• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/16 qershor 2024

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Besimtarët myslimanë sot e festojnë Kurban Bajramin, festën e dytë më të madhe të fesë islame pas Fitër Bajramit. Në ditën e parë të festës bëhet falja e namazit të Bajramit, me çka besimtarët kërkojnë mëshirë nga Allahu. Karakteristikë e kësaj feste është therrja e kurbanit, e cila ka simbolikën e afrimit ndaj Zotit, ku zakonisht flijohen deshë ose viça.

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së në seancat e sotme duhet t'i përcaktojnë kandidatët për ministra nga koalicioni "Maqedonia Juaj" i udhëhequr nga partia e mandatarit Hristijan Mickoski. Këtë ai e ka bërë të ditur katër ditë më parë dhe ka bërë të ditur se të martën, më 18 qershor, në Kuvend do të dorëzohet lista zyrtare e kandidatëve për anëtarë të qeverisë së re.

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë fjalimin e saj në Samitin për paqe në Ukrainë, që po mbahet në Burgenshtok, në Liqenin e Lucernit në Zvicër, njoftoi Kabineti i saj. Me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, në Burgenshtok, Siljanovska Davkova,  do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë.

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi urim për festën e Kurban Bajramit, deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe besimtarëve të besimit islam në të cilin theksoi:

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, ka dërguar mesazh urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-ulema hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame.

Shkup, 16 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me rastin e festës së Kurban Bajramit, personalisht dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe fetare të Kurban Bajramit. Të gjithë atyre që po e festojnë këtë festë të madhe, thotë ai në urim ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe momentet e festave t'u kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj.

Burgenshtok, 16 qershor 2024 (MIA) - Në qytetin zviceran Burgenshtok vazhdon samiti i paqes për Ukrainën, i cili filloi dje. Në draft komunikatën e konferencës së paqes, siç njoftoi Rojters, ndërsa transmetoi BTA, bëhet thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Për versionin përfundimtar të tekstit do të diskutohet sot. Presidentja zvicerane Viola Amherd dekalri se nga samiti pret hapat e parë konkretë drejt paqes.

Detroit, 16 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 10 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë qëlluar me armë zjarri në një park ujor periferik në zonën e Detroitit në SHBA, njoftuan agjencitë botërore. Në vendin e ngjarjes është gjetur arma e përdorur në të shtënat, bëri të ditur policia. Sulmuesi ka qenë një burrë që ka dalë nga një automjet jashtë parkut ujor Bruklend Plaza në Roçester Hills, Miçigan dhe ka qëlluar rreth 30 të shtëna me një pistoletë gjysmë automatike Glok 9 milimetra, deklaroi sherifi i qarkut Oukland, Majkëll Bushar.

Ankara, 16 qershor 2024 (MIA) - Propozimet e reja për paqen për Ukrainën, të paraqitura nga presidenti rus, Vladimir Putin, janë një fije shprese se konferenca në Zvicër mund të jetë më efektive nëse në të marrin pjesë përfaqësues rusë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Uashington, 16 qershor 2024 (MIA) - Televizioni amerikan CNN i ka shpallur rregullat e debatit për të cilin janë dakorduar kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, presidenti aktual amerikan Xhozef Bajden dhe ish-presidenti Donald Tramp, që do të mbahet më 27 qershor. Të dy kandidatët presidencialë do të dalin në një podium që do të duket njësoj dhe që do t'u ndahet atyre me hedhje të një monedhë, raportoi CNN.

Romë, 16 qershor 2024 (MIA) - Pronari i Romës, Den Fridkin do ta blejë Evertonin për 475 milionë euro, raportojnë sot mediat italiane. Sipas Tuto Merkato, Fridkin si rezultat i transaksionit, do të marrë 94.1 për qind të aksioneve, të cilat aktualisht i përkasin pronarit aktual të klubit anglez, Farhad Moshiri.

QËNDRONI TË LIDHUR