• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 22 nëntor 2024 

Shkup - Sot është Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.  Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare.

Shkup  - Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot në Qeveri do të mbahet akademi solemne.

Shkup - Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot , Qendra Analitike Hulumtuese e Bashkimit Demokratik për Integrim “Abdilaqim Ademi”, organizon debat me temë: ”Shqipja gjuhë zyrtare - shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“.

Shkup - Kryetari i Kuuvendit, Afrim Gashi e uroi Ditën e Alfabetit shqip, ku, siç thotë, "kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar".

Shkup-  Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti në emër të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u drejtua në manifestimin shkencor të titulluar “Ditët e Alfabetit” nën organizim të Institutit për Tashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve - ITKSHSH.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit dhe të Alfabetit të gjuhës shqipe. 

Shkup - Shënimi i Ditës së Alfabetit shqip po ndodh në kohë të debatit të ashpër, i cili po shkakton tema të panevojshme, tha zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në Akademinë e sotme solemne me rastin e Ditës së Alfabetit shqip, që u mbajt në Qeveri. Sipas tij, debati i tillë është nxitur për t'u defokusuar interesi publik dhe të bëhen kriza aty ku nuk ka.

Shkup- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka uruar 22 Nëntori - Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me ç'rast thotë se gjuha shqipe është rojtar i identitetit tonë kombëtar.

Shkup - Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët, duke vlerësuar këtë ngjarje historike si një moment reflektimi për rëndësinë e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Shkup - Njëzëri të dërgojmë mesazh se gjuha shqipe është vija që nuk duhet kaluar, në këto beteja politike për shpërbërjen e Marrëveshjes Kornizë. Këtë e ka nënvizuar Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili është një nga pjesëmarrësit në debatin “Shqipja gjuhë zytrare - shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit”.

Shkup - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kumtoi se sot do të prezantohen aktivitetet e realizuara për krijimin e një rajoni me efikasitet energjetik në rajonin e komunave Radovish, Konçe dhe Vasilevë. 

Shkup - Unifikimi i Alfabetit shqip nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i synimit për emancipim dhe edukim, shkruan presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit shqip.

Shkup - Ambasada e SHBA-së, përmes Programit OPDAT të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së dhe USAID-it, sot do të organizojë panel-diskutim me përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entit shtetëror të revizionit dhe Prokurorisë Publike, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

Shkup - Sot mblidhemi me respekt së bashku për të festuar Ditën e Alfabetit Shqip - simbol i arsimit, pasurisë kulturore dhe përparimit të popullit shqiptar, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot dhe nesër do të qëndrojë në Republikën e Serbisë për vizitë dyditore me rastin e panairit ndërkombëtar për verë, ushqim, raki dhe turizëm "Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur".

Shkup - Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) sot do të mbajë sesionin e 12-të të Grupit Punues 1 – Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Kapitulli 11) me temë “Midis sfidave dhe mundësive: Politika bujqësore e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Shkup - Në shtetin tonë, arsimimi dhe edukimi nuk janë vetëm nevoja individuale, por edhe përgjegjësi kolektive. Ato janë kyçe për zhvillimin ekonomik, për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe inkluzive dhe për përforcimin e demokracisë, tha në fjalimin, kryeari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në Akademinë solemne me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip.

Shkup  - Më së ftohti sot në mëngjes është -5 në Berovë, në Kodrën e Diellit janë matur -4, -2 në Shkup, ndërsa mbi zero është vetëm në Ohër 1 dhe në Pretor dhe Dibër me 3 gradë, kumtoi DPHM.

Shkup - Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova sot personalisht do ta urojë Radmilla Shekerinskën për emërimin e saj si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s.

Shkup - Në organizim të Këshillit Fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Finance Think, sot do të mbahet ngjarja "Politika fiskale në udhëkryq: Rruga drejt stabilitetit dhe financave publike të qëndrueshme".

Shkup  - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Finlandës.

Shkup - Perspektivat e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe rëndësia e procesit të zgjerimit të BE-së si qëllim strategjik për stabilitetin dhe progresin e rajonit, ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Helsinki mes Ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani dhe Ministrit të Çështjeve Evropiane të Republikës së Finlandës, Joakim Strand.

Shkup - Qarkullimi i autobusëve në Shkup sot u normalizua, konfirmoi për MIA-n drejtori i NQP - Shkup, Dragi Kushovski. Ai thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por dërgesa tani për tani është e mjaftueshme.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Helsinki, në kuadër të vizitës së punës, kishte takim edhe me Ministren për Punë të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, që ishte mundësi për thellimin e dialogut për të ardhmen evropiane të vendit dhe rajonit si dhe përforcimit të rolit të Finlandës si partnere e ngushtë në këtë proces, informojnë nga Ministria.

Shkup - Ministri i vetadministrimit Lokal, Goran Minçev, në emrin e tij personal dhe në emër të Ministrisë së Vetadministrkmit Lokal dërgoi urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip - 22 Nëntori.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec - Kodra e Diellit.

Shkup - Rreth një kilometër nga tunelet e Demir Kapisë, dje në ora 07.15, nëpunësit policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë privuar nga liria personin D.P (37) nga Bogdanci. Pranë veturës së tipit Audi A6 me targa të Shtipit, të cilën e drejtonte, janë gjetur 10 migrantë nga Siria.

Shkup - Nesër në orët e paraditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe borë të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Gjatë natës do të fryjë erë mesatare, ndërsa pëgjatë Vardarit e përforcuar veriore me mbi 70 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Shkup - Profesorët Avzi Mustafa dhe Afrim Osmani sot morën çmimin shtetëror "22 Nëntori" për vitin 2024. Ky çmim jepet në shenjë mirënjohjeje për njerëzit nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në vend.

Shkup - Viktima e fatkeqësisë së komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në bulevardin "Hristijan Todorovski Karposh" në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., publikoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor.

Manastir- Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit shqip sot në Manastir i përfundon aktivitetet programore, kushtuar Kongresit të Manastirit, i cili prej 14 deri 22 nëntor 1908 u mbajt në këtë qytet.

Paris  - Parisi dhe Londra nuk do të lejojnë që presideti rus Vlladimir Putin të përcaktojë parime të reja të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do ta pengojnë t'i realizojë qëllimet e tij në Ukrainë, kumtuan mbrëmë shefat e diplomacive franceze dhe britanike.

Bruksel,- NATO dhe Ukraina javën e ardhshme në Bruksel do të biseodjnë për lansimin rus të raketës eksperimantale hipersonike me rreze veprimi të mesëm, kumtuan sot diplomatë.

Kiev - Valerij Zaluzhni, ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe dhe ish komandant suprem i Forcave të armatosura të Ukrainës, vlerëson se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e aleatëve autokratikë të Rusisë në luftën kundër Ukrainës tregon se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar.

Kiev - Parlamenti ukrainas ka shtyrë seancën që duhej të mbahej sot për arsye sigurie, njoftoi televizioni publik Suspilna.

Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi sot në kongresin e mësuesve polakë se lufta në Ukrainë po hyn në një fazë vendimtare, rezultatin e së cilës askush nuk e di, por shihet se po fiton përmasa dramatike dhe kërcënimi i një konflikti global po bëhet real.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se sulmi rus ndaj Ukrainës me lloj të ri të raketës balistike është "eskalim i qartë dhe serioz" në luftën dhe bëri thirrje në dënim të fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.

Uashington - Përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë, përfshirë përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut, është tërësisht në duart e Rusisë, deklaruan mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden ka dënuar ashpër urdhërarrestet e lëshuara për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes për krime lufte të dyshuara lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës.

Nju-Jork - Këtë vit jetën e kanë humbur më së shumti punëtorë humanitarë që nga fillimi i numërimit, kumtoi Zyra humanitare e KB-së, ndërsa shumica prej tyre jetën e kanë humbur në konfliktin në Gazë.

Pekin - Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës sot kumtoi se do ta zgjerojë politikën e regjimit pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për mbajtësit e zakonshëm të pasaportave edhe nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, kumtoi në konferencë për shtyp në Pekin,  zëdhënësi i MPJ-së së RP Kina, Lin Xhijan.

Londër - Ambasada e SHBA-së në Londër ka hyrë në gjendje bllokimi, me vendosje të një perimetri më të gjerë rreth ndërtesës për shkak të kërcënimit të sigurisë, deklaruan për "Jerusalem post" burime të afërta me situatën.

Kabul - Sulmues të panjohur kanë vrarë të paktën dhjetë persona në provincën veriore afgane Baghlan, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Abdul Matin Kani.

Londër- Policia britanike ka kryer shpërthim të kontrolluar pasi "një paketë e dyshimtë" është gjetur para Ambasadës së SHBA-së në Londër.

QËNDRONI TË LIDHUR