• e mërkurë, 27 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 26 nëntor/ 2024

Shkup - Seancë konstitutive e përbërjes së re të Komisionit për falje është mbajtur sot në Kabinetin e Presidentes, pasi që presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe për emërimin e kryetarit të anëtarëve të Komisionit. Për kryetar të Komisionit, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është emëruar dr. Millka Ristova, ndërsa për anëtarë prof. dr Oliver Bacanoviq, prof. dr. Aleksandra Gruevska Drakulevski, prof. dr. Blerta Ahmedi, prof. dr. Dragana Batiq, prof. dr. Afet Mamuti dhe mr. Doan Sulejmanoski.

Shkup - Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi dhe anëtarët e këtij trupi të punës, sot kanë realizuar takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit, i cili po viziton Kuvendin. 

Shkup - Grupi Parlamentar i Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin Çek realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke. Në takim mori pjesë edhe ambasadori çek, Jarosllav Ludva, informon pres shërbimi i Kuvendit. Kryetari i Grupit, Blerim Bexheti, e shfrytëzoi rastin për të uruar për 30-vjetorin jubilar të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vendit tonë dhe Republikës Çeke, respektin dhe mbështetjen reciproke. Në këtë drejtim, shprehu besimin për bashkëpunim më intensiv ndërmjet Grupeve për Bashkëpunim të të dy Parlamenteve në periudhën që vjen.

Shkup - Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e migracionit planifikohet dhe zbatohet në përputhje me nevojat dhe interesat nacionale, por edhe në përputhje me politikat dhe standardet e BE-së, duke marrë parasysh rekomandimet që përmbahen në Raportet e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe përvojat e vendeve të BE-së.   Këtë, ndër të tjera, e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Dr. Astrit Iseni, në fjalimin e tij sot në kuadër të seancës së rregullt të 115-të të Këshillit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), që po mbahet në Gjenevë, Zvicër, dedikuar harmonizimit të mëtejshëm të politikave aktuale të migracionit, si dhe çështjeve me rëndësi për funksionimin e mëtejshëm të kësaj, përndryshe një prej asosiacioneve më të mëdha ndërkombëtare.

Shkup - Analiza funksionalee Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Raporti për proceset e ardhshme afariste, si dhe Raporti për nevojën e modernizimit të kapaciteteve teknike, janë disa nga temat për të cilat biseduan drejtori i FOndit për SPIM, Nikolla Memov me Kiril Minovskin, drejtor i Projektit për përpunim të studimit fizibiliti për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, financuar nga Banka botërore.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme solli një vendim të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e parkingut të ri nëntokësor te sheshi Skenderbeu në Shkup, njoftoi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti. Parkingu i ri, siç tha në konferencën e sotme për media në Qeveri, do të ketë 371 vendparkime të sistemuara në dy kate nëntokësore me sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 13.000 metra katrorë.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),  Ali Ahmeti, sot  në Zagreb takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci  Arne Bjornstad, në të cilin kanë biseduar për gjendjen politike në rajon, integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit. 

Shkup - Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) sot përmes projektit "BE-ja për ajër të pastër" u bë me gjashtë autobusë të rinj ekologjik me gaz natyror, donacion nga Bashkimi Evropian. Euroambasadori Mihalis Rokas, në fjalën e tij tha se me projektin në vlerë prej 10 milionë euro, Bashkimi Evropian kontrobuon për uljen e ndotjes së ajrit, sepse, siç tha, kjo paraqet problem serioz ekologjik, i cili me vite po dëmton shëndetin e qytetarëve.

Shkup - Janë vërejtur gabime drejtshkrimore në etiketat orientuese të autobusëve të rinj ekologjik të cilët i dhuroi Bashkimi Evropian përmes projektit "BE për ajër të pastër", kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Siç theksojnë në kumtesë, etiketat në autibusët ekologjik janë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, përderisa gabimet drejtshkrimore janë vërejtur vetëm në gjuhën maqedone dhe shqipe.

Shkup - Skupi është lokalitet arkeologjik nga antikiteti i vonë, me prezervim të shkëlqyer dhe të jashtëzakonshëm unikal të gjetjeve. Ne shohim një potencial të madh në aspektin e kërkimit shkencor dhe do të ishim të lumtur nëse mund të kontribuonim dhe të zbulonim edhe më shumë për këtë lokacion arkeologjik në të ardhmen, deklaroi për MIA-n zëvendësdrejtori i Institutit arkeologjik gjerman, Lukas Verter.

Prishtinë - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd të konfirmohet arrestimi i dy banorëve të Podujevës në Serbi, për të cilën kanë raportuar sot mediat lokale në atë qytet të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Nga MPJ njoftuan se kanë kërkuar edhe detaje tjera për vërtetimin e rastit, ndër të cilët edhe identitetin e të arrestuarve dhe lokacionin ku janë mbajtur.

Ankara - Forcat turke kanë sulmuar pozicionet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Siri dhe Irak, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Turqia dje dhe sot ka kryer sulme të shumta ndaj pozicioneve të PKK-së në Irakun verior dhe ndaj milicisë kurde JPG në Sirinë veriore, të cilën Ankaraja e konsideron aleate të PKK-së, theksohet  në kumtesën  e Ministrisë së publikuar në Iks.

 Ankara - Policia turke ka arrestuar 54 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste "Shteti Islamik" (SHI) gjatë një sërë operacionesh në mbarë vendin, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja. Operacionet u zbatuan në 18 provinca, duke përfshirë Afionkarahisar, Ajdin, Manisa, Bursa dhe Stamboll, raportoi Jerlikaja në Platformën Iks.

Ankara - Aleati kryesor i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, lideri i Partisë për lëvizje nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, sot e zgjeroi nismën për përfundimin e konfliktit 40-vjeçar me Partinë punëtore të Kurdistanit (PKK), duke propozuar që partia parlamentare prokurde DEM të fillojë bisedime me prijësin e burgosur të PKK-së, Abdulla Oxhallan. DEM iu përgjigj ftesës së Bahçelit me parashtrim të kërkesës drejt Ministrisë së Drejtësisë për takim me Oxhallanin.

Strasburg - Në kushtet kur ka ndryshuar gjeopolitika, nuk ka vend për shantazhe bilaterale, thotë eurodeputeti kroat Karlo Resler, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut. Ai beson se është e nevojshme të njihet ky moment gjeopolitik për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të punohet shumë për pesë vitet e ardhshme për anëtarësimin e tyre në BE, bën të ditur raportuesi i MIA-s nga Strasburgu. 

Bruksel - Nuk ka zgjidhje për luftën në Ukrainë me armë, nevojiten dialog dhe negociata, deklaroi ministri indian i Punëve të Jashtme, Subrahmanjam Xhaishankar, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet "të fokusohet në atë për t'i dhënë fund këtij konflikti". Në një intervistë për gazetën italiane "Koriere dela sera", Xhaishankar deklaroi se duhet të përfshihen të gjitha palët dhe se "duhet të diskutojmë me Moskën dhe Kievin dhe mundohemi ta arrijmë këtë".

 Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia ka mundur ta sulmojë Ukrainën me një numër rekord të dronëve vetëm për shkak se ka anashkaluar sanksionet. "Rusia mbrëmë e sulmoi Ukrainën, duke lëshuar një numër rekord të dronëve goditës - 188, drejt popullit tonë. Dua të falënderoj mbrojtësit tanë në qiell për zmbrapsjen e sulmit. Rreth 80 dronë u rrëzuan, ndërsa më shumë se 90 u humbën për shkak të çrreegullimit në lokacion. Fatkeqësisht, ka pasur dëmtime në infrastrukturën tonë kryesore", tha Zelenski, siç raportohet nga Interfaksi ukrainas.

Londër - Një numër i madh i dronëve të paidentifikuar janë vërejtur gjatë gjashtë ditëve të fundit në tri baza të Forcave Ajrore Amerikane (USAF) në Angli, ka konfirmuar zëdhënës i USAF-it. "Dronët më të vegjël janë vërejtur në afërsi dhe mbi RAF Lejkenhit, RAF Mildenhol dhe RAF Feltvell nga 20 deri më 26 nëntor", tha zëdhënësi për mediat britanike. Tre bazat, dy në Suffolk dhe një në Norfolk, janë dhënë me qira nga Armata Britanike për nevojat e Forcave Ajrore Amerikane. Romë, 26 nëntor 2024 (MIA) - Shefat e diplomacive të vendeve të G-7 sot shprehën mbështetje për "armëpushim aktual ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah" dhe shtuan se "është koha të arrihet zgjidhje diplomatike" në Liban. "I mbështesim negociatat në vijim për armëpushim urgjent ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut", thanë ministrat e G-7 në deklaratën e fundit të publikuar pas takimit të tyre në afërsi të Romës.

Tel-Aviv - Izraeli kërkon nga KB-ja zbatim efikas të marrëvehsjes për ndërprerje të zjarrit në Liban dhe do të tregojë "zero tolerancë" për çdo shkelje të tij, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, transmetuar nga mediumet britanike. "Çdo shtëpi në Libanin jugor që do të riparohet dhe ku do të formohet bazë terroriste, do të shkatërrohet, çdo armatim apo rigrupim i terroristëve do të goditet, çdo tentim për kontrabandë të armëve do të parandalohet dhe çdo kërcënim për forcat tona apo për qytetarët izraelitë menjëherë do të shkatërrohet", i tha Kac koordinueses së posaçme të KB-së për Libanin, Zhanin Henis-Plashart.

Kajro - Tre persona janë nxjerrë këët mëngjes nga anja turistike që është fundosur në afërsi të bregut egjitpian të Detit të Kuq, ndërsa ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim të 13 personave të zhdukur, deklaroi guvernatori i Detit të Kuq, Amr Hanafi. Anija "Sea Story" është fundosur dje në afërsi të shkëmbit Sataja, duke transportuar 31 turistë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në udhëtim disaditor të zhytjes. Është goditur nga dallgët e larta dhe është fundosur për pesë deri në shtatë minuta. Gjashtëmbëdhjetë udhëtarë besohet se janë bllokuar brenda", tha guvernatori i Detit të Kuq në deklaratën e djeshme.

Islamabad - Mbështetësit e ish kryeministrit pakistanez Imran Kan, i cili për momentin është në burg, sot kaluan bllokadat e protestuesve në Islamabad dhe u ndeshën me policinë, ndërsa në trazira humbën jetën gjashtë persona, lajmëroi Beta. Protestat zgjasin nga e diela, ndërsa mijëra policë janë të pranishëm në qendrën në Islamabad në përpjekje për t'i shuar protestat për mbështetjetje të Kan.

Jerusalem - Mediumi libanez Al-Xhadid sot pasdite kumtoi se sonte në orën 22 (ora 21 sipas kohës së mesme evropiane) do të transmetohet kumtesa e përbashkët amerikano-franceze për ndërprerje të arritur të zjarrit në Liban. Kryeministri teknik libanez, Naxhib Mikati, njëkohësisht do të kumtojë se e përshëndetë ndërprerjen e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez, lajmërojnë mediumet izraelite.

 Bejrut - Aeroplanët luftarakë izraelitë sot kanë sulmuar pjesën qendrore të Bejrutit dhe periferitë jugore, duke lëshuar tym të dendur mbi kryeqytetin libanez përpara votimit të planifikuar nga lidershipi izraelit për marrëveshjen e armëpushimit. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësim të SHBA-së me qëllim për t'i dhënë fund konfliktit më shumë se njëvjeçar midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit.

QËNDRONI TË LIDHUR