• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/7 shtator/2023

Shkup - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot i priti shefat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir dhe zëvendësambasadorin e ri të delegacionit të BE-së, Ben Nupnau. "Në takim u bisedua për gjendjet aktuale lidhur me aspiratat evropiane të vendit tonë, për përparimin reformues, si dhe për gjendjet politike në vend dhe në rajon. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informata gjatë negociatave inkuadruese dhe procesin e skriningut, si dhe për hapat e ardhshëm që duhet t'i ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin e integrimit në BE", kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Shkup - Tashmë kemi shtatë kombe në preambulën e Kushtetutës dhe nëse shtojmë gjashtë të tjera, nuk do të rrezikohet stabiliteti i Maqedonisë së Veriut dhe e ardhmja e saj, sepse 22 vjet pas Marrëveshjes Kornizë, i kemi të gjitha ato kombe dhe pjesë të kombeve, dhe shteti nuk ka dështuar", thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për "Frontlajn", në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Kohezioni i brendshëm, thotë Pendarovski, dhe ndjenja e lojalitetit te të ashtuquajturat bashkësi më të vogla etnike vetëm u rrit, nuk u ul dhe Maqedoninë e ndjejnë si atdheun e tyre më shumë se sa para vitit 2001. 

Shkup  - Presidenti Stevo Pendarovski, sot vendosi ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, njoftojnë nga kabineti i presidentit. "Me ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi, nuk parashikohet amnisti për veprat penale në kryerjen e shërbimit. Përkundrazi, ende parashikohen dënime për kryerësit e atyre veprave, me atë që me këto ndryshime theksi vihet në të a.q. konfiskim të zgjatur të pronës. Në atë pjesë ndryshimet e Ligjit janë harmonizuar me Direktivën evropiane për fiksimin dhe konfiskimin e lëndëve dhe interesit pronësor, e cila përveç dënimit me burg, fokusin e vë në marrjen e interesit pronësot nga autorët e këtyre veprave penale", citohet në kumtesë.

Shkup  - Duke uruar 32 vjetorin e pavarësisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi se është koha që të gjithë të jemi të përgjegjshëm, me një pamje të qartë dhe me vizion të qartë për të ardhmen, e cila nuk guxon të ketë drejtim tjetër përveç sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave dhe obligimeve ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është shtëpi e përbashkët e të gjithëve.

Shkup  - Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal do të mundësohet vjetërsimi i 14 lëndëve gjyqësore në të cilat akuzohen mbi 80 persona, sipas vlerësimeve të Koalicionit "Të gjithë për një gjykim të drejtë", që e publikoi sot në Fejsbuk, me ç'rast duke përmendur se në këtë procesverbal nuk janë marrë parasysh rastet të cilat për momentin gjenden në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK).

Shkup  - Trendi i uljes së inflacionit vazhdon dhe masat po japin efekt. Inflacioni në gusht është 8,3 për qind, muajin e kaluar ishte 8,4, para kësaj ishte 9,3, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ishte 19,8 për qind. Me këtë do të vazhdojmë edhe më tutje të japim mbështetje solide për ekonominë, por edhe për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve në kushte të krizës, theksoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.  Theksoi se edhe në projeksionet e rishikimit Ministria e Financave mbetet në rritjen e PBB-së prej 2,5 për qind dhe inflacioni prej 8,9 për qind në nivel vjetor. Siç theksoi pagesa e TVSH-së gjatë këtij viti dështoi për gjashtë miliardë denarë të cilat plotësohen me rritjen e pagesës së tatimit personelit, tatimit të fitimit, kontributet dhe tatimit solidar. 

Talin  - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, mori pjesë në Samitin Botëror për Partneritet  të Hapur Qeveritar. Në kuadër të Samitit, ministri Aliu, siç njoftoi kabineti i tij, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Mbështetja e lidershipit dhe katalizimi të aksionit global kundër korrupsionit”.

Manastir - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi dhe drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, sot kryen mbikëqyrje në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Manastir - vendkalimi kufitar Mexhitlia. Sipas ministrit Boçvarski aksi rrugor Manastir - Mexhitlia është aks shumë i rëndësishëm dhe për këtë u bë rehabilitim i më shumë se 12 kilometrave. 

Shkup - Delegacioni nga Kuvendi i përbërë nga deputetët: Daniella Koleva, Nikolla Micevski dhe Arta Bilalli Zendeli; Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Cvetanka Ivanova, Zëvendës Sekretari -i Përgjithshëm i Kuvendit Bojan Vasilevski, Shef i Institutit Parlamentar Zllatko Atanasov, si dhe përfaqësues të organizatave mbështetëse të Parlamentit, Robert Skot Hajzlet dhe Edip Bilal nga NDI; Aleksandra Jovevska nga IDSCS dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut SH.T. Veronik Ulman MartI, marin pjesë në samitin e tetë global të Partneritetit për qeverisje transparente (PQT/OGP), të mbajtur në 6 dhe 7 shtator 2023, në Talin, Estoni.

Negotinë - Asnjë vreshtar nuk do të lihet vetë, krijojmë propozim masë për mbështetje prej së paku 12.000 denarë për hektar për rrushin për verë dhe për tryezë, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Lupço Nikollovski, i cili vjeli rrush në Negotinë. Ai mori pjesë në procesin e vjeljes së rrushit në rajonin e Negotinës, në vendin Lepovë, në vreshtat e kantinës Bovin. Me këtë rast realizoi një takim me vreshtarët dhe vizitoi kantinën Bovin, e cila është shfryztëzues  i fondeve nga programi IPARD. 

Shkup  - Kur bëhet fjalë për një ligj kaq jashtëzakonisht  të rëndësishëm, i cili është një shtyllë në sistemin juridik të vendit, mendojmë se mënyra e miratimit  të ndryshimeve dhe plotësimeve të të njëjtit nuk lejoi një debat publik, nuk mundësoi analizën e pasojave nga e njejta dhe gjithë kjo për ne krijon dyshim dhe rrezik të lartë nga pazaret politike dhe tregtia me ndikim,  tha kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Në një deklaratë për mediat pas pritjes në Kuvend me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë, Ivanovska theksoi se ulja e dënimeve për disa anëtarë nuk kontribuon drejt përforcimit të luftës kundër korrupsionit.

Shkup  - Gjykata Themelore Penale Shkup sot i shpalli fajtorë tre profesorët e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, për pranim dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me rastin "Erazmus". Gjykata dënoi Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski me nga tetë vjet burg, ndërsa Dragan Denkovsi me dënim me kusht. Profesori Bobek Shuklev u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për pranim të ryshfetit, profesor Sllave Ristevski u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg për dy vepra të marrjes së ryshfetit, pra një dënim të vetëm prej katër vjetësh. Profesor Dragan Denkovski, për tri vepra penale të dhënies së ryshfetit, Gjykata e ka dënuar me masë alternative të dënimit me kusht, për çdo vepër penale në kohëzgjatje prej 10 muajsh, ose një dënim të vetëm prej dy vitesh burgim, i cili nuk do të realizohet nëse nuk  kryen vepër të re penale.

Shkup  - Kam votuar "kundër" Ligjit të propozuar për ndryshime dhe propozime të Kodit Penal sepse besoj se këto ndryshime që  u miratuan dje nuk kontribuojnë në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha deputetja Maja Moraçanin nga RDM. Në një deklaratë për mediat në suaza të pritjes së sotme të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Moraçanin theksoi se ajo që është shumë e rëndësishme për të, dhe për RDM-në si parti është sundimi i ligjit.

 Shkup - Vlera e shportës sindikale për gusht të vitit 2023 është 49.345 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).  Siç thekson LSM-ja, edhe pse po ulet inflacioni nga muaji në muaj dhe për korrikun është 8.3 për qind, megjithatë shporta minimale është rritur nga muaji i kaluar korrik për 725 denarë. “Atë rritje e pësojnë punëtorët dhe qytetarët në këtë shtet, rritja më e madhe është tek ushqimet dhe pijet për 1.9 për qind", vlerëson Lidhja.

Tetovë  - Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme të 19-të votoi vendimin me të cilin miratohet partneriteti publiko - privat për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave. Komuna paraprakisht ka zbatuar tender në të cilin ishte zgjedhur një firmë nga Sllovenia që ta kryejë këtë shërbim. Tenderit i parapriu studimi i fizibilitetit për jusifikimin e partneritetit publik privat. 

Tetovë -  Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Agon Memeti, së bashku me dekanin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Bajramin, si dhe përgjegjësin e programit studimor të Informatikës, Prof. Dr. Florim Idrizi, morën pjesë në punëtorinë “The impact of pandemic years to informatics education: review and next steps“, të financuar nga programi i DAAD “Dialogue with Universities at western Balkan“, me koordinator Prof. Dr. Klaus Bothe nga Universiteti Humboldt në Berlin – Gjermani, e organizuar në Shkodër – Republika e Shqipërisë. Ne këtë punëtori, prorektori për shkencë i UT-së e prezantoi punimin me titull: Marrëdhëniet mes qëndrimeve të studentëve ndaj mësimit online dhe faktorëve të mjedisit gjatë pandemisë Covid-19, me rast studimi studentët e Universitetit të Tetovës.

Tetovë -  Nisma qytetare "Më mirë për Tetovën" përmes një kumtese reagoi për propozim ndryshimet e Kodit Penal. Sipas tyre kjo do të nënkuptojë legjitimim të krimit të organizuar.  "Propozim-ndryshimet e Kodit Penal që u gjendën sot para deputetëve i vlerësojmë si legjitimim të krimit të organizuar dhe stimulim edhe më të madh të korrupsionit nga politikanët. Me këtë i hudhet benzin zjarrit të kulturës së pandëshkueshmërisë e cila e ka kapluar këtë vend që mundohet të bëhet shtet. Shteti i së drejtës nuk egziston. Tre partitë më të mëdha janë shëndërruar në trekëndësh të Bermudeve që rrënojnë çdo ëndërr se në këtë shtet ja vlen të jetohet. Me këtë i hapet rruga edhe hovit të shpërnguljeve masive, me çka brezat që vijnë, këtu nuk shohin më të ardhme - si pasojë e politikanëve hajdutë". thonë nga nisma qytetare "Më mirë për Tetovën".

Prishtinë  - Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se nuk e ka problem që të kuptojë logjikën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për vizitën e tij në Komunë Çair dhe Tetovë, por se problematike ishte ikonografia në tubimin në Tetovë me rastin e vizitës së tij. Në intervistë për gazetën shkupjane "Koha", të cilën e transmetojnë mediat në Prishtinë, Pendarovski deklaroi se nuk ka asgjë kontestuese në atë që kryeministri i Kosovës ka marrë pjesë në emërimin e një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, për të cilin thekson se ishte mentori më i madh politik i Kurtit. 

 Athinë – Me helikopterë Super Puma dhe Bell, ekipet e shpëtimit të Armatës greke dhe Shërbimit Zjarrfikës kanë filluar shpëtimin e personave bllokuar në përmbytjet në Greqinë qendrore, duke pasur parasysh atë se paraprakisht,  për shkak të motit të keq dhe rrufesë, nuk lejohej ndërhyrja nga ajri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Helikopterët zbarkojnë në stadiumin në qytetin Kardica ku transferohen të shpëtuarit.

 Venecia  - Venecia vitin e ardhshëm vendos një taksë hyrëse për turistët prej pesë auro në ditë. Qëllimi është për të menaxhuar me lëvizjen e turistëve të terhequr nga kanalet historike të këtij qyteti të famshëm në veri të Italisë, kumtoi asambleja e kuvendit.  "Të gjihë vizitorët mbi 14 vjeç do të duhet të paguajnë biletë. Qëllimi është një ekuilibër i ri midis të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në Venecia dhe vizitorët e qytetit. Kjo nuk është një lëvizje për të fituar para... Kompensimi do t'i mbulojë vetëm  shpenzimet për udhëheqjen e programit. Datat e sakta të planit  dhe si do të realizohet do të bien dakord pas miratimit përfundimtar në Këshillin të Qytetit, i cili pritet javën e ardhëshme", deklaroi Simone Venturini, këshilltare turistike e qytetit të Venecias.

 Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot i theksoi prioritetet kryesore nga të cilat duhet të udhëhiqet ministri i ri i Mbrojtjes, Rustem Umerov. Kiev Independent në rrjetin social Iks (X) publikoi se Zelenski i dha Umerovit pesë prioritete, para së gjithash për ta forcuar rolin qendror të Ministrisë në mbrojtje. Prioritetet përfshijnë “ushtarin si vlerë më të rëndësishme, zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare, luftën kundër korrupsionit, ndërsa përmes digjitalizimit dhe reformimit të armatës sipas standardeve të NATO-s”, shkruan gazeta.

QËNDRONI TË LIDHUR