• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/ 30 shtator/ 2023

Shkup - Agjencia Informative Mediatike - MIA sot shënon 25-vjetorin e punës së saj aktive.  Lajmin e parë MIA e emetoi më 30 shtator 1998, me të cilin filloi prodhimi i rregullt i informacionit për mediat dhe qytetarët e vendit, fillimisht me fotografi dhe tekst, ndërsa sot me transmetim video të drejtpërdrejt, shprehje të plotë multimediale dhe prezencë në mediat sociale. MIA është servis publik informativ, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 1992. Punën e saj e filloi me njëzetë gazetarë, ndërsa sot i ka rreth një qind persona të angazhuar, gazetarë, korrespondentë, kameramanë, fotoreporterë, shërbime profesionale dhe logjistikë, bashkëpunëtorë me honorarë nga shteti dhe jashtë. 

Shkup - Ekspozita, shfaqje, instalacione, koncerte, shfaqje teatrale dhe shfaqje filmash do të mbahen në sonte në kryeqytet në kuadër të manifestimit të 19-të tradicional kulturor "Nata e Bardhë 2023". Manifestimi qendror do të mbahet para portës "Maqedonia" në orën 20. Të gjitha ngjarjet janë të hapura dhe falas për vizitorët. Edhe këtë vit transporti publik falas është ofruar për të gjithë qytetarët gjatë "Natës së Bardhë 2023". Transporti falas do të jetë i disponueshëm nga ora 18:00 deri në orën 05:00 të së dielës (1 tetor 2023). Programin e edicionit vjetor të "Natës së Bardhë" e gjeni në linkun në vijim: www.univerzalna.com.mk/belanok. 

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski i dërgoi urim Agjencisë Informative Mediatike me rastin e 25-vjetorit të ekzistimit të Agjencisë.  "Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju uroj për 25 - vjetorin e ekzistencës së Agjencisë Informatike Mediatike - MIA. Gjatë viteve, MIA e ka ngritur në nivel të lartë rëndësinë e informimit të saktë, objektiv dhe të plotë dhe ka krijuar një agjenci lajmesh të besueshme, të cilës mund t'i besohet, si në nivel kombëtar, rajonal, ashtu edhe në nivel global. Agjencia Informative Mediatike sot është një shtyllë e gazetarisë maqedonase, e cila ndjek ritmin e kohës dhe shërben për informim me kohë, të saktë dhe preciz për aktualitetin vendor dhe ndërkombëtar", thuhet në urimin që kryeministri ia dërgoi MIA-së me rastin e  25 vjetorit të ekzistencës së saj.

Shkup - Bashkëpunimi në mbrojtje mund të jetë shembull pozitiv se si zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin me homologun e saj bullgar Todor Tagarev, në prag të takimit në Novo Sellë me kontingjentin nga Maqedonia e Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari.  Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Petrovska ka biseduar me ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Todor Tagarev, pas çka ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është jashtëzakonisht domethënës dhe se është në nivelin që i ka hije dy vendeve aleate në NATO.

Shkup - Ankandi për fletobligacionin e gjelbër, për të cilin këtë javë u publikua prospekti, do të mbahet më 3 tetor, ditën e martë, me ç’rast presim interes të madh në këtë drejtim, para së gjithash nga bankat dhe institucionet, ndonëse është e destinuar për qytetarët deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë një interviste për “Blumberg Adria”, ku bëri të ditur se do të emetohet edhe një emetim tjetër i ri i fletobligacionit të qytetarëve.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se studentët të cilët kanë plotësuar kushtet konform thirrjes publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e ra-cionit për studentë . Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. MASH kujton se mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.

Shkup - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë bullgare të lajmeve BTA, Kirill Vëllçev dërgoi urim deri te drejtori i Agjencisë Informative Mediatike - MIA, Dragan Andonovski me rastin e 25-vjetorit nga themelimi i MIA-s. "Më lejoni t'ju dërgoj përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e 25-vjetorit nga themelimi i agjencisë së lajmeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut - MIA. Ju dëshiroj të gjithë juve shëndet, suksese të reja profesionale dhe të vazhdoni me punë. Këtë rast e shfrytëzoj për të theksuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi mes MIA-s dhe BTA-së", thuhet në urimin e Vëllçevit.

Shkup - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se në mëngjes ka pasur katër zjarre aktive dhe atë në komunën Makedonski Brod, në fshatin Belicë, në vendin "Argulicë", ku është djegur shkurre dhe kullosa, në komunën e Prilepit, te fshati Alinci dhe në komunën Sopishte, te fshati Setapetkë, ku janë djegur deponi dhe në komunën Studeniçan te fshati Osinçan, ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë. Në ambient të hapur dje ka pasur gjithsej 20 zjarre, sipas të dhënave të Sektorit për operacione dhe koordinim në QMK.  Në mëngjes aktivë kanë qenë katër zjarre, ndërsa 16 të lokalizuarat kanë qenë në komunat: Gazi Babë, Saraj, Bosilovë, Krivogashtan, Prilep, Strumicë, Gjevgjeli, Strugë, Çashkë, Kumanovë dhe në Jegunovc.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet. "Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele", thotë Bogoev.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot paralajmëroi se vrehstarët do t'i marrin subvencionet shtesë para "Shën Trifunit". Sipas tij, ata janë të kënaqur nga çmimi i sivjemë, i cili në mënyrë të konsiderueshme është më i lartë, për shkak të rendimentit më të ulët dhe kërkesës së madhe nga kompanitë blerëse. Siç tha ai, nga mesi i vitit të ardhshëm vreshtarët do të marrin edhe 12.000 denarë përkrahje

Shkup - EMV Furnizimi me ngrohje SHPKNJP Shkup ju bën thirrje konsumatorëve që t'i përfundojnë intervenimet në instalimin e brendshëm të ngrohjes, të mundësojnë qasje të ekipeve të kompanisë në afërsi të stacionit të ngrohjes dhe të sigurojnë furnizim të energjisë elektrike në nënstacion me qëllim që dërgimi i energjisë për ngrohje në objektet të cilat janë të përfshira në sistemin për ngrohje qendrore të zhvillohet pandërprerë pas fillimit të sezonit të ngrohjes. 

Shkup - Me aksion për kontrolle falas për kontrollim të sheqerit në gjak, kolesterolit dhe shtypjes në gjak, Instituti i Shëndetit Publik në Parkun e qytetit në Shkup sot e shënon Ditën Botërore të Zemrës - 29 shtatori.  Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në këtë ngjarje deklaroi se Dita e zemrës përfaqëson alarm për zgjimin e vetëdijes kolektive në drejtim të parandalimit të të gjithë faktorëve të rrezikut të cilat varen nga individi."Këtë vit, nën moton 'Përdor zemrën dhe mëso më shumë për zemrën tënde', dërgojmë porosit të qartë se ajo që njihet mirëmbahet më së miri. Me këtë apelojmë për monitorim dhe kontroll vigjilent të të gjithë faktorëve të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti, obeziteti e të tjerë, për popullatën e prekur nga këto gjendje dhe për pjesën tjetër ekzaminime të rregullta me qëllim diagnostikimin në kohë", theksoi ministri. 

Shkup- Prania e pesë mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë është garanci se kriza nuk do të përhapet në rajon. Është mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, në mënyrë që të parandalohet një konfrontim i drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion maqedonase. "Nëse nuk do të kishte pesë mijë ushtarë të NATO-s gjatë problemeve, konflikteve dhe tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ndërsa edhe më parë kishte situata të ngjashme, pa trupat e NATO-s atje konflikti do të ishte përhapur dhe së pari do të kishte një konfrontim të drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë dhe policisë serbe dhe kosovare dhe pastaj edhe rrethina do të ishte përfshirë", tha Pendarovski.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmi i së dielës në veri të Kosovës nuk ka qenë rezistencë civile ose vepër e bandave, por sulm i formacioneve të armatosura paraushtarake të pajisuara dhe të përgatitura nga Beogradi.  Në intervistë për Al Xhezirën, Kurti theksoi se dukshëm sulmi ishte kryer me urdhër të Serbisë.  I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto "grupe të armatosura", të cilave, siç shtoi ai, forcat e armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe "po përgatiten për luftë".

Uashington - SHBA-ja është e shqetësuar nga prania e madhe ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën dhe i bënë thirrje Beogradit që t'i tërheqë forcat e saj nga zona kufitare, ku janë vërejtur tanke serbe dhe artileri.  Serbia ka dislokuar "tanke dhe artileri" në afërsi të kufirit me Kosovën pas përleshjeve të dhunshme vdekjeprurëse në afërsi të manastirit në veri të Kosovës të dielën e kaluar, paralajmëroi mbrëmë Shtëpia e Bardhë. "Po vëzhgojmë dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën", deklaroi për gazetarët Xhon Kirbi zëdhënës i Këshillit Kombëtar për Siguri në Shtëpinë e Bardhë. 

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas thirrjes së SHBA-së deri te Serbia që t'i tërheq ushtarët nga kufiri me Kosovën dhe të zbatojë deeskalim emergjent në kufi. "U bëj thirrje udhëheqësive të Kosovës dhe të Serbisë që të sillen me përgjegjësi dhe me mençuri", apeloi Rama në Fejsbuk dhe porositi se Shqipëria është e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Në një nga publikimet paraprake në rrjetet sociale, Rama tha se "KFOR-i është NATO dhe nuk është fuqi okupatore në emër të Serbisë, as fuqi për ndarjen e territorit të Republikës së Kosovës, por përkundrazi, garancë shumë e madhe në çdo rast të kërcënimit", duke shtuar se reagimet ndaj deklaratës së tij se KFOR-i duhet ta ndërmarr kontrollin në veri "janë të sëmura dhe qesharake".

Beograd - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës njoftoi se e ka emëruar Rene Trokazin si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se kjo është në përputhje me përfshirjen e rritur të Francës në rajon, në kontekst të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.  I dërguari special Trokaz do të jetë i përfshirë në çështjet më të rëndësishme nga politika rajonale, në koordinim me kolegët e tij evropianë dhe amerikanë, shkruan RTK. 

Paris - Që nga fillimi i këtij viti, Franca ka shkatërruar 224 rrjete për kontrabandë të emigrantëve, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Zherald Darmanin, transmeton MINA.  Duke iu referuar të dhënave të Europol-it, ministri tha se më shumë se 90 për qind e të gjithë emigrantëve që vijnë në Bashkimin Evropian (BE) përdorin rrjetet e kontrabandës. Agjencia Anadollia thekson se aktivitetet e trafikimit të qenieve njerëzore sjellin çdo vit shtatë miliardë euro, ndërsa Darmanin theksoi se paratë përdoren më vonë për financimin e krimit të organizuar, drogës dhe ndonjëherë edhe aktiviteteve terroriste.

Kiev  - Mbrojtja kundërajrore ukrainase mbrëmë ka shkatërruar 30 dronë "Shahed" në pjesën jugore të vendit, njoftoi Ukrinform, duke iu referuar publikimit të Komandës jugore të Ukrainës. "Tridhjetë dronë janë shkatërruar mbrëmë në rajonin tonë të përgjegjlsisë nga ana e forcave për mbrojtje ajrore: 20 në rajonin Vinica, gjashtë në rajonin Odesa, katër në rajonin Nikollaev", thuhet në kumtesën e komandës. Pas sulmit, një zjarr i madh shpërtheu në lokacionin infrastrukturor në Kalinovka. Autoritetet në rajonin ukrainas Vinica herët në mëngjes kanë urdhëruar evakuim në qytet.

Moskë - Ka pak gjasa që ish pjesëtarët e grupit mercenar "Vagner" të shkaktojnë efekt të rëndësishëm strategjik, e madje edhe lokal, në fushën e betejës në Ukrainë, njoftoi Instituti për Studim të Luftës (ISV), i cituar nga Ukrinform. Sipas ISV, ka gjithnjë e më shumë dëshmi që pjesëtarët e "Vagnerit" të punojnë bashkë me "Rosgvaria" dhe se Duma shtetërore ruse do ta shqyrtojë propozim-ligjin i cili do t'i mundësojë "Rosgvaria" që të formojë njësite vullnetare. 

Romë - Roja bregdetare italiane ka shpëtuar 177 persona, në mesin e të cilëve 27 anëtarë të ekuipazhit, nga një trajekt i cili ishte shpëtuar në rrugë nga ishulli italian Lampeduza drejt qytetit Porto Empedokle, në Sicili, njoftuan sot autoritetet italiane.  Në mesin e udhëtarëve të trajektit ka pasur edhe 83 emigrantë, të cilët ishin dërguar nga Lampeduza, bëhet e ditur në kumtesën e rojes bregdetare, të transmetuar nga mediat britanike. 

Kiev - Ukrainës i duhet më shumë armë, pasi sa është më e fuqishme në fushëbetejë, aq më e fuqishme do të jetë pozita e saj në tryezën e negociatave, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Forumin e parë ndërkombëtar për industrinë mbrojtëse në Kiev, njofton Ukrinform. "Vetëm guximi nuk i pengon dronët. Vetëm heroizmi nuk mund të ndalë raketa. Ukrainës i duhet teknologji. Cilësi e lartë. Sasi e lartë. Dhe shpejtë. Nuk ka mbrojtje pa industri", tha Stoltenberg.

Romë- Papa Françesku kryesoi sot një ceremoni për emërimin e 21 kardinalëve të rinj, duke përfshirë figura kyçe në Vatikan dhe në terren, të cilët pritet të ndihmojnë në zbatimin e reformave të tij dhe të çimentojnë trashëgiminë e tij ndërsa ai hyn në një fazë të re vendimtare të udhëheqjes së Kishës Katolike, raportojnë mediat amerikane. Pas një dite të freskët, por me diell, të mbushur me brohoritje nga besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku zgjeroi më tej ndikimin e tij mbi Kolegjin e Kardinalëve, i cili një ditë do të zgjedhë pasardhësin e tij, shtuan mediat amerikane.

Harare - Gjashtë minatorë humbën jetën, ndërsa 15 mbetën të bllokuar gjatë rrënimit të një miniere në Zimbabve. Siç informojnë mediat shtetërore, në rrënimin e oxhakut të një miniere të arit Bej Hors në Çeguta, 100 kilometra në perëndim të qytetit Harare, më shumë se 30 persona ishin bllokuar, por disa prej tyre më vonë ishin shpëtuar ose arritën që të ikin.  Bi-Bi-Si informon se po vijon aksioni për shpëtimin e atyre të cilët mbetën nën tokë, ndërsa nuk është bërë e ditur se çka e ka shkaktuar kolapsin.

Stepanakert - Komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi deklaroi se për një javë mbi 100.000 armenë etnikë nga Nagorno Karabah si refugjatë tashmë kanë arritur në Armeni, njoftojnë mediumet britanike. "Shumë veta janë të uritur, të lodhur dhe u nevojitet ndihmë", tha ai në rrjetet sociale.

Kiev - Federata ukrainase e futbollit  (UAF) u ka bërë thirrje federatave evropiane që t'i bojkotojnë ndeshjet me Rusinë në Kampionatin evropian për lojtarë deri 17 vjeçarë. Sipas "The Times" nga UAF kanë dërguar letra deri te të gjitha federatat evropiane. "UAF apeloi deri te ju me kërkesë që t'i bojkotoni ndeshjet eventuale, ku marrin pjesë ekipe nga Rusia. Jemi të bindur se çdo hap drejt reintegrimit të përfaqësuesve rusë është trend i rrezikshëm", thuhet në kumtesën e fedetatës ukrainase.

QËNDRONI TË LIDHUR