• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA flesh

18:00/10 dhjetor/2024

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Nuk guxojmë të qëndrojmë të qetë dhe të kështu disa që janë gjendur në lista e zeza të vazhdojnë me aktivitetet e tyre të rregullta. Nëse prokurorët publikë duhet të veprojnë rreth zërave, atëherë duhet të veprojnë edhe në këtë rast. Ekzistojnë në të drejtën ndërkombëtare, ka edhe në marrëdhënie të ndërsjella se si të arrihet deri të ato dëshmi dhe të fillohet një procedurë këtu, pse ndryshe nuk reagojmë kur duhet të reagojmë dhe në fakt në atë mënyrë tolerojmë paligjshmërinë. Pra, pres që gjykata, pres që prokurori publik të fillojë të veprojë", deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në lidhje me vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për ta vendosur në listën e zezë Artan Grubin dhe gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Shpallja e djeshme ishte pjesë e nismës më të madhe në suaza të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit - 9 Dhjetori. Nuk e kemi planifikuar apo ndërkaq kemi pasur kontroll, në atë që bën Uashingtoni në drejtim të procesuimit të rasteve të ndryshme. Përderisa, personalisht, i përshëndes fuqishëm deklaratat qeveritare për reforma në jurisprudencë, deklaroi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për zgjerimin e djeshëm të "listës së zezë" të Departamentit amerikan të Shtetit me emrat e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Korrupsioni në asnjë formë nuk duhet toleruar. Ata që minojnë sundimin e drejtësisë për përfitime personale dhe në kurriz të popullit duhet të kuptojnë se korrupsioni ka pasoja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi nga aktorët e korruptuar, shpresoj që të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe gjyqësori dhe strukturat e zbatimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut, porositi ambasadorja amerikane Angela Ageler në konferencën e sotme për shtyp pas zgjerimit të djeshëm të "listës së zezë" të Departamentit Amerikan të Shtetit me emrat Artan Grubi dhe Enver Bexheti.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA)  Tre dekada mbështetje të palëkundur për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit janë shënuar sot nga Komiteti i Helsinkit. Në manifestimin e mbajtur në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup, të pranishmit folën për sukseset e arritura dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, duke theksuar se qëllimet e paplotësuara të komisionit janë motivim dhe nxitje për punë të mëtutjeshme.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Vendosja në listën e zezë të SHBA-së, për çdo gjykatës është një goditje serioze për nderin dhe reputacionin e funksionarit konkret të pushtetit gjyqësor, theksoi sot Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me emrat e fundit të cilët u publikuan në listën e zezë të SHBA-së mes të cilëve është edhe gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti. 

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Numri i të punësuarve në nivel përmbledhës në sektorin publik është zvogëluar për 2.488, krahasuar me vitin 2022, kur numri i përgjithshëm i të punësuarve ishte 130.377, krahasuar me 127.889 në vitin 2023, tregon Raporti i posaçëm për vitin 2023 i përgatitur nga Avokati i Popullit, i cili i referohet monitorimit të zbatimit të parimit të përfaqësimit adekuat dhe të barabartë në sektorin publik.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Përballje urgjente dhe sistematike me ndotjen e ajrit përmes implementimit të masave efikase, që do ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do ta ulin në mënyrë drastike ndotjen e ajrit është kërkesa nga marshi protestues kundër ndotjes së ajrit në Shkup të organizuar nga Nisma "Qyteti human i gjelbër" që këtë pasdite po m bahet në kryeqytet.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Lançimi i projektit për zhvillimin e rrjeteve inteligjente të energjisë elektrike, i cili synon të përmirësojë mundësitë për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në vend, është bazë për investimet e ardhshme dhe për trajtimin e sfidave në rrjetin elektrik, informon Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Në Fondin për Sigurim Shëndetësor sot është nënshkruar një letër bashkëpunimi ndërmjet FSSH-së dhe Projektit të USAID-it,  për partneritet kundër korrupsionit i cili do të zbatohet nga ana e Menaxhment Sistems Interneshënall, kompania e Tetra Tek. Letra ishte nënshkruar nga ana e drejtorëve të FSSH-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov si dhe Lorens Held, drejtor i projektit, ndërsa hyn në fuqi nga data e nënshkrimit.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot pasdite do të vazhdojë debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025. Sipas deputetëve të opozitës, propozim-buxheti për vitin 2025 nuk ofron politika të qëndrueshme që do të mundësojnë reforma strukturroe, rritje dhe zhvillim ekonomik, ndërkaq për pushtetin është i mirë dhe i përmbushë të gjitha kriteret.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Policia nga SPB Shkup sot në orën 01:00 ka privuar nga liria V.N (22) dhe S.B. (27), të dy nga fshati Haraçinë e Shkupit. Siç njoftojnë nga MPB-ja, personat dyshohen se të dielën rreth orës 22:00 në rajonin e Gazi Babës me kërcënim nga M.N. (31) nga Shkupi kanë marrë para dhe celular.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata supreme përmes kumtesës, sot pasdite informoi se i mbështetë plotësisht dhe i përshëndetë angazhimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe shtetin juridik.

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria sot në mbledhje solli disa vendime, mes të cilave se nuk do të rriten rrogat e personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjykatësve, anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe prokurorëve publik. Kryeministri Hristian Mickoski përmes Fejsbukut kumtoi se rrogat e këtyre personave do të ngrihen përmes intervenimit të koeficientëve për përllogaritje të rrogave.

Tiranë, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Tiranë realizoi takim me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali, ku u diskutua për avancimin e ë drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për të cilat theksuan se "të gjitha dhe duhet të jenë të pakthyeshme".

Prishtinë, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier sot vlerësoi se në Kosovë ka "aktorë të huaj keqdashës që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar përçarjet etnike". Në konferencën për integritet informativ DISICON, organizuar nga  Instituti Kombëtar Demokratik (IKD) me seli në Uashington, ambasadori tha se ishte e nevojshme të qëndrojë në rrugën e këtyre aktorëve keqdashës, duke shtuar se dezinformatat mund të kenë pasoje direkte ndaj rezultateve zgjedhore, në zgjedhjet që së shpejti duhet të mbahen në Kosovë. 

 Varshavë, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Negociatat paqësore për Ukrainën mund të fillojnë këtë dimër, deklaroi sot kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian nga 1 janari.  Tusku, një aleat i Ukrainës fqinje, paralajmëroi se gjatë ditës do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin dhe se të enjten në Poloni do ta presë presidentin francez Emanuel Makronin.

Kiev, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i tha presidentit të porazgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp, se lideri rus Vladimir Putin ka "frikë" vetëm nga Trampi. "I thashë Trampit se Putini ka frikë vetëm prej tij dhe, ndoshta, nga Kina", ka shkruar Zelenski në Iks.  Presidenti ukrainas mbajti një takim trepalësh me Trampin dhe presidentin francez Emanuel Makronin fundjavën e kaluar në Paris, me të cilët bisedoi për pushtimin rus.

 Ankara, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se Ankaraja do të presë derisa “të krijohen kushtet” për të hapur Ambasadë në Siri. "Do të analizojmë. Do të presim që të krijohen kushte", theksoi Fidan. Turqia e ka mbyllur Ambasadën e saj në Damask në mars të vitit 2012 për shkak të "përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri".

Kajro, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese banimi në Kajro, ndërsa tre janë lënduar, kumtuan autoritetet.  Guvernatori i Kajros, Ibrahim Saber, urdhëroi evakuimin e shtëpive fqinje si masë paraprake, sipas një njoftimi nga zyra e guvernatorit.

Tel Aviv, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu sot për herë të parë do të paraqitet para gjykatës në procesin afatgjatë gjyqësor për korrupsion kundër tij.  Në vitin 2019 Netanjahu është akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Gjykimi ka filluar në vitin 2020 dhe përfshin tri vepra penale. Netanjahu i ka mohuar veprat dhe është deklaruar i pafajshëm.

 Damask, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Rrebelët të cilët e morën pushtetin në Siri sot emëruan Mohamed al-Bashirin në krye të qeverisë kalimtare, ndërsa aty do të mbetet deri më 1 mars të vitit 2025, njoftoi televizioni sirian. Mohamed al-Bashir deri tani e ka udhëhequr "Qeverinë e shpëtimit" nga bastioni rebel i Idlibit, në veriperëndim të Sirisë. 

QËNDRONI TË LIDHUR