• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/24 janar/2024

Shkup - SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në Bashkimin Evropian, publikoi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela  Prajs Ageler. "Edhe një herë u konfirmua mbështetja e vendosur nga SHBA për politikat tona evropiane. E vlerësojmë lart dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane", ka shkruar Kovaçevski.

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për mediat tha se është në anën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i cili në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga Gjykata Supreme nëse janë të sakta informacionet se u miratua një aktgjykim me të cilin u merret shtëpia e punëtorëve. "Unë jam anëtar i Sindikatës nga viti 1999 dhe jam 100 për qind në anën e LSM-së. Të jetojë Sindikata dhe të jetojnë punëtorët dhe populli punëtor i Republikës së Maqedonisë së Veriut", tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi shënoi fillimin e ndërtimit të qendrës logjistike-distributive të LIDL në vend.

Shkup - Shefi i diplomacisë Bujar Osmani në një intervistë për "Euronjuz" thotë se Rusia përdor dezinformata dhe lajme të rreme për ta ngadalësuar inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. "Frustrimi për shkak të vonesës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE krijon hapësirë për Rusinë të mbjellë përçarje në vend përmes "arsenalit" të luftës hibride", vlerësoi Osmani, i cili dje në Bruksel mori pjesë në panel-diskutimin e konferencës "Sfondi i dezinformatave: Përforcimi i shoqërive tona kundër manipulimeve dhe përzierjes së informatave të huaja", nikoqir i së cilës ishte përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell.

Shkup - Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal të Shërbimeve doganore në drejtim të luftës së përbashkët kundër kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe krimit të organizuar, me synim zhvillimin dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në rajon, është tema kryesore e takimit të 10-të joformal rajonal, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup në organizim të Drejtorisë së doganave dhe me mbështetjen e Shërbimit doganor dhe tatimor të Mbretërisë së Bashkuar.

Shkup - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq është takuar me Eduardas Borisovas, ambasadorin e sapoemëruar të Lituanisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Zagreb. Siç bën të ditur SÇE, bashkëpunimi dypalësh mes vendeve tona bazohet në miqësi, marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti dhe mbështetje të madhe të Lituanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, kanë theksuar Mariçiqi dhe Borisovas.

Shkup - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska informoi se Propozim ligji për përdorimin e gjuhës mqedonase të premten do të vendoset në rend dite në seancë kuvendore. Ajo shpreson se e njejta do të votohet dhe do të zbatohet drejt zbatimit të tij praktik. Kostadinovska Stojçevska në panelin e sotëm që mbahet në suaza të konferencës "Viti i mundësive evropiane" në Shkup edhe njëherë përkujtoi se Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase nga viti 1998 nuk ka pësuar kurrfarë dallime thelbësore, përveç harmonizimeve administrative në vitin 2017.

Shkup - Ish prokurori publik i cili ishte kandidat për gjykatës në Gjykatën kushtetuese, Lubomir Joveski për të cilin sot nga Kuvendi informuan se është tërhequr propozimi për të, në deklaratën për MIA-n thotë se është i befasuar që nuk janë dhënë arsyet kryesore lidhur me këtë. "Ishte befasuese dhe vulgare që propozimi u tërhoq pa u dhënë arsyet kryesore lidhur me këtë. Është njerëzore të jepen dy ose tre fjalë. Unë jam dëmtuar, nëse kanë konsideruar se nuk mund ta çojnë procesin deri në fund, nuk është dashur të më nominojnë, sepse kam qenë i ekspozuar ndaj sulmeve të panevojshme", ka thënë Joveski.

Shkup - Statusi "kontratë në vepër" më së shumti i largoi infermieret nga spitalet. Dhe bëjmë thirrje në të ardhmen të mos punësohen infermiere nën kontratë në vepër. deklaroi sot Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së infermiereve, teknikëve, mamive dhe infermiereve të stomatologjisë "Për ne". Në pyetjen e gazetarëve, ajo foli për problemin me nevojën për punësim të përhershëm të infermiereve të cilat deri më tani ishin të angazhuara me vite, ndërkaq nuk ishin rregullisht të punësuara. problemi është, siç sqaroi, në disa institucione ku ka pasur tetë apo nëntë infermiere, ndërsa kushtimisht në kontratat kolektive kanë ekzistuar vende për tre apo katër. Kjo zgjidhej me kërkesë drejt Ministrisë së Shiqërisë Informatike prej ku lejohej zgjerimi i sistematizimit, por ai ishte proces që zgjaste tre deri katër muaj.

Shkup - Çmimi i energjisë elektrike në tregun rregulaltor në këtë moment është subvencionaur me 84 për qind dhe subvencionimi do të vazhdojë deri në sjelljen e vendimit të ardhshëm për çmimin nga fundi i qershorit të këtij viti, saktësoi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. "Energjia elektrike me vendimin e fundit për çmimin me të cilën EMV e dha në drejtim të EVN-së dhe sasia e energjisë elektrike që duhet ta dërgojë është subvencionuar. Përqindja e subvencionimit varet nga çmimi i fundit prodhues të EMV-së. Në këtë moment është 84 për qind", tha Bytyqi në përgjigje të pyetjes gjatë vizitës së sotme në zonën industriale Reçicë në Kumanovë, ku filluan përgatitjet për ndërtimin e qendrës logjistike të kompanisë gjermane "Lidl".

Shkup - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trenpevska sot me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani e nënshkroi planin njëvjeçar për punë i cili i përfshin zyren e UNICEF-it dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Siç kumtuan nga MPPS, fokusi kryesor i programit është në politikën sociale, mbrojtjen nga dhuna dhe arsimin parashkollor.

Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër në mbledhje urgjente do të diskutojë për dërgimin e përkohshëm në Gjykatën themelore penale Shkup të gjykatësit Osman Shabani, i cili kohë më parë u zgjidh gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup. Gjykatësi Shabani e udhëhoqi lëndën "Talir" që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe u hap në vitin 2019 dhe është në procedurë dëshmuese, si dhe procedurën e prësëritur për rastin "Titanik" që filloi në vitin 2018, në të cilën, gjithashtu, është kryetar i Këshillit gjyqësor.

Shkup - Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se më 09.11.2023 ka marrë vendim për lëndën REV 1-77/22, në të cilën paditës është Republika e Maqedonisë së Veriut kundër të paditurit Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Shkup, për vërtetimin e të drejtës së pronësisë të pronës së patundshme e cila paraqet ndërtesë administrative si objekt nga interesi i përgjithshëm për shtetin. Me këtë konfirmoi se është marrë aktvendim me të cilin i merret shtëpia e punëtorëve LSM-së.

Shkup - Asociacioni i sipërmarrësve të rinj - TIM pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut kërkon nga politikanët koncept dhe vizion se në cilin drejtim do të ecë vendi në 10 vitet e ardhshme. "Biznesmenët e rinj kanë njohuri dhe kanë krijuar kapital që mund ta zhvendosin nga vendi nëse zhgënjehen, para së gjithash në sferën politike. Dëshirojmë të shohim koncept për gjërat themelore, koncept për të ardhmen në aspektin e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës, ku do të jetë Maqedonia në 10 vitet e ardhshme dhe se si liderët politikë planifikojnë ta arrijnë atë", tha sot në konferencën për shtyp, kryetari i TIM 40 Zharko Dimitrioski. 

Shkup - Posta e RMV-së informon se emri i saj është keqpërdorur në fushatën mashtruese përmes rrjetit social Fejsbuk, me ueb-faqe të rrejshme e cila dërgon porosi dhe u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Nga Posta theksojnë se nuk qëndrojnë prapa publikimeve nët ë cilat ofrohen pako speciale me prodhime të dnryshme për vetëm 123 denarë.

Veles - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska e cila sot ishte në vizitë në kopshtin e fëmijëve "Dimçe Mirçev" në Veles në hapjen e dhomës ndriçuese të senzorit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me rastin e fëmijës së lënduar katër vjeçar nga Strumica, sqaroi se janë në pritje të raporteve nga institucionet kompetente në mënyrë që MPPS-ja të ndërmarrë hapa shtesë.

Veles - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo sot shënoi fillimin zyrtar të funksionimit të zgjerimit të tri klasave në çerdhen “Dimçe Mirçev” në Veles me të cilin sigurohen 75 vende të reja për fëmijë në institucionin publik parashkollor në kuadër të çerdhes. Në të njëjtën kohë u promovua edhe dhoma e sensorit realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës me 50 mijë euro e cila siguroi dhomat më moderne me sensorë me të gjitha kushtet për kopshtin e fëmijëve në Veles, si dhe në kopshtet në Strumicë dhe Gjevgjeli dhe që zyrtarisht funksionin që nga dje.

Veles - ISHP Spitali i Përgjithshëm në Veles përkatësisht reparti për Kirurgji nga Ministria e Shëndetësisë u furnizua me pajisje të re për anestezi në vlerë prej 4 milionë denarë dhe respirator të ri në repartin për kujdes intensiv, në vlerë prej 3,5 milionë denarë ose të dyja në vlerë të përgjithshme prej 7,5 milionë denarë, me të cilën, siç thonë kompetentët, do të përmirësohen shumë shërbimet shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore për këtë institucion.

Bruksel - Komisioni evropian sot miratoi pesë inciativa për të forcuar sigurinë ekonomike të BE-së në një kohë të tensioneve gjeopolitike në rritje dhe ndryshimeve të thella teknologjike. Ashtu siç kumtoi zëvendëskryetarja e Komisionit evropian për Evropën e Përshtatur në Epokën Digjitale dhe komisionerja Evropiane për Konkurrueshmëri Margrete Vestager pakoja synon të përmisojë sigurinë ekonomike të BE-së, duke mbështetur njëkohësisht hapjen e tregtisë dhe investimeve dhe kërkimit në ekonomi, në përputhje me strategjinë evropiane të sigurisë ekonomike nga qershori i vitit 2023.

Bruksel - Njerëzit në Britani të Madhe duhet të jenë të gatshëm të shërbejnë në ushtri, në rast të luftës me Rusinë, paralajmëroi sot shefi i Shtatmadhorisë së armatës britanike, Patrik Sanders. Në fjalimin në Ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, ai u bëri thirrje autoriteteve britanike ta "mobilizojnë kombin" në mënyrë që të përgatiten për luftë me Rusinë, kumtoi portali i Brukselit, "Politiko".

Bruksel - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot i kumtoi sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se qeveria e tij e mbështetë anëtarësimin e Suedisë në Aleancë. Në publikimin në platformën X, Orbani shtoi se në bisedë telefonike i ka thënë Stoltenbergut se do të vazhdojë të apelojë deri te Parlamenti hungarez që të votojë për hyrjen e Suedisë në NATO dhe të kryejë ratifikimin në mundësinë e parë, transmetojnë mediat britanike. Stoltenbergu ka përshëndetur vendimin e Hungarisë për të mbështetur qartë anëtarësimin e Suedisë në Alencë dhe së shpejti do të ratifikojë kandidaturën e saj.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë përpjekje për mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, lajmëroi DPA. "Pjesëmarrja që vendet e tjera deri tani e njoftuan për vitin 2024 ende nuk është e mjaftueshme", deklaroi Sholc në një intervistë për gazetën Cajt. Sipas tij, Evropa duhet të bisedojë për atë se sa çdo vend mund të kontribuojë që të mund ta rrisë dukshëm mbështetjen.

Hoshimin - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot paralajmëroi se rritja e retorikës ekstreme djathtiste për dëbimin e dhunshëm të të huajve nga Gjermania, seriozisht mund ta dëmtojë ekonominë e vendit, lajmëroi DPA. Shtajnmajer gjatë vizitës së tij në Vietnam tha se armiqësia ndaj emigrantëve është shqetësim që vazhdimisht ceket në takimet e tij me komunitetin afarist gjerman."Shumë sipërmarrës e vërejnë këtë: nëse për Gjermaninë flitet me shqetësim, se vendi po lëvizë politikisht, se ne mbyllemi në vetvete dhe i japim liri diskriminimit apo nënçmimit të njerëzve, kjo e dëmton ekonominë", tha Shtajnmajer në Hoshimin.

Paris - Fermerët francez sot i vazhduan protestat, duke kërkuar nga Qeveria të përfshihet në kërkesat e tyre për shpenzime më të ulëta dhe çmime më të ulëta të blerjes dhe t'i ulë rregulloret ekologjike, duke i bllokuar rrugët në Francë, derisa fermerët e pakënaqur polak i bllokuan rrugët në vendin e tyre. Polakët sot publikuan se kanë bllokuar më shumë se 160 rrugë në mbarë vendin, duke dëshiruar ta dënojnë importin e "pakontrolluar" të fermerëve ukrainas dhe prodhimet bujqësore. Fermerët polak kërkojnë rishikim të politikës së përbashkët bujqësore evropiane.

Moskë - Asnjë person nuk i ka mbijetuar rrëzimit të sotëm të aeroplanit në rajonin kufitar rus të Belgorodit, kumtuan autoritetet lokale. Aeroplani ka transportuar 65 pengje nga Ukraina, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues. "Jetën e kanë humbur të gjithë që ishin të aeroplan", publikoi guvernatori i rajonit të Belgorodit në Telegram. Aeroplani transportues rus IL-76 me 65 ushtarë pengje nga Ukraina, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues është rrëzuar sot në zonën e Belgorodit, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën, kumtoi më herët Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kajro - Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al- Sisi sot ka akuzuar Izraelin se ka penguar dhe vonuar dërgimin e ndihmave përmes pikës kufitare Rafah në Rripin e Gazës me zbatimin e procedurës të cilët ndalojnë qarkullimin. "Kjo është një formë e presionit ndaj Rripit të Gazës dhe personave atje për shkak të konfliktit dhe lirimit të pengjeve. Ata po e shfrytëzojnë këtë si mjet për të ushtruar presion ndaj personave në enklavë", tha presidenti egjiptian në takimin me përfaqësuesit ushtarak dhe qeveritar.

Tel Aviv - Dhjetëra palestinezë sot protestojnë për shkak të lejes së autoriteteve  që kamionët me ndihmë të kalojnë në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Kerem Shalom. Demonstrantët valëvitën flamuj izraelit para kamionëve derisa brohorisnin parulla kundër "dhënies së ndihmës për armikun", publikoi "Tajms of Izrael". Izraeli lëshoi qindra tonë ndihmë humanitare të dërguar nga Egjipti në Gaza përmes Izraelit në javët e fundit, ku mallin e kontrollojnë forcat e sigurisë.

Kabul - Misioni diplomatik i Kombeve të bashkuara në Afganistan u bëri thirrje sot autoriteteve talebane që t'u lejojnë grave dhe vajzave të arsimohen në shkolla dhe universitete, lajmëroi DPA. Në deklaratën me rastin e Ditës ndërkombëtare të arsimit, Roza Otunbaeva, shefe e misionit diplomatik të KB-së në Afganistan, deklaroi se arsimi është themeli i së ardhmes së këtij vendi. Ndalesa për arsim të grave dhe vajzave, shtoi ajo, do t'i dëmtojë të gjith afganët.

Pekin - Së paku 39 persona e humbën jetën në zjarrin që shpërtheu sot në provincën juglindore kineze Xhiangsi, lajmëroi agjencia shtetërore kineze e lajmeve. Operacioni i shpëtimit ka përfunduar. Autoritetet në rajonin Jushui, provinca Xhangsi kumtuan se pas orës 15:00 ka shpërthyer zjarr në depon e një objekti komercial. Në vendin e ngjarjes u dërguan 120 shpëtimtarë, mes të cilëve edhe zjarrfikës dhe policë. Shkaku për zjarrin akoma nuk është konstatuar. 

Melburn - Aleksandar Zverev sot pasdite e mposhti reketin e dytë në botë, Karlos Alkaraz në çerekfinale të Australia open me 6:1, 6:3, 6:7 dhe 6:4. Gjermani për të shtatën herë arriti në gjysmëfinale të Gren slem turneut dhe atë e bëri për herë të dytë në Melburn. Pas fitores ndaj spanjollit Alkaraz, bilanci kundër top 10 lojtarëve në Gren slem për Zverevin është 3:14, ndërsa gjithsej në përgjithësi në të gjitha turnetë 49:62.

 

QËNDRONI TË LIDHUR