• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/23 tetor/2023

Shkup -  Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do ta hapë Konferencën vjetore për sigurinë kibernetike në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në e cila sot dhe nesër do të mbahet në Shkup. "Siguria kibernetike dhe rritja e vetëdijes për t'u mbrojtur nga kërcënimet në rritje të sulmeve kibernetike janë pjesë e prioriteteve në agjendën e kryesimit të OSBE-së në vitin 2023", thuhet në kumtesën e MPJ-së.  Konferenca e sivjetme e sigurisë kibernetike e titulluar "Njerëz, besim, qëndrueshmëri: ndërtimi i sigurisë kibernetike për të gjithë", synon ta forcojë sigurinë kibernetike dhe të ndërtojë një qasje kohezive politike midis aktorëve shtetërorë dhe palëve të tjera të interesuara, si sektori privat, komuniteti akademik dhe organizatat joqeveritare.

Shkup  -   Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 23 Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë të vitit 1893 në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare. Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni. 

Shkup  - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është bërë ndarja e Çmimit shtetëror “23 Tetori” për arritje shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore - historike me interes publik. Për arritje në sferën e shkencës dhe arsimit, çmimi iu dorëzua ekipit për transplant të mëlçisë, prof. dr. Zoran Karaxhov, prof. dr. Svetozar Antoviq, doc. dr. Beti Todorovska, pr. dr. Tatjana Spirovska dhe prof. dr. Maja Mojsova Mijovska dhe profesorit universitar Afrim Osmani.

 Shkup - Minitria e Shëndetësisë (MSH) informon se këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit stinor. Në shtet kanë mbërritur 60 000 doza vaksina të katër llojeve të vaksinave kundër gripit stinor, të destinuara për vaksinim falas. Sipas MSH-së, qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim.

 Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski u është drejtuar qytetarëve me urim me rastin e 23 Tetorit - Ditës së luftës revolucionare maqedonase ku thotë se si para 130 viteve, tani duhet të tejkalojmë përçarjet dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet ligjor demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për jetë dinjitoze dhe përparim për secilin qytetar.

Shkup  - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase. Kovaçevski porosit se “vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm, nga Republika e Maqedonisë së Veriut të krijojmë shtet evropian dhe prosperues”.

Shkup  - Duhet të dakordohet datë për zgjedhje të rregullta. Ja një propozim për Kovaçevskin. Le të marrë një fletë të bardhë dhe të shkruajë cilën datë dëshiron mes dy festave më të mëdha fetare pranverën e ardhshme dhe të mbajmë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në një kosto, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai në fjalimin e tij në manifestimin me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase dhe përvjetorit, porositi se "ripërtëritja po vjen, ndërsa ndryshimet do të jenë aq të fuqishme sa do të jetë e fuqishme edhe mbështetja".

Shkup -   Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase. "Kjo ditë është përmendore e idesë revolucionare e cila ka çuar nëpër beteja në të cilat shumë prej tyre e kanë dhuruar më të shtrenjtën, jetën. Sepse kanë ditur se revolucioni është udhëkryqi ndërmjet ardhmërisë dhe të kaluarës. Ato besonin në shtet të lirë, të pavarur, të bashkuar dhe të përparuar në të cilin secili do e ndërtojë ardhmërinë e vet dhe ardhmërinë e brezave të vet të ri me krenari dhe dinjitet. Për këtë është duhur dhe akoma duhet sakrificë, besim dhe vizion që të gëzohen frutat e betejave ndër histori. Kujtimi për betejat e vjetra të cilat na kanë sjellë deri këtu ku gjendemi tani, le të jetë përkujtues dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme të cilat i bëjmë në jetë bashkë dhe në unitet si qytetarë të një shteti bashkëkohor, demokratik, të avancuar dhe të sigurt të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dashur qytetarë, Ju uroj një ditë të bukur festive, të kaluar në rrethin e njerëzve të afërm dhe të dashur. Urime 23 Tetori!", ka thënë Xhaferi.

Shkup - Uniteti është mesazhi kryesor që na është lënë si trashëgimi nga lufta revolucionare maqedonase, ka shkruar në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi me rastin e 23 Tetorit - Dita e Luftës Revolicionare Maqedonase. Bytyqi thekson se mesazhi i unitetit është theksuar veçanërisht në manifestin e Krushevës. "Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë.

 Shkup   -  Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. "23 Tetori është një datë që është gdhendur në kujtesën tonë kolektive si data kur populli maqedonas u organizua në një organizatë për luftë për liri dhe shtet të pavarur. Formimi i MRO-së, e cila më vonë do të rritet dhe në popull do të mbahet mend si VMRO, është simboli i guximit të maqedonasit, i shtyrë nga dëshira për një të nesërme më të mirë", thekson Mickoski. 

Shkup   -  Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Saraj dhe Butel.  "Në periudhën nga ora 9 deri në orën 14 pa energji do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Kondovë në afërsi të unazës në rrugën magjistrale në drejtim të Tetovës në Komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 8.30 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga nënstacioni Fitofarm 381587, nënstacioni Sunilens 381597, nënstacioni Alpos 381603, nënstacioni Dameks 389575 dhe nënstacioni Setkom Ind në Komunën e Butelit",  informojnë nga QRMK Shkup.

 Athinë  - E drejta e Izraelit për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar dhe nevojës për t'i mbrojtur civilët,  të lirohen izraelitët  që mbahen peng nga Hamasi dhe të shmanget kriza humanitare, theksoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në takimin me kolegun e tij izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakisi, siç bërnë të ditur nga kabineti i tij,  ka shprehur "indinjatë dhe dhimbje  për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit", ndërsa Netanjahu e falënderoi për mbështetjen, duke theksuar se nevojitet unitet kundër Hamasit. 

Ankara - Turqia dërgon ndihma të reja në Rripin e Gazës, bëjnë të ditur mediat turke. Ndihma përfshin kryesisht ilaçe dhe materiale mjekësore. Ata do të dërgohen në Egjipt me aeroplanë të Forcave ajrore turke, prej nga do të dërgohen në Rripin e Gazës, informon televizioni shtetëror TRT-Haber. Paketat e ndihmave janë përgatitur me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

 Bruksel  – Kandidati për ministër të Mjedisit Jetësor të Sllovakisë, Rudolf Huliak, nominimin e të cilit nuk e pranon presidentja e shtetit Zuzana Çaputova, ka paralajmëruar se do të përpiqet të iniciojë referendum për daljen e Sllovakisë nga BE dhe NATO. "Në kuadër të Partisë kombëtare sllovake do të përpiqem të inicioj referendum të detyrueshëm për tërheqjen e Sllovakisë nga Aleanca veriatlantike dhe Bashkimi Evropian", deklaroi Huliak në paraqitjen në emisionin shtetëror të televizionit RTVS.

Bruksel  - Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së sot mori vendim për vazhdimin e masave  kufizuese ekzistuese ndaj grupeve terroriste Shtetit Islamik dhe Al Kaedës, si dhe ndaj personave fizikë dhe juridikë, organizatave, kompanive dhe subjekteve të lidhura me to, edhe për një vit deri më 31 tetor të vitit 2024. Për momentin, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, këto sanksione kanë të bëjnë për 14 individë dhe pesë entitete. 

 Jerusalem  -  Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant, tha se lufta kundër Hamasit mund të zgjasë "me muaj" dhe se kjo do të jetë përleshja e fundit me grupin militant të Gazës, njoftuan agjencitë e huaja. Galanti të dielën bisedoi me njësitë të mbledhura për pushtimin e pritshëm tokësor të territorit palestinez, i cili po përgatitet në përgjigje të sulmeve të papritura të Hamasit ndaj Izraelit që nga 7 tetori. 

Bruksel  -  Ditëve të fundit pamë një përmirësim të caktuar në dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian në konferencë për shtyp si përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Është më e rëndësishme respektimi i të drejtës humanitare ndërkombëtare, që parashikon qasje të pakufizuar të ndihmës së dhënë, theksoi ai. Sipas tij, rregullat nuk parashikojnë kufizim të vëllimit dhe llojit të ndihmës humanitare, transmeton BTA.

Uashington  -  Presidenti i SHBA-së  Xho Bajdeni dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë rënë dakord për një rrjedhë të pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.  Një kolonë e dytë kamionësh mbrëmë ka hyrë nga Egjipti në Rripin e Gazës.

 Otavë -  Kryeministri kanadez  Xhastin Trudo njoftoi se ka biseduar me presidentin izraelit Jicak Hercog për sulmet e grupit islamik palestinez Hamas. "Biseduam për pengjet të cilat i mban Hamasi dhe domosdoshmërinë e lirimit të menjëhershëm të tyre",  thotë Trudo në një postim në Platformën X. i shtoi se "Kanadaja mbështet të drejtën e Izraelit  që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare". 

Uashington  -  Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbështesin Filipinet kundër, siç e quajnë "matretime të përsëritura” të Kinës në Detin e Kinës Jugore, bëri të ditur Departamenti amerikan i shtetit, duke i quajtur veprimet e Kinës "të rrezikshme dhe të paligjshme". Kina dhe Filipinet kanë shkëmbyer akuza lidhur me bllokim në ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore pasi anijet kineze bllokuan anijet filipinase që i rifurnizojnë forcat atje.

Uashington  -  Presidenti amerikan Xho Bajdeni dhe liderët perëndimorë më me ndikim e përsëritën mbështetjen e tyre për Izraelin në luft[n me Hamasin, ndërsa në të njëjtën kohë bënë thirrje për respektimin e  të drejtës humanitare ndërkombëtare, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.   Bajdeni dje ka biseduar me presidentin francez Emanul Makron, kancelarin gjerman Olaf Sholc, kryeministrin britanik Rushii Sunak, kryeministrin brotanik Xhaston Trudo dhe kryeministren italiane Xhorxha Meloni.  

Gaza  - Të paktën 70 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite të kryera mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës, kumtoi Hamasi, lëvizje që është në pushtet në atë territor palestinez. “Më shumë se 60 dëshmorë ranë në sulmet e mbrëmshme”, kumtoi zyra për media e qeverisë së Hamasit. Ministria e Shëndetësisë e Hamasit nga ana tjetër tha se të paktën dhjetë trupa janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmit të sotëm ku u shkatërrua një shtëpi në Deir al Balah në qendrën e Rripit të Gazës.

Riad - Sulmuesi i Al- Nasr, Kristiano Ronaldo ka folur për planet e tij për të ardhmen. Ai pranoi se tifozët e bëjnë atë më të lumtur. "Tifozët më bëjnë të lumtur dhe unë ua kthej. Do të vazhdoj të luaj këtë sezon dhe sezonin tjetër dhe më pas do të mendoj nëse mund të vazhdoj ose jo. Puna e vështirë është ajo që më solli në majë", deklaroi Ronaldo për “O Jogo”.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR