• e diel, 20 tetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 20 tetor / 2024

Shkup -  Një delegacion i Maqedonisë i kryesuar nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Aleksandar Janev, në prani të Majkëll Makit, atasheu policor për ICITAP pranë Ambasadës amerikane në Shkup, merr pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit ndërkombëtar të shefave të policisë (IACP), një organizatë udhëheqëse e fokusuar në avancimin e policisë dhe sigurisë në nivel global, që mbahet në Boston, Masaçusets, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkup Të shtunën mbrëma ka qenë nata e fundit e Skupifestival, ku u shfaq "Grimca elementare", me autor Majkëll Huellebek në regji të Kris Sharkovit në interpretim nga Teodora Duhovnikova, Zhaklin Daskallova, Dimitar Nikollov, Martin Dimitrov, Elena Ivanova, Sllavena Zajkova, Darina Radeva, ndërsa produksioni Teatri kombëtar Ivan Vazov, Sofje, Bullgari. 

Shkup - Në Kodrën e diellit mëngjesin e sotëm janë matur dy gradë Celsius, në Demir Kapi 14 gradë Celsius.

Shkup- Në vendkalimin kufitar Deve Bair, në dalje nga shteti, sot në ora 02:20, nëpunës policior e kanë privuar nga liria A.Ç. (43) nga Republika e Turqisë për shkak se ka paraqitur dy kartona të gjelbër të falsifikuara për një automjet mallrash "DAF" dhe një gjysmërimorkio "Tirsan" me targa kombëtare turke, të cilat ai drejtonte.

Shkup - Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni (KOSM) thekson se kohëve të fundit ka pasur shkelje të rënda të ligjeve nga pronarët e kompanive lidhur me të drejtën e punëtorëve për të organizim sindikal, si dhe presion të shtuar të drejtorëve ndaj punëtorëve përmes institucioneve, me qëllim të shuarjes së organizatave sindikaliste prej të cilave një pjesë janë pjesë e KOSM. Nëse presioni vazhdon, ata paralajmërojnë protesta para selive të kompanive që e bëjnë këtë dhe shpresojnë në mbështetje edhe nga sindikatat e tjera.

Shkup- Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Patates së Vices”, një ngjarje që promovon një prej produkteve më të njohura dhe tradicionale të fshatit Vicë të Tetovës. Patatja e Vicës është një produkt i njohur jo vetëm në rajon, por edhe përtej, duke qenë një simbol i traditës bujqësore të zonës së Malësisë së Sharrit në Tetovë.

Dibër- Shef i ri i Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër është emëruar Arben Dumani, jurist i diplomuar i cili në MPB është që nga viti 2002, duke treguar sukses dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të caktuara.

Bruksel - Nevojiten më shumë hulumtime, inovacione dhe zhvillim teknologjik për ta bërë Evropën globalisht më konkurruese, më të sigurt dhe më të qëndrueshme, theksohet në Raportin e ekspertëve për përforcimin e programit për hulumtim dhe inovacion të BE-së, "Horizont Evropë".

Kishinau - Qytetarët e Moldavisë sot zgjedhin president dhe votojnë në referendum për të përfshirë në Kushtetutë se qëllimi i vendit është anëtarësimi në BE.

Teheran – Irani ka konfirmuar mbrëmë se lëvizja libaneze Hezbollah, e mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht nga Teherani, ka kryer sulmin me dron në rezidencën private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Tel Aviv – Ushtria izraelite (IDF) kumtoi se Hezbollahu ka lëshuar rreth 200 raketa dje nga Libani, ku IDF po kryen një ofensivë tokësore kundër lëvizjes islamike pro-iraniane.

Moskë – Ukraina mbrëmë ka lëshuar një sërë dronësh drejt Moskës dhe pjesës perëndimore të Rusisë. Asnjë person nuk u lëndua nga sulmet dhe nuk u shkaktuan dëme serioze materiale, kumtuan autoritetet lokale.

Gazë – Të paktën 73 palestinezë, mes të cilëve gra dhe fëmijë janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në qytetin Bejt Lahija në pjesën veriore të Rripit të Gazës, raportojnë media të afërta me Hamasin.

Bejrut – Ushtria izraelite (IDF) ka kryer dy sulme ajrore sot në mëngjes në periferinë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut.

Tel Aviv - Kombet e Bashkuara sot i bënë thirrje Izraelit që të hapë më shumë pika kontrolluese në Rripin e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, njoftoi DPA.

Xhakartë – Prabovo Subianto (73) sot është inauguruar si presidenti i tetë i Indonezisë. Ai fitoi në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në shkurt.

Abu Dabi - Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem ka ikur nga Libani me aeroplan të Iranit dhe tani jeton në Teheran, bën të ditur portali "Erem njuz" (Erem news) nga Emiratet.

Tel Aviv– Aeroplanët luftarakë izraelitë sot në mëngjes kanë sulmuar selinë e shërbimit inteligjent të Hezbollahut në Liban dhe një punëtori nëntokësore të armëve në Bejrut.

Havana – Miliona banorë të Kubës kanë qenë në terr pasi mbrëmë dështoi përpjekja e tretë për të rivendosur rrjetin elektrik në këtë ishull.

Kiev - Në periferi të qytetit Selidove, në Ukrainën lindore, po zhvillohen luftime frontale midis forcave ruse dhe trupave ukrainase, raportuan blogerët pro-rusë.

Londër - Arsenali ka pësuar humbjen e parë në Premier ligë si dhe humbjen e pare si mysafir në vitin 2024, por problem bosht për "topçinjtë" është përjashtimi i tretë në tetë xhirot e para!

Barcelonë - Ish trajneri i Barcelonës, Çavi Ernandez mund ta marrë drejtimin e reprezentacionit të Katarit, transmeton "Al Raja".

QËNDRONI TË LIDHUR