• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18;00/ 29 dhjetor/ 2024

Shkup - Vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, bëjnë shumë mbeturina komunale, ndërsa ende nuk kanë vetëdije mjaftueshëm të zhvilluar për riciklim dhe selektim të saj. Pikërisht mbeturinat janë fokus i ekonomisë qarkore - koncept i ri që nënkupton kursim të resurseve, konsum me përgjegjësi dhe prodhimtari me përgjegjësi. 

Shkup - Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për nesër (30 janar) me fillim në orën 12:00, e ka caktuar seancën e parë të përbërjes qeveritare të sapozgjedhur.

Shkup - Zëvendësministrja plotësuese e Financave në Qeverinë kalimtare, Elena Petrova sot e ka marrë detyrën, ndërsa mirëseardhje i kanë dëshiruar ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski.

Shkup - Benzinat dhe karburantet dizel prej sonte në mesnatë shtrejtohen për 1,5 denarë për një litër, ndërsa për aq do të shtrejtohet edhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri, vendosi sot Komisioni Rregulla

Shkup – Në takimin e sotëm në mes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Universitetit të Evropës Juglindore u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të ndërsjellë të sferës akademike, arsimore dhe shkencore. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Institutit, dr. Skender Asani dhe rektori i UEJL-së, akademik Abdylmenaf Bexheti.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sot ka patur takim joformal me kryeministrin e Qeverisë teknike, Talat Xhaferi dhe me ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Mitreski në fejsbuk ka publikuar se në takim kanë biseduar për periudhën që na pret dhe se nuk heqin dorë nga axhenda evropiane.

Prishtinë - Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje kornizë ushtarake për thellim të bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.

Tiranë - Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pas disa orësh debati sot ka vendosur që marrëveshja për emigrantët ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë është në përputhje me Kushtetutën.

Beograd- Nëna dhe babai i djaloshit i cili më 3 maj vrau nëntë fëmijë dhe rojën e shkollës në SHF "Vlladisllav Ribnikar" në Beograd, Vladimir dhe Miljana K. sot në gjykimin në Gjykatën e Lartë në Beograd, e mohuan fajin.

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin e sotëm me përfaqësuesit special të BE-së, Mirosllav Lajçak, theksoi se është i nevojshme formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe kërkoi urgjent mbajtjen e zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të Kosovës.

Tiranë - MInistri i Punëve të Jashtme në Turqi, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, pas takimit me nikoqirin e tij, ministrin për Evropë dh Punë të Jashtme, Igli Hasani, në konferensën e përbashkët për shtyp tha se ka kërkuar nga  "autoritetet që t'i pastrojnë mbetjet e fundit të FETO-s në Shqipëri", organizata e Fetulla Gylenit, të cilën Turqia e konsideron terroriste.

Berlin – Në Gjermani aktualisht janë aktivë mbi një mijë anëtarë të një prej organizatave italiane të krimit të organizuar, kumtoi Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.

Berlin - Në Gjermani vitin e kaluar ishin tërhequr nga qarkullimi më shumë banknota të rreme në euro se sa në vitin 2022, njoftoi Bundesbank (Banka Qendrore Gjermane). 

Bruksel - Komisioni Evropian sot njoftoi se vendimet e tij të ardhshme për financim të Agjencisë së KB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) do t'i sjellë në bazë të rezultateve nga hetimi pas akuzave për përfshirje të anëtarëve të personelit të saj në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar. 

Bruksel- Këshilli i BE-së sot miratoi vendim për zgjatje edhe për gjashtë muaj të tjerë, deri më 31 korrik 2024, të masave kufizuese ndaj personave fizikë dhe juriidkë që lidhen me aktivitetet ruse që destabilizojnë situatën në Ukrainë, si dhe për shtuatjen e katër individëve dhe një subjekti në listën e të sanksionuarve për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut në Rusi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Nju Jork  – Nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRVA) deklaruan se janë të dëshpëruar sepse gjithnjë e më shumë vende po ndërpresin financimin, pas akuzave të Izraelit se dia punëtorë ishin të përfshirë në sulmin që e kreu levizja palestineze Hamas më 7 tetor vitin e kaluar në territorin izraelit.

Tbilisi – Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, në konferencë për shtyp kumtoi se do të japë dorëheqje para zgjedhjeve parlamentare në tetor.

Bagdad- Iraku sot e ka dënuar sulmin vdekjeprurës në bazën amerikane në rajon dhe ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme, njoftoi DPA.

 Madrid– Raketa me të cilin ka luajtur Rafael Nadal në fitoren e tij në finalen e Rolan Garos në vitin 2007 ndaj Roxher Federer, u shit sot në ankand për 118.026 dollarë, duke e bërë atë një nga  rekuizitët më të shtrenjtë të tenisit në histori.

QËNDRONI TË LIDHUR