• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 8 tetor/ 2024

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot ka folur në seancën plenare të takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, që po mbahet në Tivat të Malit të Zi. . Siljanovska Davkova në fjalimin e saj iu referua integrimit evropian si sfidë prioritare për vendet e rajonit. Sipas saj, dhoma e pritjes e Bashkimit Evropian e quajtur Ballkani Perëndimor zbrazet vetëm në dy mënyra: me integrimin e vendeve të këtij rajoni gjeopolitik në BE ose përmes emigrimit të njerëzve, veçanërisht të rinjve, të cilët siç ajo tregojnë se janë të lodhur duke pritur anëtarësimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian dhe janë integruar pas një procedure të shpejtë, me një rrugë të shkurtër, shpesh me një pasaportë të një vendi të huaj.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka takuar gjatë ditës së djeshme Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikoll Varnes. “Dje zhvillova një takim shumë të frytshëm me Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes. E falënderova për mbështetjen e palëkundur që SHBA i jep Maqedonisë së Veriut, sidomos në procesin e integrimit në BE. Diskutuam për marrëdhëniet e forta midis vendeve tona dhe për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, ka deklaruar Mexhiti.

Shkup - Grupi parlamentar i Frontit Evropian do të vazhdojë të veprojë si opozitë për momentin dhe në përbërje të plotë, tha sot Arta Bilalli në një konferencë shtypi në selinë e BDI-së në Shkup. Për atë se [farë do të ndodhë në grupin parlamentar të Frontit Evropian, thekson ajo, përgjegjësi bartin liderët e partive politike që janë pjesë e saj dhe vetë deputetët, jo ata që nga jashtë tentojnë t’i imponojnë opinionit teza të caktuara. Për pohimet e Izet Mexhitit, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe lider i Lëvizjes Demokratike se edhe deputetë të tjerë do të kalojnë te ta, Bilalli mohon një gjë të tillë. "Jo. Tani për tani jo", tha ajo.

Shkup - Filantropia, bartës kryesor i së cilës është sektori i biznesit, jo vetëm që kontribuon në rritjen ekonomike, por paraqet edhe mundësi për përmirësimin e shoqërisë në tërësi duke promovuar një kulturë të fortë të përgjegjësisë shoqërore, u tha në forumin e sotëm të biznesit që u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP). Siç theksoi kryetari i Odës, Mendi Qyra, vendit i nevojiten liderë që janë të gatshëm të investojnë në projekte për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Ai gjithashtu theksoi se komuniteti i biznesit shpeshherë i mbulon lëshimet e institucioneve përmes nismave të pavarura, duke zgjidhur problemet për të cilat tashmë i ka paguar taksat.

Shkup - Dita e kryengritjes popullore - 11 tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi Ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, kjo festë është ditë jopune në pajtim me Ligjin e Festave të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 21/98 dhe 18/07). Nga ministria e këtij dikasteri ua urojnë festën të gjithë qytetarëve. 

Shkup - Venera Latifi Azizi është zëdhënëse e re Qeverisë. Këtë post do ta ushtrojë edhe Marija Miteva që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Që të dyja u zgjodhën në seancën e sotme të qeverisë. Naum Stoillkovski, nga ana tjetër, është emëruar këshilltar për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, përgjegjës për koordinimin e zëdhënësve. Përzgjedhjen e zëdhënësve të qeverisë në emisionin “100 ditë Qeveri” në RTVM e paralajmëroi mbrëmë kryeministri Hristian Mickoski.

Shkup – Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor sot pasdite doli me informacion për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme të zbatuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, Klinikns për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle” dhe institucionit shëndetësor privat Eholab – ordinancë e mjekësisë së përgjithshme, lidhur me trajtimin dhe mjekimin e foshnjës së vdekur 14-muajshe.  Në raport bëhet e ditur se fëmija është dërguar te mjeku amë më 30 shtator me simptoma të të vjellave dhe është konstatuar se nuk kishte temperaturë, ndërsa fyti i është skuqur lehtë dhe i është auskultuar pa gjetje në mushkëri. Të njëjtën ditë, pasdite, fëmija për shkak të vazhdimësisë së të vjellave është dërguar në Klinikën e Fëmijëve, ku është kontrolluar nga mjeku specialist kujdestar, i cili ka konfirmuar diagnozën e mjekut amë, ndërsa në raportin specialistik ishte deklaruar të sillte të nesërmen për kontroll dhe nëse ishte e nevojshme, në çdo kohë.

Shkup - Sot në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import të Hungarisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nënshkroi marrëveshje në emër të Qeverisë dhe në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes së huasë për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme. Huaja, sipas minsitres, sigurohet me kusht të favorshme, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, me grejs periudhë 3 vjepare dhe me interes 3,25 për qind.

Shkup - Në dhjetë vitet e fundit, 40 për qind e kuadrove me arsim të lartë dhe atij profesional po largohen nga vendi. Maqedonia e Veriut është në 20 vendet e para me emigrim të kuadrove me arsim të lartë dhe profesional dhe në vendin e pestë në kuadër të Bashkimit Evropian, theksoi sot auditi shtetëror Maksim Acevski, para Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, të Punës dhe Energjisë. Acevski prezantoi pjesë nga Raporti Përfundimtar për auditimin e përfunduar me temë “Efektshmëria e masave për parandalimin e largimit të kuadrove të arsimit të lartë dhe profesional” të përgatitur nga Enti Shtetëror i Revizionit, duke shprehur shpresën se së paku një pjesë e rekomandimeve të përfshira në të do të zbatohet në mënyrë që të reduktohet ky fluks.

Shkup – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska – Davkova sot ka realizuar takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tivat të Malit të Zi, ku marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo – Brioni. Kabineti i Siljanovska Davkova informoi se në takim ishte shprehur kënaqësia nga dialogu vijues politik mes të dy vendeve, si dhe nga përfshirja dypalëshe në nisma të ndryshme rajonale dhe shumëpalëshe “që ndihmon në arritjen e qëllimit të përbashkët – fuqizimin e lidhjeve rajonale, ndërtimin e së ardhmes me prioritet për qytetarët dhe avancimin e vizionit për rajon të lidhur mes vete”. 

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku ka shpalosur të arriturat e tij për 100 ditë qeverisje. Sot me kënaqësinë më të madhe prezantojmë punën dhe të arriturat tona gjatë 100 ditëshit udhëheqje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Janë këto ditë ku me vrullin dhe angazhimin më të madh kemi arritur që të sjellim mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe kujdes maksimal ndaj tyre. Politikat tona nuk janë fjalë, por janë punë dhe sukses i vazhdueshëm ku gjatë kësaj periudhe pune së bashku me ekipin tim kemi arritur që ta sjellim në një nivel më të mirë Ministrinë. Sot institucioni ynë është krah qytetarëve duke u gjendur pranë tyre në momentet e duhura. Sot kemi rezultate të mira sepse mbajtëm premtimin që dhamë në fillim!, tha ministri Durmishi në konferencën e sotme për media për 100 ditshin e punës në këtë dikaster.

Shkup - Me propozim të zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai, Qeveria ka aprovuar vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria civile. “Në këtë drejtim Këshilli për bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm rolin e vëzhguesit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

Gazë– Mbrojtja civile në Gazë njoftoi se 17 persona janë vrarë në një sulm izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Xhabalia.  Brigadat Al – Kasam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftoi se një ushtar izraelit ishte vrarë në luftërat në zonën Al – Tavam, në veriperëndim të qytetit Gazë. Rreth 20 operativë të Hamasit ishin vrarë ditën e kaluar në një operacion të ri të ushtrisë izraelite në Xhabalia, në veri të Gazës, njoftoi armata izraelite. 

Manastir – Situata në filialin në Manastir është alarmante para së gjithash nga potenciali kadrovik, por edhe sipas numrit të lëndëve të pazgjidhura, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov sot në konferencë për media në Manastir. Memov konfirmoi se ka zgjidhje për problemin e shkaktuar i cili, siç tha, ishte shkaktuar sepse Fondi gjatë dhjetë viteve të kaluara në mënyrë sistematike dhe sistemore është shkatërruar në lloj të infrastrukturës nga aspekti kadrovik.

Tetovë - Organizata joqeveritare Forumi për ndryshime në arsim sot në Tetovë mbajti konferencë për media ku drejtori ekzekutiv Blendi Hodai potencoi se Inspektorati shtetëror i arsimit ka konfirmuar indikacionet e tyre se vitit e kaluara në universitetin e Tetovës ka pasur shkelje ligjore, juridike, akademike, njerëzore dhe morale. "Shkeljet nuk janë aq tragjike, sa janë mbrojtja dhe promovimi i vazhdueshëm i shkeljeve, duke e bërë Universitetin e Tetovës një strehë të sigurt për të gjithë ata që e kanë më të lehtë të dorëzojnë shpirtin se sa karrigen e rektorit, për ata të cilët edhe pse injorantë përmbushin ëndrrën e tyre për avancim me çdo kusht, duke thyer çdo parim profesional dhe njerëzorë. Edhe pse Inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk pranoi ta dërgonte tek ne, ne bëmë të pamundurën dhe dhamë raportin e inspektimit të fundit sepse këto raste nuk mund të mbeten thjesht në letër. Midis shkeljeve të konstatuara janë: Merita Mustafa, aktualisht asistente në Fakultetin e Shkencave e cila në publik është e njohur për shkak të pozitave të saj drejtuese shtetërore në Universitetin e Tetovës është graduar në mënyrë të paligjshme me titullin akademik, me mesatare në ciklin e parë të studimeve 7,7 - që është në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë", tha Hodai.

Prishtinë - Bashkimi Evropian mirëpret vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve, duke lejuar futjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare Merdare, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. Zyra e BE-së në Kosovë përmes një kumtese për media kumtoi se tregtia e lirë është çelësi i funksionimit të Tregut të përbashkët rajonal dhe është "pjesë integrale e Planit të rritjes". “Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të përbashkët rajonal i cili është pjesë integrale e Planit të rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve”, thuhet në kumtesë.

Tiranë - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në margjinat e Procesit të Bërdo Brioni, që po zhvillohet në Tivat të Malit të Zi ka zhvilluar takim me kolegen e tij Vjosa Osmani ku dha mbështetje të fuqishme për Kosovën. Presidenti Begaj publikoi fotografi nga takimi në rrjetin social Iks dhe shkroi se "takimi me Osmanin ka qenë një takim i përzemërt dhe vëllazëror".

Podgoricë - Një nga liderët e kartelit ballkanik të drogës, shtetasi lituanez Virxhinius Labutis, për të cilin ishte lëshuar fletarresti i kuq, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar El Dorado në Bogotë, njoftoi portali malazez Vijesti. Personi i identifikuar si përgjegjës për organizimin e dërgesave të kokainës nga Amerika Latine në portet e Roterdamit në Holandë dhe Antverpen në Belgjikë u ndalua në një operacion nga Policia Kombëtare e Kolumbisë, Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) dhe agjentët e Interpolit. "Ai kërkohet në më shumë se 195 vende të botës “për krime që lidhen me trafikun e drogës” dhe është i lidhur me kartelin e rrezikshëm ballkanik, deklaroi koloneli Gonzalo Kordoba nga Interpoli kolumbian.

Bruksel - Vitin e kaluar në Rripin e Gazës kanë humbur jetën të paktën 175 punonjës mediatik, deklaroi Tim Doson nga Federata ndërkombëtare e gazetarëve (International federation of Journalists), duke shtuar se ishte një "nivel absolutisht tronditës i humbjeve të jetës". "Taksën që e paguajnë gazetarët në Gazë është diçka që bota nuk e ka përjetuar kurrë. Më shumë se 10 për qind e gazetarëve në Gazë kanë humbur jetën që nga fillimi i këtij konflikti", theksoi Doson.

Bruksel - Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta trashëgojë diplomatin gjerman Kristof Hojsgen në funksionin kryetar i Konferencës së Sigurisë në Mynih në shkurt të vitit 2025.  Ky informacion ishte publikuar sot në kumtesën e Konferencës së Sigurisë në Mynih.  Stoltenberg do ta marrë rolin e ri pas edicionit të 61-të të konferencës, e cila do të mbahet në qytetin jugor gjerman nga 14 deri më 16 shkurt.

Budapest – Hungaria do ta shtyjë marrëveshjen përfundimtare për huanë e G7 për Ukrainën, në vlerë prej 50 miliardë dollarë, deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, përmes shtyrjes së vendimit të saj lidhur me vazhdimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, njoftoi ministri hungarez i Financave, Mihaj Varga.  Uashingtoni kërkon nga BE-ja që ta shqyrtojë afatin për rinovimin e sanksioneve nga çdo gjashtë muaj në tre vjet, që të mund të sigurojë rreth 20 miliardë dollarë për huanë e G7, që do të jetë në përputhje me kontributin e Bashkimit Evropian, sqarojnë përfaqësues të BE-së.

Uashington - Donald Tramp, kandidati për president të SHBA-së nga partia Republikane, shkaktoi reagime të mëdha me propozimin e tij për rindërtimin e Gazës, duke komentuar situatën në Lindjen e Mesme. Tramp, duke folur me gazetarët, deklaroi se një Gazë e rindërtuar mund të ishte më e mirë se Monako dhe të paraqesë strehim mesdhetar për super të pasurit. “Gaza mund të jetë më e mirë se Monako,” u përgjigj Tramp. “Ajo ka vendndodhjen më të mirë në Lindjen e Mesme, ujin më të mirë, gjithçka më të mirë”.

Uashington - Derisa koronavirusi u përhap globalisht në vitin 2020, ndërsa SHBA dhe vendet e tjera u përballën me mungesë të testeve për koronavirusin, presidenti i atëhershëm Donald Tramp fshehtas i ka dërguar Vlladimir Putinit teste për përdorim personal, bëhet e ditur nga libri më i ri i gazetarit të njohur amerikan Bob Vudvord, zëvendësredaktor në “Uashington post”. Putini ka qenë në panik që të mos preket nga sëmundja infektive dhe ka pranuar ndihmën e Trampit, por i ka thënë atij të mos zbulonte se në Moskë ka dërguar mjete medicinale. Putini kinse i ka thënë: "Nuk dua që t'i tregosh askujt, sepse njerëzit do të zemërohen me ty, jo me mua". Katër vite më vonë, Trampi ka mbajtur kontakte personale me Putinin, shkruan Vudvord.

Gazë – Mbrojtja civile në Gazë njoftoi se 17 persona janë vrarë në një sulm izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Xhabalia.  Brigadat Al – Kasam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftoi se një ushtar izraelit ishte vrarë në luftërat në zonën Al – Tavam, në veriperëndim të qytetit Gazë. Rreth 20 operativë të Hamasit ishin vrarë ditën e kaluar në një operacion të ri të ushtrisë izraelite në Xhabalia, në veri të Gazës, njoftoi armata izraelite. 

QËNDRONI TË LIDHUR