• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18.00/17 qershor/2024

Veles- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, deklaroi se do të luftojë për realizimin e qëllimeve strategjike siç janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e mira me partnerët strategjikë. Në solemnitetin e sotëm "34 vjet VMRO-DPMNE, 131 vite VMRO, besëlidhje, liri, ardhmëri, vazhdojmë" që u mbajt në teatrin "Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot" në Veles, mandatari potencoi se qeveria të cilën do ta krijojnë është e përkushtuar në kthimin e Maqedonisë në vendin e saj të vërtetë si demokraci e begatë, e drejtë dhe dinamike.

Veles- Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski sot në fjalimin me rastin e 34 vjetorit të formimit të partisë, theksoi se si kryetar i partisë që punon për bashkimin kombëtar maqedonas i shtrinë dorën LSDM-së për dialog për të gjitha çështjet kryesore për shtetin dhe me rëndësi për qytetarët.

Veles- Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re Hristian Mickoski nga paraqitja e tij në solemnitetin "34 vjet VMRO-DPMNE, 131 vite VMRO, besëlidhje, liri, ardhmëri, vazhdojmë" bëri nderime për të gjithë paraardhësit e tij dhe anëtarë të partisë duke potencuar se tani partia është e bashkuar dhe e fuqishme dhe mbetet ajo që gjithmonë ishte parti e popullit. Mickoski tha se për disa ditë VMRO-DPMNE do ta formojë qeverinë e re dhe u dërgoi porosi funksionarëve të ardhshëm që t'i përveshin mëngët sepse i pret punë e mundimshme dhe reforma të fuqishme.

Shkup- Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kazakistanit, Satibaldi Burshakov. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, ajo theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Maqedonisë për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kazakistanin në të gjitha sferat e interesit të ndërsjellë, si në planin bilateral ashtu edhe në atë multilateral. 

Shkup- Bordi për Akreditim të arsimit të lartë në mbledhjen e sotme ka marrë Vendim për anulimin e akreditimit të projektit për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në institucionin privat të arsimit të lartë, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë. "Me këtë vendim të Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë anulohen të gjitha veprimet tjera juridike lidhur me fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të institucionit privat të arsimit të lartë Universiteti Ndërkombëtar në Strugë", kumtuan nga Bordi për Akreditim të Arsimit të Lartë.

Shkup- Informata më konkrete për çmimin e ri të energjisë elektrike që duhet të jetë i vlefshëm nga 1 korriku i këtij viti do të kemi gjatë javës së ardhshme pas përfundimit të tenderit të EVN houm për blerjen e energjisë elektrike. Deri më tani kemi pasur periudha shumë më të vështira dhe asnjëherë nuk kemi lejuar ndryshim serioz të çmimit të energjisë elektrike dhe gjithmonë jemi kujdesur që të ruajmë standardin e qytetarëve dhe tani do të udhëhiqemi ekskluzivisht nga nevojat e tyre, tha sot Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Marko Bislimoski.

Shkup- Në periudhën janar - mars të këtij viti janë regjistruar 1.953 patundshmëri në vlerë të përgjithshme prej 326.659.594 euro dhe 3.315.341.507 denarë, tregojnë të dhënat nga raporti tremujor i Agjencisë së kadastrës së patundshmërive. Në Qendrën për kadastër të patundshmërive Shkup janë regjistruar 751 hipoteka me vlerë 111.754.457 euro dhe 1.473.285.204 denarë.

Tiranë- Ish presidenti i Shqipërisë dhe ish kryeministri Sali Berisha mbetet i padëshiruar për Britaninë e Madhe pasi ankesa e tij u refeuzua nga "Komisioni i posaçëm për ankesa për migracionin" në Londër. "Avokatët e Berishës tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës Ministria e Punëve të Brendshme e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022. Sipas britanikëve, ish kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar", publikoi Ora njuz, duke cituar Rojtersin.

Athinë - Kryeministri nuk do të marrë pjesë në nismën konkrete, iu përgjigj shkurtimisht zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, pyetjes së gazetarit në konferencën e sotme për shtyp nëse kryeministri grek Kiriakos Micotakis ka mundësi të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare dyditore të organizuar nga "Instituti Aleksis Cipras" dhe "Fondacioni Zaev", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Paris- Mungesa e investimeve në arsim i kushton botës mijëra miliarda dollarë në vit, tregojnë sot publikimet e studimit të UNESKO-s. Në një raport të titulluar "Çmimi i pasivitetit, shpenzime private, sociale dhe fiskale për fëmijët dhe të rinjve të cilët nuk mësojnë", ekspertët e KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë llogaritën se do t'i kushtojë botës 10 trilionë dollarë në vitin 2030. Kjo shumë tejkalon kombinimin e BPV-së së Francës dhe Japonisë, dy nga vendet më të pasura në botë, tha drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s Odri Azule.

Romë-  Italia këtë verë është goditur nga vala e parë e madhe e të nxehtit, e cila mbërriti me një anticiklon afrikan, duke e ngritur temperaturën në 40 gradë Celsius, 10 gradë mbi mesataret sezonale. Ueb faqja viLMeteo.it parashikon se vala e të nxehtit saharian së shpejti do të përfshijë Italinë, transmetoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Jerusalem- Lufta ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez "Hamas" do të zgjasë tre vjet, theksoi në një intervistë për radiostacionin lokal gjenerali brigadës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe ish-ministri Efi Ajtam, publikoi gazeta "Jerusalem Post". 48 orët e fundit kanë qenë disa nga më të vështirat që nga fillimi i luftës me Hamasin, me 12 ushtarë të IDF-së të vrarë në luftimet në Rripin e Gazës, tetë prej tyre në qytetin Rafah.

Londër- Medalisti i tetëfisht olimpik në sprint dhe njeriu më i shpejtë në planet Usein Bolt ka kaluar operacion me sukses në Tendinën e Akilit.  Xhamajkani u lëndua gjatë një ndeshjeje humanitare të futbollit në "Stemford Brixh" në Londër. Lëndimin Bollt e mori në gjysmën e dytë të ndeshjes mes përfaqësueses së Anglisë dhe përfaqësueses botërore (6:3).

 

QËNDRONI TË LIDHUR