MIA Flesh
- Shkup - Presidentja dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, e shoqëruar nga gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski , tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës. Siljanovska Davkova dhe Lafçiski do ta vizitojnë kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles.
- Post By Sara Ademi
- 14:47, 1 janar, 2026
15:00/ 1 janar/ 2026
Shkup - Presidentja dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, e shoqëruar nga gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski , tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës. Siljanovska Davkova dhe Lafçiski do ta vizitojnë kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles.
Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të realizojë vizitë pune në Komunën e Kavadarit. Mickoski, siç është njoftuar, së pari do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në ndërtimin e urës përmes lumit Luda Mara deri në fshatin Marena.
Shkup - Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë të pavarur, Kiro Gligorov. Delegacioni i Kuvendit në përbërjen e Emilia Angelova dhe Sllavjanka Petrovska, sot do të vendosë lule në vendpushimin e përhershëm të Gligorovit, në Varrezat e Qytetit Butel në Shkup.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në ditën e parë të Vitit të Ri do të realizojë takim pune në Stacionin Policor Qendër (Beko) në Shkup.
Shkup - Sot, në ditën e parë të vitit të ri, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski vizitoi oficerët e policisë nga Departamenti i Informatikës dhe Telekomunikacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët zyrtarisht janë të angazhuar në majën e Solunska Glavës, në një lartësi mbidetare prej mbi 2.500 metrash, në ndërrime që zgjasin deri në 15 ditë.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, uron Vitin e Ri 2026, duke thënë se "po hyjmë në vitin e ri me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë". "Hidhini një vështrim prapa në vitin e madhërishëm 2025, me shumë projekte të filluara dhe të përfunduara. Po hyjmë në vitin e ri 2026 me një ritëm të shtuar dhe më shumë projekte për Maqedoninë! Gëzuar, lumturi dhe gëzim të madh në vitin 2026", shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski në Fejsbuk.
Shkup - Foshnja e parë në vitin 2026 në shtet është vajzë - Evgenia, e lindur në mesnatë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë KGJO). Lindi me prerje cezariane, peshon 2.8 kilogramë dhe është 48 centimetra e gjatë dhe është fëmija i tretë në familjen Kamçevi. Nëna është 38-vjeçarja Emilia Kamçeva. Në mesnatë kanë lindur edhe dy binjake në Gjinekologjinë në Çair.
Shkup - Qytetarët prej sot do të paguajnë çmim më të lartë për energjinë elektrike për 2,28 përqind dhe për momentin tarifa e lirë ditore do të vazhdojë në të njëjtën periudhë kohore, përkatësisht nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Nga 1 janari 2026, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë për 2,45 përqind në bllokun e parë, për 2,87 përqind në bllokun e dytë, për 3,32 përqind në të tretin dhe për 3,84 përqind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritet për 2,5 për qind.
Shkup - Nga pagesa rrugore që nga fillimi i vitit të kaluar deri më 23 dhjetor është realizuar qarkullim prej 4.158.914.362 denarë (67.624.624 euro). "Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord nëse merret parasysh fakti që, deri më 23.12.2025, qarkullimi i përgjithshëm i realizuar tashmë i rritur në krahasim me pagesën rekorde paraprake nga viti 2024 dhe është rritur për mbi 71 milionë denarë, ndërsa dhjetori ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarë (67.624,624 euro)", informon për MIA-n Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).
Tirana - Me fishekzjarre në sheshe Viti i Ri 2026 u prit në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat shkëlqyen me shkëlqimin e vërtetë të Vitit të Ri në fillim të dhjetorit. Sheshet ishin të mbushura me qytetarë, por, kjo ishte veçanërisht masive në kryeqytetin e vendit, Tiranë, ku, përveç vendasve dhe emigrantëve, morën pjesë edhe mijëra turistë, të cilët vendosën t’i kalonin festat e Vitit të Ri këtu. Megjithatë, shumica e familjeve e kaluan natën e ndërrimit të viteve në një atmosferë familjare.
Bruksel - Zgjerimi me Ukrainën, Moldavinë, partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqinë, bazuar në kushtëzimet e vendosura strikte dhe të drejta, përfaqëson përfundimin e vizionit për bashkimin e Evropës dhe do të zgjerojë zonën e paqes, demokracisë, sigurisë dhe stabilitetit, sipas prioriteteve të presidencës qipriote me Këshillin e BE-së, e cila do të zgjasë nga 1 janari deri më 30 qershor 2026.
Bern - Policia zvicerane deklaroi për Skaj njuz se në shpërthimin në një bar në qendrën e skijimit Kran Montana kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa 10 të tjerë u lënduan. Policia gjithashtu, konfirmoi se incidenti nuk trajtohet si sulm terrorist.
Bern - Ministria italiane e Punëve të Jashtme bëri të ditur se po verifikon nëse ka shtetas italianë midis të vdekurve ose të lënduarve në një zjarr në Zvicër. Duke cituar autoritetet lokale, bëri të ditur se të paktën 40 persona kanë hubur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë janë lënduar. Autoritetet zvicerane ende nuk e kanë konfirmuar numrin e saktë të vdekjeve. Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë foli për disa dhjetëra të vdekur.
Nju-Jork - Demokrati Zohran Mamdani, kryetari i parë mysliman i zgjedhur i Nju-Jorkut, sot e merr detyrën me një mandat katër vjeçar. Mandati i kundërshtarit të presidentit amerikan Donald Tramp ka vlerë të rëndësishme politike dhe simbolike.
Nju Jork - Bahreini, Kolumbia, Republika Demokratike e Kongos, Liberia dhe Letonia janë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së me mandat dyvjeçar. Anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së i bashkohen sot Danimarkës, Greqisë, Pakistanit, Panamasë dhe Somalisë, të cilat kanë qenë anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së që nga 1 janari i vitit të kaluar.
Uashington - Armata amerikane njoftoi dje se ka sulmuar pesë anije të dyshuara për kontrabandim të drogës gjatë dy ditëve, duke vrarë tetë persona. Komanda jugore e SHBA-së, e cila e kontrollon Amerikën Jugore, nuk tregoi se ku kanë ndodhur sulmet të martën dhe të mërkurën. Sulmet paraprake kanë ndodhur në Detin e Karaibeve dhe Paqësorin lindor.
Uashington - Përfaqësuesit e Agjencisë për Siguri kombëtare të SHBA-së konfirmuan se Ukraina nuk e ka sulmuar rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin me dronë, publikoi "Uolstrit xhurnal".
Shkup - Moti në ditën e parë të Vitit të Ri do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -1 deri në 6 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me erë mesatare nga drejtimi jugor.