugore të Libanit. Përleshjet po zhvillohen në boshtin Odaise-Tejbe, si dhe në qytetet kufitare Jarun dhe Marun al-Ras. "Armiku po përpiqet të depërtojë në territorin libanez nën breshëri dhe të shtëna", raportoi NNA. 

QËNDRONI TË LIDHUR