• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 21 janar/ 2024

Shkup – Pas pushimit trejavor dimëror, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në shkollë për të vazhduar mësimin nga gjysmëvjetori dytë i vitit 2023/2024. Ata do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi këtë vit shkollor.

Shkup - Javën që vijon, do të zhvillohen përgatitjet për qeveri teknike që duhet të përfundojnë me votim më së voni të dielën më 28 janar. Kjo nënkupton dorëheqje të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zgjedhje të kryetarit të ri Kuvendit - Jovan Mitrevski, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, si dhe verifikimin e mandatit të ri të deputetit në vendin e Xhaferit dhe eventualisht të deputetëve tjerë nëse disa nga ministrat ose zëvendës ministrat plotësues nga VMRO-DPMNE-ja vijnë nga Kuvendi. Çfarë do të jenë aktivitetet, do të dihet pas takimit të nesërm të rregullt koordinativ në Kuvend, ku nuk marrin pjesë VMRO-DPMNE-ja dhe deputetët nga Lidhja Evropiane për Ndryshime.

Shkup - Deri te avokati i popullit janë dorëzuar parashtresa nga qytetarë lidhur me dokumentet për udhëtim, të cilat duhet të ndërrohen me emrin e ri të shtetit deri më 12 shkurt të këtij viti. Parashtresat kryesisht kanë të bëjnë me pamundësinë që të caktohet termin edhe për kompensimin e harxhimeve për ndërrimin e dokumenteve. Pas vitit të ri kanë arritur edhe parashtresa se qytetarët nuk mund t'i marrin dokumentet në afat prej tetë ditëve.

Strugë- Maqedonia e Veriut është një nga vendet e pakta në botë që ka një arsim plotësisht gjithëpërfshirës, domethënë, të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara pavarësisht nga shkalla, mundësitë dhe vështirësitë me të cilat përballen shkojnë në proces të rregullt arsimor. Përveç shkollës fillore, ligji i ri për arsimin e mesëm, i cili është në procedurë qeveritare, parashikon punësimin e asistentëve arsimorë në procesin mësimor dhe në shkollën e mesme. Por për ekspertët kjo gjë është krejtësisht e papranueshme. Sipas ekspertëve të konsultuar nga MIA, arsimi fillor ose i mesëm mund të ndiqet vetëm nga raste të lehta, ato që mund të përshtaten lehtësisht në sistemin arsimor, por jo nga njerëz me aftësi të kufizuara të konsiderueshme dhe të rënda dhe me probleme të rënda autistike.

Shkup - Nga mëngjesi i sotëm janë hequr të gjitha ndalesat për qarkullim për automjetet e rënda transportuese të cilat ishin vendosur për shkak të reshjeve të borës në vend, por rekomandohet vozitje me kujdes dhe rregullimi i shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Kavadar  - Katër persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mbrëmë në mes të dy automjeteve në rrugën Negotinë - Kavadar, konfirmuan sot në mëngjes nga MPB-ja për MIA-n.

Kumanovë - Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë-Tabanovc.

Kumanovë - Një grua 49-vjeçare nga Kumanova ka humbur jetën në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit, që ka ndodhur në autostradën Kumanovë - Tabanoc në dy kilometra para vendkalimit kufitar Tabanoc, kumtoi sot policia.

Kumanovë - Prokuroria e Kumanovës ka kryer ekspertizë në vendin e fatkeqësisë, që ka ndodhur dje para vendkalimit kufitar Tabanoc, me ç'rast jetën e kanë humbur një grua 49-vjeçare nga Kumanova.

Shkup - Nga Qendra për menaxhimin e krizave (QMK) informojnë se gjatë 24 orëve të kaluara, përveç borës dhe kohës së ftohtë, ka pasur edhe disa zjarre dhe një person ka humbur jetën.

Shkup - Në aksin rrugor fshati Rogaçevë drejt vendkalimit kufitar Jazhincë është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, në aksin rrugor nga Tetova drejt Kodrës së Diellit ndalesë për lëvizje të autobusëve, ndërsa për automjetet tjera është e obliguar pajisja dimërore, informoi pasdite Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Sofje  - Kryeministri bullgar Nikollai Denkov deklaroi se është e mundur që vendi i tij të mos hyjë në Eurozonë më 1 janar të vitit 2025, siç është planifikuar. 

Bruksel  - Bashkimi Evropian duhet të dalë me "mënyra kreative", siç është modeli i "abstenimit konstruktiv", për të shmangur ngëcjen në qorsokak kur nuk mund të arrihet unanimiteti në procesin e vendimmarrjes për miratimin e së cilës nevojitet një konsensus, beson zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme irlandeze, Majkëll Martin.

Paris - Palestinezët “kanë të drejtën e sovranitetit dhe të shtetit”, deklaroi mbrëmë kreu i ri i diplomacisë franceze, Stefan Sezhurne, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konfirmoi edhe një herë kundërshtimin e tij ndaj "Sovraniteti Palestinez” në Gazë.

Kiev – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se pret një sërë kontratash të reja për dërgimin e armëve në Ukrainë, të cilat duhet të nënshkruhen muajin e ardhshëm.

Kiev - Ukraina nuk planifikon të ndalojë sulmet thellë në territorin rus, pavarësisht shqetësimeve nga partnerët perëndimorë të Ukrainës për një përgjigje të mundshme ruse, deklaroi shefi i Drejtorisë kryesore të intelegjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, Kiril Budanov. 

Bruksel/Moskë- Dy ditë pasi komandanti suprem i NATO-s në Evropë, Krisftoher Kavoli, kumtoi se në fillim të javës së ardhshme do të fillojë "stërvitja më e madhe në dekadat e fundit" - "Mbrojtësi i palëkundur 2024" (Steadfast Defender 2024) në të cilën do të marrin pjesë rreth 90.000 ushtarë dhe që do të zgjasë për disa muaj, vijoi reagimi fillestar dhe shumë i mprehtë i Moskës zyrtare.

Bratislavë- Kryeministri sllovak Robert Fico deklaroi se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe se do të vë veton ndaj anëtarësimit të vendit në aleancë, sepse, siç tha ai, është “rruga drejt luftës së tretë botërore".

Kabul - Një aeroplan civil rus “Falkon 10” është rrëzuar mbrëmë në veri të Afganistanit, ndërsa sipas informacioneve fillestare, në aeroplan ka pasur katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhëtarë, transmetojnë mediat ruse.

Tel Aviv  - Mijëra izraelitë demonstruan mbrëmë në Tel Aviv duke kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, dhe duke kërkuar largimin e kryeministrt Benjamin Netanjahu, të cilin e akuzojnë për zgjatjen e luftës vetëm që të mund të qëndrojë në pushtet.

Shën Petersburg - Një zjarr ka shpërthyer në terminalin e prodhuesit të pavarur rus të gazit natyror "Novatek" në portin Ust-Luga, në zonën Leningrad, kumtoi sot guvernatori i rajonit. 

Phenian - Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë që së shpejti të vizitojë Korenë e Veriut, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.

Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh e përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu edhe një herë e hodhi poshtë idenë për një shtet sovran palestinez. 

Donjeck - Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 10 janë lënduar në sulmin ukrainas në qytetin Donjeck, i cili është nën kontrollin rus, njoftuan mediumet perëndimore, duke iu referuar porosisë së publikuar në Telegram nga Aleksej Kulemzin, shefi i administratës lokale, të emëruar nga Moska.

Johanesburg - Në një zjarr në një ndërtesë banuese në Johanesburg dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar, kumtuan autoritetet e qytetit.

Hong Kong - Gjatë maratonës "Standard Chertered" në Hong Kong, një sportist 30-vjeçar e ka humbur jetën, ndërsa 842 janë lënduar për shkaqe të ndryshme, njofton televizioni "RTHK".

Cyrih  - Kryetari i Federatës botërore të futbollit (FIFA) Xhani Infantino bëri thirrje për humbje automatike të ekipeve, tifozët e të cilëve shprehim racizëm. Ai foli për incidentin me portierin e Milanit, Majk Manjan mbrëmë në ndeshjen me Udinezen.

QËNDRONI TË LIDHUR