• e mërkurë, 17 korrik 2024
MIA FLESH

12:00 / 9 korrik / 2024 

Shkup -  Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon  se kompensimi në të holla  në bazë të masës kundër krizës për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme vazhdojnë të paguhen  në faza edhe gjatë kësaj jave të punës.

Shkup - Banka Botërore po përgatitet që në Këshillin Evropian ta parashtrojë aplikimin për anëtarësimin e vendit në Zonën e vetme për pagesa në euro - SEPA që do tu mundësojë qytetarëve dhe kompanive të marrin pagesa më të lira dhe më të shpejta ndërkufitare në euro.

Shkup - Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja vazhdojnë pa turp ta manipulojnë opinionin me gjoja investIme të reja, por kësaj radhe me një hap që është nënvlerësim i plotë i inteligjencës së qytetarëve, kanë reaguar sot nga LSDM-ja pas publikimit të Mickoskit se kompania amerikane “Vabtek” do të investojë 35 milionë euro në vend dhe do të hapen 100 vende pune.

Shkup- Është ndërprerë konkursi për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës 9 prill 2024 konform konkluzionit me numër 41-5757/2 të seancës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më datën (5 korrik 2024) dhe për arsye që  vijojnë ndryshime dhe shtesa në Konceptin për arsimin fillorë, bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkup - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të 49-tët në botë sipas koeficientit mesatar të intelegjencës, tregoin radhitja e publikuar në faqen "International IQ test". Lista është përbërë në bazë të rezultateve nga 1.691.740 persona nga tërë bota, të cilët kanë bërë një test të njëjtë për intelegjencë në vitin 2023.

Beograd - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak mbrëmë kumtoi se këtë javë janë ndërmarrë hapa konkrete lidhur me disa probleme praktike, por se nuk ka përparim në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Athinë - Nga 1 maji, duke përfshirë 7 korrikun e këtij viti në Greqi janë regjistruar 2.166 zjarre, gjithsej 256 dënime dhe janë arrestuar 123 persona, kumtoi përmes platformës Iks ministri për krizën klimatike dhe mbrojtjen civile në Greqi, Vasilis Kikinjas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Qëndrimi se çështja me “shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga shteti fqinj”, Kiriakos Micotakis do ta ngrejë në Samitin e NATO-s në Uashtington e përsëriti drejtori i Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe media të kryeministrit grek, Panos Amiras në intervistën për televizionin shtetëror ERT dhe theksoi se nuk është planifikuar takimi i dy kryeministrave, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Shkup - Njëmbëdhjetë zjarre në ambient të hapur janë evidentuar në 24 orët e fundit, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarrfikësit janë përballur me të gjitha, andaj nuk ka zjarre aktive këtë mëngjes. "Një e treta ishin thirrje për shuarjen e deponive apo mbeturinave, ndërsa zakonisht ato përhapeshin në një zonë më të madhe në zonën përreth. QMK-ja apelon deri tek qytetarët që të mos djegin mbeturina në këtë mot të nxehtë dhe kur bimësia në natyrë është më e thatë", thuhet në kumtesën e sotme.

Phenian - Motra e liderit koreanoverior Kim Jo - Xhong iu kërcënua Koresë së Jugut nëse vazhdon me provokimet e mëtutjeshme. Kërcënimi i saj erdhi pas stërvitjeve ushtarake të fundit koreanojugore. Koreja e Jugut kreu stërvitje ushtarake në afërsi të kufijve të saj tokësorë dhe detarë me Korenë e Veriut. Ato ishin stërvitjet e para të këtij lloji pasi Seuli në qershor e suspendoi marrëveshjen me Phenianin nga viti 2018, qëllimi i të cilit është që të qetësohen tensionet. 

Sap Paulo - Ish presidenti brazilian Zhair Bolsonaro ka keqpërdorur stoli ari me vlerë 1,2 milion dollarë gjatë mandatit të tij, thuhet në raportin e policisë federale braziliane e cila u publikua nga Gjykata e Lartë. Javën e kaluar, Bolsonaro ishte akuzuar për keqpërdorim, larje parash dhe shoqatë kriminale që përfshin stoli luksoze nga Arabia Saudite. Ky hetim është presion shtesë ndaj liderit të ekstremit të djathtë i cili ishte president nga viti 2019 deri në vitin 2022, kur i humbi zgjedhjet nga Luis Injasija Lupa da Silva. 

Uashington - Një prezantuese e radios në Filadelfia e cila intervistoi presidentin Xho Bajden më 3 korrik ka dhënë dorëheqje pas pyetjeve nga ekipi i tij. Andrea Loful Senders e cila drejton emisionin "The Source" në radio stacionin lokal ËURD i bëri Bajdenit katër pyetje të tilla në intervistën që dha pas debatit të parë presidencial.

Uashington - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O'Brajan deklaroi se ekziston rreziku në Ballkan "disa beteja lokale të kthehen në konflikt politik dhe të prekë të gjitha shtetet në rajon", transmetoi Kliks.ba. I pyetur se si e sheh situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, O'Brajan tha se rajoni i përket Evropës dhe "duhet të ecë përpara"

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden nesër do të takohet me kryeministrin e ri të Britanisë Kir Starmer, kumtoi Shtëpia e Bardhë. "Bajden në takim me Starmen planifikon të potencojë rëndësinë e vazhdimit të formimit të marrëdhënieve speciale midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe", deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Uashington - Drejtoria federale amerikane për aviacion (FAA) dje kumtoi se ka maska për oksigjen në rreth 2.600 aeroplanë Boing të kontrolluara për shkak të problemeve. FAA njoftoi se defekti "mund të rezultojë me pamundësi që të sigurohet oksigjen shtesë për udhëtarët". Urdhëri për inspektim vjen pas më shumë raporteve nga udhëtarë se njësitë për maska për oksigjen janë lëvizur nga pozita për shkak të "mossuksesit të ruajtjes", sipas FAA.

Nju - Xhersi - Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e sontme të Kopa Amerika kundër Kanadasë në Nju-Xhersi, deklaroi përzgjedhësi i përfaqësueses, Lionel Skaloni. Mesi u kthye në fushë në çerekfinalen kundër Ekuadorit, pasi e humbi ndeshjen e fundit nga faza e grupeve për shkak të një lëndimi. Ai e luajti tërë ndjeshjen, por dukej se nuk është i gatshëm fizikisht.

Londër - Bi-Bi-Si ka lëshuar një shpjegim për talljen me yllin portugez Kristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së fazës së 8-të të UEFA EURO 2024 kundër Sllovenisë, kur Jan Oblak e mbrojti penaltinë e sulmuesit.  Në televizion u shfaq "Mistiano Penaldo", shaka për goditjen nga pika e bardhë e Ronaldos, gjë që u vu re nga fansat e vëmendshëm të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR